Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
DËNIMET për Kokën, Bllakon, Zoton dhe Mërtirin! SPAK kërkon 57 vite burg, kërkohet konfiskim i kompanive të inceneratorit të Elbasanit
Në total prokuroria e Posaçme ka kërkuar në total për të përfshirët në këtë aferë, 57 vite burg.
18 Maj 2023, 10:08Nga A.B
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit (SPAK) kërkon 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka, i cili akuzohet për shpërdorim detyre sa i takon çështjes së inceneratorin e Elbasanit. Për ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako ka kërkuar 4 vite burg, po ashtu dhe për Serafin Papën 4 vite.
Në total prokuroria e Posaçme ka kërkuar në total për të përfshirët në këtë aferë, 57 vite burg. U kërkua gjithashtu konfiskimi i dy kompanive kryesore, “Integrated Technology ShPK” dhe “Alb Tech”. Akuza kërkoi konfiskimin e 4 kompanive qe paguan kompanitë kryesore, si dhe 8 apartamente në pronësi të kompanive në fjalë.
KËRKESA E SPAK:
Lefter Koka, 10 vite, me gjykim të shkurtuar përfiton 6.8 vite.