17 Shkurt 2023, 21:52
Nga k.m.
Foto ilustruese
Pa mbushur ende viti nga vdekja e Arben Micit brenda ambienteve të policisë, prokuroria e Tiranës ngriti akuzë për dy oficerë të cilët në mbyllje të hetimeve u dorëzuan si të pandehur për shpërdorim detyre. Sipas Prokurorisë, policët Fatmir Isufi dhe Hajredin Boja mbetur i dëmtuar nga zjarri që përfshiu dhomat ku mbaheshin të shoqëruar të arrestuarit, shkelën rregulloren kur i lejuan 26-vjeçarit sende të ndaluara në një dhomë paraburgimi, me të cilat më pas viktima pasi ndezi cigaren u vuri flakën dyshekëve.
Kjo akuzë ndaj policëve mbështetet nga çakmaku që ju gjet në xhep të ndjerit, i arrestuar për dhunë në familje dhe që në krye të pak orëve nga arrestimi doli i pajetë nga komisariati numër 5. Në dosje Prokuroria nuk mban asnjë qëndrim lehtësues ndaj policëve të dyshuar pavarësisht se sipas dëshmitarëve të dy ata hynë mes flakëve për të nxjerrë të dyshuarit e madje njëri prej tyre u plagos.
Dy policët veç kësaj sipas prokurorisë kanë ndikuar që të shkelet edhe një ligj i 2006 për përdorimin e duhanit.
Si argument Prokuroria shton gjetjen e bishtave të shumtë të cigares që nuk duhet pirë në ambiente zyrash.
Nga ana tjetër prokuroria sjell edhe dëshminë e një të arrestuari tjetër të quajtur Dilaver Idrizi edhe ai i dëmtuar gjatë zjarrit që përfshiu komisariatin. Ai thotë se e pa viktimën Arben mici që po pinte pa pushim cigare.
“Nuk di kush ja ndizte cigaren, por në një moment ai erdhi me cigare në dhomën time. I thashë që nuk e duroja dot tymin dhe iku, më pas dëgjova ulërima, tym dhe flakë që u përhapën”, dëshmon për Prokurorinë i arrestuari.
Për tre të tjerë Prokuroria e pushoi hetimin pasi akuza ishte e paprovuar./TopChannel
arben mici fatmir isufi hajredin boja
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 20:36
A.B
Policia
BERAT- Andrea Zerollari ka rënë në pranga nga Policia pasi është kapur në tentativë duke vjedhur një banes&...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 20:33
k.m.
Charles McGonigal
SHBA- Një nga revistat më të mëdha në SHBA ‘Rolling Stone’ i ka dedikuar një artikull të ...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 20:25
A.B
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e 'Partisë së Lirisë', Monika Kryemadhi ka nisur stërvitjet për betejat politike me mazhor...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 20:26
k.m.
Intervista
“Ishte një traumë një shkatërrim i madh,”- kështu e nis rrëfimin për Euronews Albania, Nebi...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 20:15
k.m.
Foto ilustruese
Alma Spathara, drejtuesja e një biznesi guide turistike, është e detyruar ta shmangë pjesën juglindore të mal...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 20:14
A.B
Policia
ITALI- Arrestohet shqiptari në Perugia. 27-vjeçari akuzohet për trafik droge. Policia e ndaloi shqiptarin në parkingun e ish-...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 19:58
A.B
Në Tiranë, mediat hasin të njëjtat vështirësi, presione politike dhe censurë edhe kur raportojnë mbi ecurinë e in...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 19:28
A.B
Foto ilustruese
ITALI- Gramoz dhe Klaudian Karina janë dy vëllezërit shqiptarë që përfunduan në burg në Itali. Ato ...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 19:16
a.l
Ksamil
Shqipëria është renditur sërish në listën e destinacioneve më të mira për t'u vizituar në Evrop&eu...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 19:13
A.B
Taksist
SHKODËR- Ditën e sotme, taksistët e liçensuar dolën në protestë pasi sipas tyre informaliteti po i dëmton...