6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në deklaratat e tij, avokati i 29-vjeçarit, Ioannis Glykas, tha se pa veprimet e viktimës, nuk do të kishte autor krimi.
GREQI- Janë publikuar pamjet nga krimi i ndodhur pak ditë më parë në Greqi, ku një 29-vjeçar shqiptar dhunoi për vdekje shoferin grek 58-vjeçar. Në pamje shihet 29-vjeçari, duke e ndjekur me motor dhe më pas duke e dhunuar. Pamjet e “Protothema”, të marra nga një kamera sigurie në zonë, tregojnë shqiptarin, tashmë të arrestuar, duke rrëfyer se e ka goditur viktimën, pas një grindjeje për të drejtën e kalimit në rrugë, duke e ndjekur 58-vjeçarin dhe goditur atë për vdekje.

Në deklaratat e tij, avokati i 29-vjeçarit, Ioannis Glykas, tha se pa veprimet e viktimës, nuk do të kishte autor krimi. Kjo do të thotë se nëse 58-vjeçari nuk do ta kishte spërkatur me spraj 29-vjeçarin, ky i fundit nuk do ta kishte sulmuar. Së fundmi, ai tha se asgjë nuk justifikon marrjen e një jete. Duhet theksuar se 29-vjeçari është arrestuar tre herë në të kaluarën, por këto arrestime kishin të bënin me vepra penale që janë në nivelin e kundërvajtjes, për të cilat nuk parashikohet ndalimi i përkohshëm i të akuzuarit.
Dëshmia e një dëshmitari “kyç”
Protothema shkruan se një dëshmitar i rëndësishëm ka përshkruar para policisë mënyrën se si nisi ndjekja mes autorit dhe viktimës. Sipas dëshmisë së tij, ngjarja nisi në rrugën Frantzi, ku dy drejtuesit u konfliktuan verbalisht. Sipas tij, 29-vjeçari e goditi me grusht 58-vjeçarin dhe situata u duk se u qetësua për një moment.
Megjithatë, shoferi 58-vjeçar e ndoqi të riun deri në një palestër pranë shtëpisë së tij, ku 29-vjeçari ishte drejtuar me motor. Aty ai i zuri pritë me synimin për t’i kërkuar llogari dhe sapo e pa motoristin e ri të hipte në motor, e thirri dhe e spërkati me spraj piper.
“Më pas 58-vjeçari shtoi shpejtësinë dhe u drejtua drejt bulevardit “Makhis Analatou”, ndërsa 29-vjeçari e ndiqte nga afër. Pak minuta më vonë, autori e bllokoi viktimën në fundin e një rruge pa dalje, në rrugën Soulier, ku e goditi deri në vdekje”, tregoi ai.
Ndërkohë, një tjetër dëshmitarit okular, i cili doli nga palestra dhe pa konfliktin, ka folur mbi dinamikën e ngjarjes.
“Ai erdhi këtu rreth orës 16:15 dhe i tha dikujt në palestër se rreth gjysmë ore më parë pati një konflikt pranë Frantzit me një drejtues makine. Më tha ‘u ngatërrova në rrugë, dikush më bllokoi me motor’. I thashë “ngadalë se do më vrasësh” dhe ai m’u përgjigj “ik mor m…
Erdhi këtu, qëndroi rreth një çerek ore, bëri shaka me disa persona në palestër dhe pasi u qetësua u nis të largohej. Doli jashtë dhe hipi në motor. Tjetri kishte parkuar pranë pemës dhe po e priste. Sapo e pa, u dëgjua zhurma e rrotave dhe erdhi me makinë pranë tij duke e spërkatur”, tha ai.
Sipas dëshmitarëve, shqiptari e kishte helmetën e ulur, kështu që spraji nuk e kapi shumë. Ata thone se shoferi nuk zbriti nga makina, vetëm i tha “eja t’ju them diçka”, dhe iu afrua te xhami dhe e spërkati.
“Dëgjova zhurmën, dola jashtë dhe e pyeta “çfarë ndodhi?”. “Më spërkati me spraj”, më tha, dhe pastaj nisi ta ndjekë me motor”, tregoi ai në polici./Dosja.al
Klikoni për të parë VIDEON
BERAT BERAT- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika edhe në Berat. Bëhet me dije se lumi i Osumi ka dalë nga ...
Foto ilustruese TIRANA- EUROPOL ka zhvilluar përgjatë javëve të fundit të muajit tetor një superoperacion kundër vjedhje...
Glarurtin Kaçi TIRANË- Personi që shihni në foto është 36-vjeçari, Glarurtin Kaçi, i cili u arrestua nga...
Policia e Tiranes TIRANË- Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për mashtri...
pamje nga vendngjarja Moti i keq ka shkaktuar sërish probleme në segmentin e ri rrugor Qukës-Qafë Plloçë. Si pasojë e...
Çdo vit, në fund të nëntorit, Helsinki shndërrohet në qendrën e inovacionit global me organizimin e Slush, një prej ...
Foto ilustruse GREQI- Detaje të reja kanë dalë nga krimi i cili ndodhi pak ditë më parë në Greqi, ku një 29-vj...
Prokuroria e Vlorës VLORË- Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë 3.5 mln euro. Pasuritë janë në pronës...
foto nga vendngjarja MIRDITË- Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë kanë shkaktuar dëme serioze...
pamje nga vendngjarja POGRADEC- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në tregun industrial në...