Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ngjarja tronditëse ndodhi në rrugën "Bilal Golemi", autori u arrestua pas tentativës për të fshehur provat

SARANDA - Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Sarandës pas një sherri mes adoleshentësh, ku një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me tre goditje me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, në rrugën "Bilal Golemi", dhe ka sjellë panik mes banorëve të zonës.
I mituri B.K., nxënës në gjimnazin "Hasan Tahsini" dhe banues në Sarandë, u sulmua me një thikë nga bashkëmoshatari i tij, K. Cora, pas një konflikti që ende nuk dihet me saktësi se çfarë e ka shkaktuar.
Burime pranë Policisë bëjnë me dije se i riu është goditur një herë në stomak dhe dy herë në ije, duke pësuar plagë serioze, që kërkuan ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.
I plagosuri u transportua fillimisht në urgjencën e spitalit të Sarandës, ku mjekët i dhanë ndihmën e parë, dhe më pas u dërgua me ambulancë drejt Vlorës për mjekim më të specializuar. Gjendja e tij mbetet ende e rëndë, ndërsa mjekët po monitorojnë nga afër situatën e tij shëndetësore.
Policia reagoi shpejt duke arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, K. Cora. Pas sulmit, ai tentoi të largohej dhe të fshihte armën e krimit duke e hedhur në një zonë të mbuluar me ferra. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të rendit, ai u kap dhe u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje.
Autoritetet po hetojnë për të zbardhur motivet e sakta të konfliktit mes dy adoleshentëve dhe për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitetin lokal, duke rikthyer vëmendjen mbi sigurinë në ambientet shkollore dhe mes të rinjve.
Tomi Kallanxhi TIRANË - Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi ka folur së fundmi për mbylljen e aplikacionit TikTok. I ftuar në TV Kla...
Foto nga aksidenti TIRANË - Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të enjte në rrugën “Sa...
Foto ilustruese GREQI - Dy raste të trafikut të drogës janë evidentuar nga autoritetet greke në kontejnerë me banane&nbs...
Foto ilustruese TIRANË - Një 19-vjeçar shqiptar është riatdhesuar nga Sierra Leone në Shqipëri këtë të ...
foto ilustruese SARANDË- Një sherr me thika ka ndodhur mes sy të rinjve në Sarandë, ku si pasojë njëri ka mbetur i plago...
Luis Meçja TIRANË- Luis Meçja, shoku i 14-vjeçarit të vrarë Martin Cani, ka deklaruar se është i gatsh&e...
Foto ilustruese TIRANË - Gjykata e Tiranës ka vendosur këtë të enjte të dërgojë për gjykim 14-vjeçarin ...
Ymer Fejzullahu KOSOVA- Në kuadër të aksionit “Asnji Cent Ma Shumë”, e cila ka për qëllim kundërshtimin...
Foto ilustruese KAMËZ- Dy kushërinjtë Marjo dhe Ersjon Boja, të cilët pak ditë më parë i prenë rrug&...
Familjarët TIRANA- Në Gjykatën e Tiranës mbahet sot seanca e radhës për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani k...