Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përmes një reagimi zyrtar, Drejtoria e Policisë bënë me dije se u është hequr licenca 2 shoqërive private të sigurisë “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Securituy”, pas episodeve të dhunës së ushtruar gjatë protestës.

TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar mëngjesin e kësaj të hëne, duke dhënë detaje të reja lidhur me përplasjet e ndodhura një ditë më parë në zonën e Zvërnecit, ku qytetarë dhe aktivistë protestuan kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë. Përmes një reagimi zyrtar, Drejtoria e Policisë bënë me dije se u është hequr licenca 2 shoqërive private të sigurisë “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Securituy”, pas episodeve të dhunës së ushtruar gjatë protestës.
Një punonjës i “Major Security”, Gerald Biba, është arrestuar pasi ka qëlluar me grusht një protestues ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht pasi e tërhoqën zvarrë qytetarin, i cili ishte pa ndjenja. Këta dy të fundit kanë rezultuar se nuk ishin të licensuar nga “Major Security” për të ushtruar detyrën.
Njoftimi i Policisë:
Iu hiqet licenca 2 subjekteve ShPSF “Myrto Security 1.3A” dhe ShPSF “Major Security”. Vijojnë intensivisht hetimet administrative nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe Departamenti për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për hetimin e plotë me qëllim nxjerrjen e përgjegjësive në lidhje me veprimet dhe mosveprimet përgjatë tubimit të zhvilluar më datë 30.05.2026, në Portonovë, Zvërnec, si dhe për ligjshmërinë e subjekteve private për sigurinë fizike që janë kontraktuar nga pronari, për ruajtjen dhe sigurinë fizike të pronës në Portonovë, Zvërnec.
Në vijim të veprimeve administrative të kryera nga Departamenti për Sigurinë Publike, për vlerësimin e zbatimit të përgjegjësive ligjore nga subjektet ShPSF “Myrto Security 1.3A” dhe ShPSF “Major Security”, rezultoi se të dyja subjektet janë konstatuar në shkelje, konkretisht: Subjekti ShPSF “Myrto Security 1.3A” nuk kishte marrë masat për sigurinë e objektit dhe nuk kishte zbatuar rregullat për regjimin e hyrjes dhe daljes së personave dhe mjeteve në objekt. Nga ana e këtij subjekti nuk administrohej lista e personave dhe mjeteve që lejoheshin të hynin në objekt. Për shkak të mospërmbushjes së këtyre kritereve, më datë 30.05.2026, janë lejuar të hyjnë në brendësi të rrethimit, persona të paidentifikuar dhe të panjohur nga personeli i shërbimit.
Këta persona, gjatë tubimit, kanë ndërhyrë pa patur asnjë atribut ligjor dhe kanë goditur e tërhequr me forcë një shtetas pjesëmarrës në protestë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Gjithashtu, kanë reaguar kundër protestuesve me gurë dhe sende të tjera nga rrethimi i pronës. Ndaj këtyre shtetasve që kryen veprimet e dhunshme, punonjësit e ShPSF “Myrto Security 1.3A” nuk kanë kryer asnjë veprim parandalues apo për largimin e tyre.
Ndërsa punonjësi i licencuar i subjektit ShPSF “Major Security”, së bashku me dy persona të tjerë, të cilët u proceduan penalisht, dhe nga verifikimet rezultoi se dy të proceduarit nuk figuronin të regjistruar apo të licencuar nga subjekti SHPSF “Major Security”, kryen veprime arbitrare duke shpërdoruar detyrën dhe në tejkalim të kompetencave, pasi goditi me grusht një prej protestuesve, e morën me forcë dhe e çuan në brendësi të rrethimit duke i shkaktuar dëmtime trupore.
Në përfundim të hetimeve administrative, për shkeljet e konstatuara në të dy subjektet, ShPSF “Myrto Security 1.3A” dhe ShPSF “Major Security”, referuar ligjit “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”, me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të dy subjekteve iu hoq licenca për ushtrimin e këtij aktiviteti. Hetimet penale dhe administrative vijojnë.
Foto Ilustruese TIRANË- Turizmi në vend po mbështetet gjithmonë e më shumë nga zgjerimi i prezencës së tregut europ...
Foto Ilustruese TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellë...
Jared Kushner dhe Ivanka Trump GREQI- Media greke Protothema i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit që po ndodhin në Shqip&eu...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar një person, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër pak minuta më p...
Pamje VLORA- Teli me gjemba i cili ndodhej afër me telin rrethues në kantierit ku po zhvillohen punime në Zvërnec, është hequ...
Nicola Gratteri Një një intervistë ekskluzive për emisionin “Piranjat” në Syri Televizion, kryeprokurori Italian i ant...
Pamje nga protesta TIRANË- Protestuesit janë drejtuar për te Kryeministria, pas marshimit të tyre para ambienteve të Ministri...
TIRANË- Situata e djeshme e cila ndodhi në Zvërnec, ku një protestuesit u dhunuan nga një roje private ka sjellë reagime të...
Pamje nga protesta TIRANË- Qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë mbledhur ditën e ...
Pamje nga protesta TIRANË- Dhjetëra qytetarë janë mbledhur pasditen e kësaj të diele para ambienteve të Ministris&e...