LIVE UPDATES
Aktualitet

"Djali do të bëhet futbollist"/ Rrëfimi prekës i babait të Luis Meçjas: Ka premtuar që gjysmën e rrogës së parë do ia japë familjes së Martinit

Teksa rrëfeu bisedën me djalin e tij, ai u përlot ku tha se Luisi do të bëhet futbollist, dëshirë e dyfishuar pas vdekjes së Martinit.

28 Nëntor 2024, 22:34 Nga r.ll
"Djali do të bëhet futbollist"/ Rrëfimi prekës i
foto ilustruese

TIRANË- Babai i Luis Meçjas, 14-vjeçarit që mbeti i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli” ka folur mbrëmjen e sotme për mediat.

Teksa rrëfeu bisedën me djalin e tij, ai u përlot ku tha se Luisi do të bëhet futbollist, dëshirë e dyfishuar pas vdekjes së Martinit. Babai i Luisit tha për emisionin "Top Story" në Top Channel se 14-vjeçari ka premtuar se gjysmën e pagesës nga kontrata e parë që do firmosë si futbollist, do ja dhurojë familjes së Martinit. 

“Patjetër që kam pasur mundësinë të flas më babanë e Martinit. Ai po e vuan shumë këtë pjesë. Nuk është në gjendje optimale. Sa herë që unë shkoj atje më thotë një fjalë “mendoj se do më sjellësh djalin”, dhe unë ndihem në siklet të madh.

Djali (Luisi) është futbollist dhe ka dëshirë që ta vazhdojë futbollin, tani ka një stimul të dytë pasi shoku i tij i skuadrës ka humbur jetën. Premtimi që ka dhënë djali është ky: Në kontratën e parë që unë do firmos, rroga e parë do i shkojë gjysma familjes së Martinit dhe gjysma për familjen time.”, rrëfeu babai i 14-vjeçarit.

babai i luis mecjas vrasja e martin canit

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump