Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Vazhdon bojkoti i mësimit nga pedagogët. • Pedagogët dolën në protestë sot përpara universiteteve publike në të gjithë vendin. • Ata kërkojnë rritje pagash dhe kushte më të mira pune, përfshirë edhe financimin për kërkime shkencore. • Mësimi është bojkotuar në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë. • Pedagogët nuk e pranuan rritjen 15% të pagës, ndërkohë që theksuar se 11% është rritja e inflacionit këtë vit. • Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi theksoi gjatë protestës së sotme se të hënën do të mbahet tubim i madh. Protesta e së hënës pritet të nisë në orën 11:00 para Universitetit Politeknik të Tiranës.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Sindikatës së pedagogëve Sandër Kovaçi ka deklaruar se dekanatet do të mbajnë qëndrim mbi peticionin që ata po bëjnë. Sipas tij, kjo protestë nuk është vetëm çështje pagash, por rritje të buxhetit. Kovaçi githashtu ka deklaruar se dhe studentët të shpalosin kërkesat që kanë, në mënyrë që të bashkohen dhe ata në protestë. Po ashtu Kovaçi ka paralajmëruar se të hënën do të mbahet një protestë masive, më orën 11:00.
"Dekanatet të mbajmë qëndrim mbi peticionin. Nuk është çështje pagash, kërkojmë rritje të buxhetimit. Pedagogu të mos ketë nevojë të shkojë në universitete private për të mbajtur familjet, studentët tanë të mos jenë më të persekutuarit. Të vijnë kërkesat e studentëve dhe sa pedagogët mund të ndihmojnë në realizimin e kërkesave të tyre. Autoritetet, qeveria dhe institucionet e tjera, po ashtu dhe politikës që me këtë rast ta fusë në axhendë prioritare parlamentare gjithë çështjen e arsimit publik. Jemi në rrugën tonë, të duhur.Të hënën në orën 11:00 do bëjmë një protestë të përgjithshme më të zgjeruar dhe do të bëjmë të ditur kërkesat tona,” tha Kovaçi.

TIRANË- Protesta e pedgogëve ka nisur ditën e sotme para Universitetit Politeknik të Tiranës. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi ka deklaruar se Rama dhe pse ka premtuar rritjen e buxhetit për arsimin e lartë, nuk ka ndërmend ta bëj. Po ashtu ai ka theksuar se situata është kritike dhe se nëse Rama nuk është sensibilizuar, nuk është në rregull atëherë.
"Patjetër ne do vazhdojmë me protesta, përsa kohë ai thotë se nuk do ketë rritje rroga. Ne nuk mund të biem në nivelin e gjendjes aktuale. Ne nuk duhet ta lejojmë braktisjen e studentëve. Kërkojmë rritje të buxhetit për arsimin e lartë. Kryeministri ka premtuar që do ta realizojë, por nuk ka ndërmend. Më mirë të veprojë tani dhe të buxhetojë masën e duhur arsimin e lartë dhe arsimin në përgjithësi. Situata është realisht kritike. Bojkoti në ato vende ku është realizuar është në nivel të lartë, ne na intereson sensibiliteti dhe jo numrat. Njerëzit janë sensibilizuar, edhe Rama mendoj se është sensibilizuar, sepse duhet të jetë jo në rregull pastaj," tha Kovaçi.