19 Qershor 2022, 08:51
Nga A.B
Tirana
TIRANË- Si çdo të dielë, edhe sot nuk do të ketë makina në qarkullim në disa segmente deri në orën 15:00. E diela pa makina është rikthyer në një traditë nga Bashkia e Tiranës. Çdo ditë e diel në kryeqytet do t’i dedikohet këmbësorëve si një mënyrë jo vetëm për të ulur ndotjen, por dhe për të sjellë një kulturë të re në kryeqytet. Nisma e marrë nga Bashkia e Tiranës ka vendosur të dielën e parë të çdo muaji ditën pa makina në rang kombëtar. Kjo nismë zbatohet në Tiranë dhe në qytete të ndryshme të vendit.
Kufizimi i qarkullimit të automjeteve, në kuadër të Ditës pa Makina, sot nga ora 09:00 deri në orën 15:00, do të jetë në segmentet e mëposhtme:
- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- nga Ministria e Brendshme deri në fillim te "Ish- Hotel Dajti".
- Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga Ura e "ish Hotel Dajtit" deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali".
- Segmenti i rrugës -Myslym Shyri- nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit".
2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:
- Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën I të kësaj urdhërese.
- Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët “Ibrahim Rugova”, Blv. “Zhan D'Ark”, Blv. “Bajram Curri” dhe “George.Ë.Bush”. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës "Myslym Shyri" me rrugën "Ibrahim Rugova" do të jetë i detyruar djathtas.
e diela pa makina tirane
Aktualitet
19 Qershor 2022, 08:28
A.B
Shaban Aga
DURRËS- Shaban Aga, pronari i biznesit i cili shpërtheu pas sasisë së tritolit, ka dhënë dëshminë e...
Aktualitet
19 Qershor 2022, 08:18
A.B
DURRËS- Këto janë pamjet nga kamerat e sigurisë të momentit kur autori/ët, hedhin lëndën plasëse në biznesin...
Aktualitet
19 Qershor 2022, 08:04
A.B
Foto nga momenti i dhunes
TIRANË- Pamjet nga dhunimi i një polici në kryeqytet janë shpërndarë në rrjetin social, Tik To...
Aktualitet
19 Qershor 2022, 07:56
A.B
Zjarri ne Tale
LEZHË- Shuhet zjarri i rënë pasditen e djeshme në zonën e Kënetës pranë bregdetit të ...
Aktualitet
19 Qershor 2022, 07:33
A.B
Tritoli
DURRËS- Biznesit të Shaban Agës, në zonën e Kënetës në Durrës iu është vendosur lënd&eu...
Aktualitet
19 Qershor 2022, 07:26
A.B
Moti
TIRANË- Dita e sotme do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike Shqipëria duke bërë q&e...
Aktualitet
19 Qershor 2022, 07:15
A.B
Policia durres
DURRËS- Shpërthimi me lëndë plasëse në biznesin në Durrës ka ndodhur për shkak të konflikt...
Aktualitet
19 Qershor 2022, 07:03
A.B
Foto ilustruese
DURRËS- Shpërthim në një biznes në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit...
Aktualitet
18 Qershor 2022, 22:02
I.A
Policia peruane
PERU- Agjentët e Drejtorisë Kundër Drogës (Dirandro - Lima) dhe Administratës së Antidrogë...
Aktualitet
18 Qershor 2022, 21:49
I.A
Foto Ilustruese
LEZHË- Zjarri në zonën e Kënetës në Tale të Lezhës po vijon prej orësh. Mësohet se d...