Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në pranga ra 25-vjeçari me inicialet Xh. Sh. dhe 36-vjeçari me inicialet E. M., pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë. Po ashtu në prenga ra dhe një 37-vjeçar me inicialet A. S., pasi në afërsi të Piramidës, dyshohet se i ka vjedhur motorin elektrik, një personi.

Tiranë- 12 persona kanë rënën në pranga për vepra të ndryshme penale në kryeqytet. Policia e Tiranës njofton se të arrestuarit janë vënë në pranga pasi kanë kryer vjedhje, janë përfshirë në akte dhune apo u është gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike. Konkretisht në pranga ra 25-vjeçari me inicialet Xh. Sh. dhe 36-vjeçari me inicialet E. M., pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë. Po ashtu në pranga ra dhe një 37-vjeçar me inicialet A. S., pasi në afërsi të Piramidës, dyshohet se i ka vjedhur motorin elektrik, një personi.
U arrestua dhe një 45-vjeçar me inicialet K. P., banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, 45-vjeçari, gjatë shoqërimit në komisariat, ka kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë. Gjithashtu është ndaluar një 34-vjeçar me inicialet A. S., pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e një personi. Në pranga ra dhe 18-vjeçari me inicialet I. D., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Vihen në pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit: - Xh. Sh., 25 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. S., 37 vjeç, banues në Shkozë, pasi në afërsi të Piramidës, dyshohet se i ka vjedhur motorin elektrik, një shtetasi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. P., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, 45-vjeçari, gjatë shoqërimit në komisariat, ka kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasen A. S., 34 vjeçe, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases V. B.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Specialistët e Qarkullimit Rrugor Krujë arrestuan shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor “Tiranë-Fushë Krujë”, ka aksidentuar shtetasin B. B., dhe djalin e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve, 4-vjeçari ka humbur jetë në spital.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit: - E. F., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në rrugën "Gramoz Pashko", është përplasur me një automjet tjetër të parkuar, me pasojë vetëm dëme materiale; - A. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga; - F. O., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Elbasanit, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin M. Ç., 82 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
- A. B., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në afërsi të TEG-ut, ka aksidentuar shtetasin E. P., 60 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje; - E. S., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën "Ali Shefqeti", ka aksidentuar shtetasen L. Gj., 60 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Foto ilustruese FUSHË KRUJË- Një 38-vjeçar me inicialet E. B. është vënë në pranga pasi mbrëmjen e djes...
Gëzim Sinomati VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 23-vjeçarit, Gëzim Sinomati dy ditë më parë...
Hyrije Hyka SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e djeshmë në Shkodër, ku i moshuari Fasli Hyka ka qëlluar...
Policia SHKODËR- Një i moshuar është arrestuar në Shkodër, pasi ka qëlluar me armë drejt një makinë....
Moti TIRANË- Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësir...
klodiana lala TIRANË- “Policia ka dyshime se ka qenë bashkëshorti i arrestuar i Bedrie Lokës që ka hapur faqen false në...
foto ilustruese TIRANË- Gazetari Armand Bajrami, foli për atentatin e djeshëm në Vlorë, ku u ekzekutua me snajper në ballkoni...
bedrie dhe xhemal loka DURRËS- Gazetarja Klodiana Haxhiaj ka zbuluar detaje të reja për News24 nga vdekja e 41-vjeçares, Bedrie Loka ...
eugen beci TIRANË- Eugen Beçi, ish-prokuror i Krimeve të Rënda, ishte edhe prokurori që mbrojti akuzën për Sokol Sino...
pamje nga banesa e sinomatit TIRANË- Gazetari i News 24, Erik Mehmeti tha në “Open” se atentati i një nate më parë n&e...