17 Nëntor 2022, 18:41
Nga F.M
Robert Aga
DIBËR- Robert Aga, një prej të pandehurve për dosjen 184 është dhunuar këtë paradite. Ngjarja ka ndodhur në dyert e Gjykatës së Dibrës, vetëm pak minuta para se të niste seanca e radhës gjyqësore për këtë dosje. Lajmi u bë me dije për autoritetet nga Hasan Hoti, njëri prej të pandehurve. Ai u shfaq me vonesë në sallë dhe tha se kjo gjë kishte ndodhur për shkak se kishte dërguar në spital të pandehurin tjetër të këtij procesi, Robert Agën. Sipas tij, Aga kishte pësuar lëndime, pasi ishte goditur nga tre persona përpara gjykatës.
Lajmi për dhunimin e Agës u konfirmua për BIRN edhe nga prokurorja e gatshme, Xhoana Mehmeti, e cila tha se kishte marrë informacion paraprak nga policia për rrahjen e tij.
“Por ende janë duke u kryer veprimet hetimore dhe nuk mund të flas për rrethanat,” tha ajo.
Ish-shefi i policisë, Robert Aga dhe ish-administratori i njësisë së Lurës, Hasan Hoti përballen me akuzat për manipulimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në Dibër në vitin 2016. Procesi gjyqësor ndaj Hotit dhe Agës ka filluar në shkurt të vitit 2021, por është bllokuar prej më shumë se gjashtë muajsh për shkak të mungesës së avokatëve. Të njëjtin fat ka pësuar edhe një dosje paralele e derivuar nga çështja “184”, e cila zvarritet. Pas njoftimit për dhunimin e Agës, gjyqtarja Kape deklaroi mbylljen e seancës dhe njoftoi se seanca e radhës do të zhvillohet më 1 dhjetor 2022.
rrihet robert aga dosja 184
Aktualitet
17 Nëntor 2022, 17:18
k.m.
Auron Tare
TIRANË- Aktivisti Auron Tare ka komentuar përplasjet e banorëve të Divjakës, të cilët kundërshtuan vendo...
Aktualitet
17 Nëntor 2022, 17:31
F.M
lumi Kir
SHKODËR- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shpëtuar një person në lumin Kir, i cili rrezikonte të m...
Aktualitet
17 Nëntor 2022, 17:25
e.k
Policia Korçë
KORÇË- Një 20-vjeçar i identifikuar me iniciale S.C ka rënë në prangat e Policisë pas...
Aktualitet
17 Nëntor 2022, 17:00
F.M
Oltjon Sallaku dhe Lamia Elambri
ITALI- Personi që po shikoni në foto është Oltjon Sallaku, 21-vjeçari shqiptar që qël...
Aktualitet
17 Nëntor 2022, 16:36
e.k
Foto Ilustruese
ZVICËR- Tre shqiptarë identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur kanë rënë në...
Aktualitet
17 Nëntor 2022, 16:42
I.A
Foto Ilustruese
VLORË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se nga operacioni “Electron...
Aktualitet
17 Nëntor 2022, 16:10
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Një kopshtar i një ferme kanabisi, i cili fitonte deri në 800 £ në javë duke u kujdesu...
Aktualitet
17 Nëntor 2022, 16:09
e.k
Paratë e fshehura
DURRËS- Një 48-vjeçar i identifikuar me inicialet F.V është vënë nën hetim për akuz&e...
Aktualitet
17 Nëntor 2022, 15:19
I.A
Faruk Fatih Özer
TURQI- Mediat turke i kanë bërë jehonë vendimit të Gjykatës së Elbasanit për vendosjen e...
Aktualitet
17 Nëntor 2022, 16:03
Lezhë/ Kanosi me armë zjarri familjarët e tij, arrestohet 40-vjeçari
Njoftimi policisë:
Lezhë / Parandalohet një ngjarj...