LIVE UPDATES
Aktualitet

“Djali 12 vjeç më vjedh lekë në shtëpi për të blerë..”, prindërit denoncojnë: Tregtarët u shesin fëmijëve lirisht cigare dhe puro

Nëse një shitës përballet ndonjëherë me ndonjë të mitur që kërkon cigare, ai duhet t’i përgjigjet në këtë mënyrë.

17 Shkurt 2023, 22:35 Nga k.m.
“Djali 12 vjeç më vjedh lekë në shtëpi për
Foto ilustruese

Dukuria e shitjes së produkteve të cigareve te personat nën 18 vjeç vazhdon ende edhe pse është trajtuar disa herë në emisionin “Stop”. Subjektet kanë detyrimin që të zbatojnë ligjin dhe nuk duhet të tregtojnë cigare, puro, cigare elektronike e më gjerë, ndaj të miturve. Ligji kërkon që të gjitha pikat e shitjes duhet të pajisen me tabelë të dukshme dhe të lexueshme, ku të shkruhet: “Ndalohet shitja e produkteve të duhanit personave nën 18 vjeç”. Nëse një shitës përballet ndonjëherë me ndonjë të mitur që kërkon cigare, ai duhet t’i përgjigjet në këtë mënyrë.

Shitësi: Shes, por jo për ty, se  je i vogël. Duhet  të vijë dikush me moshë madhore, jo ti!

Por ky detyrim nuk zbatohet. Në emisionin investigativ “Stop” ka ardhur një denoncim nga një prind.

Prindi: Kam djalin 12 vjeç, në klasë të pestë. U bë e disata herë radhazi, që ai më vjedh lekë në shtëpi, për të blerë cigare, puro apo gjëra të tjera që nuk lejohen të shiten për moshën e tij. Ky është një shqetësim i madh. Pa asnjë pikë problemi, pikat që i shesin ato, nuk e kanë problem. Ato edhe pa i pyetur duken se është 12 vjeç. Ndodh pranë institucionit ku mëson dhe në çdo cep të Tiranës ndodh ky fenomen. Një ditë shkova në pushimin e gjatë pranë shkollës dhe në një cep atje ishin një grup i madh fëmijësh që po bënin të njëjtën gjë bashkë me fëmijën tim. Atë ditë më ndodhi që më munguan edhe Lekë në portofol.

“Stop” kreu një vëzhgim në Tiranë ku këto produkte, si: cigare, puro dhe cigare elektronike, u janë shitur fëmijëve 12, 13 dhe 15 vjeç.

Një 12 vjecar shkon tek një subjekt pas shkollës “Bajram Curri” dhe blen një puro.

12-vjeçari: Do më japësh një puro?

Shitësi: Për vete?! Nuk lejohet.

12-vjeçari: Kam marrë edhe herë tjetër.

Shitësi: Kush të ka dhënë? Ajo gruaja, që është këtu.

Pastaj “Stop” u zhvendos në një tjetër zonë të Tiranës. Këtë herë blerësi është 13 vjeç.

13-vjeçari: A shisni kështu, pufa?

Shitësja: Kam një lloj shije me shalqi.

Shitësja: 7 mijë lekë. Me 800 ( thithje)

13-vjeçari: Ok, do ma japësh një, të lutem?

Shitësja: Patjetër, urdhëro!

13-vjeçari: Xhaxhi, si je? A shisni kështu, pufa, gjëra?

13-vjeçari: Me sa pompa i ke? Ja, këto janë.

13-vjeçari: S’ka problem, një shije! Ok, do më japësh një, të lutem? Faleminderit, mirupafshim!

13-vjeçari: Teta, si je? A shisni cigare?

Shitësja: Je shumë i vogël për cigare.

Shitësja: Shesim cigare, por jo të hapura. Çfarë pakete do?

“Stop” u zhvendos sërish në disa zona të ndryshme të kryeqytetit kësaj here blerësi ishte një 15-vjeçar.

15-vjeçari: Më jep një! Sa lekë bën? 8000?

15-vjeçari: Rrofsh! Mirupafshim!

15-vjeçari: Çkemi? Përshëndetje! Edhe njëherë, sa lekë bënte kjo?

Bruna Shiroka, mjeke, shpjegoi dëmin e përdorimit të cigareve nga moshat e mitura.

Bruna Shiroka, mjeke: Dëmi ndodh edhe më shumë, kur moshat, që i përdorin janë fëminore, nën 18. Shohim një përdorim të gjerë të duhanit nga mosha 10 vjeç e sipër. Dëmi është shëndetësor, por është edhe dëm psikologjik i një varësie duke kushtuar pjesën më të madhe një procesi fizik të marrjes së vazhdueshme të duhanit sidomos për produktet e cigareve elektronike. Pra përveç një dëmi shëndetësor është një dëm psikologjik që e veçon nga pjesa tjetër aktive e ditës, një fëmijë të kësaj grupmoshe. Është edhe një dëm i madh ekonomik në xhepat e familjeve shqiptare. E parë në këto tre këndvështrime vlerësimi nëse duhet përdorur apo jo është plotësisht i qartë. Të evitohet plotësisht./tvklan

shitesit e cigareve

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet