Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Qytetarja ankohet për dhimbje veshkash dhe mjeku Muçelli, le qendrën shëndetësore dhe vjen i bën ekon, duke i dhënë edhe recetë, pasi thotë, se ka infeksion veshke.
CAKRAN- Mjeku i përgjithshëm i familjes, Ylli Muçelli, punonjës i Qendrës Shëndetësore Cakran, në orarin e punës kryen vizita të ndryshme, eko për organe të brendshme, në një ambient të përshtatur si klinikë, përbri qendrës shëndetësore.
Qytetarja në një denoncim në "STOP" shprehet se ankohet për dhimbje veshkash dhe mjeku Muçelli, le qendrën shëndetësore dhe vjen i bën ekon, duke i dhënë edhe recetë, pasi thotë, se ka infeksion veshke.
Stopi: Eko veshkash?
Punonjësja: Ta marr doktorin?
Stopi: Po, po merre! A nuk është këtu tani?
Punonjësja: Doktor Ylli!
Stopi: Po, por a vonon?
Punonjësja: Në spital është.
Stopi: Ku?
Punonjësja: Në spital. (Qendër shëndetësore)
Punonjësja: Alo! O doktor, hajde bëj një eko! Hajde!
Stopi: Doktor, si kalove?
Ylli Muçelli, mjek: Si jeni?
Stopi: Kam pasur shumë dhimbje, kriza…
Stopi: Po pse, nga se më shkaktohet ky infeksion i veshkës?
Ylli Muçelli, mjek: Do kesh ndonjë dhëmballë të prishur, ndonjë të mbushur, ke?
Stopi: Sa, të lutem?
Ylli Muçelli, mjek: 15! ( 1500 lekë)
Pas kësaj, gazetari i “Stop” ballafaqohet drejtpërdrejt me mjekun Muçelli, i cili përgjigjet se ishte jashtë qendrës shëndetësore për një problem te dentisti.
Ylli Muçelli, mjek: Isha te dentisti. Shkova për të ndihmuar një pacient. Po, nuk kam, çfarë të them më.
Mjeku nuk është fare i specializuar për këtë dhe në një vizitë në Tiranë, qytetarja rezulton pa asnjë problem me veshkat.
Drejtori i Qendrës Shëndetësore Cakran, Tonin Xhelaj, refuzon të japë shpjegime duke këmbëngulur, që mjekun e ka në punë e duke kaluar në sulm.
Tonin Xhelaj, drejtor: Mos ma ngri zërin mua ti.
Gazetari: Ti duhej të reagoje. U gjobite 10 milionë Lekë?
Tonin Xhelaj, drejtor: E ça do më bëjnë?
Gazetari: Ty të të vijë zor që mban këtë pozicion se je kaq i paaftë.
Tonin Xhelaj, drejtor: Turp t’ju vijë juve.
Gazetari: Ti je i paaftë.
Tonin Xhelaj, drejtor: Jam shumë i aftë. Të paaftë dhe hakmarrësa jeni ju. Nuk keni çfarë të më bëni mua.
Gazetari: Ne?
Tonin Xhelaj, drejtor: Se u shërbejmë këtyre?
Gazetari: Unë erdha për doktor Yllin që e ke në klinikë private në këto momente. Doktor Yllin ku e ke?
Tonin Xhelaj, drejtor: Në punë.
Gazetari: T’i tregoj videot ku ishte tani, te klinika private? Epo tani më paaftësi se kjo nuk ka dhe mbulim më kaq…
Tonin Xhelaj, drejtor: Po shihni mo çuna, traun në syrin tuaj, mos shihni qimen në syrin tim.
Gazetari: I ke mësuar mirë shprehjet popullore. Ti nuk je i aftë të drejtosh këtë qendër shëndetësore. Ti më mbulon mjekët mua që venë tani në privat. Pse? Atë e di ti.
Tonin Xhelaj, drejtor: Ai që ju solli këtu…
Gazetari: Kush na solli ne? Unë kam ardhur vetë këtu. Unë kam ardhur për doktor Yllin edhe njëherë tjetër. Shyqyr që ekzistojnë këta njerëzit që denoncojnë.
Tonin Xhelaj, drejtor: Çfarë denoncimi bëri?
Gazetari: Denoncojnë këto të palarat tuaja.
Tonin Xhelaj, drejtor: Që po u shërben pacientëve… Po ik tani.
Nga ana tjetër Vasil Bregu, Drejtor i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Fier, tha, se do të merren masa.
E në fakt për mjekun Muçelli nisi procedimi penal, ndërsa për të dhe drejtorin Xhelaj u mor masa e paralajmërimit për shkarkim nga detyra./ Klan Tv
foto ilustruese ITALI- Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar natën mes 15 shtator dhe 16 shtator, në Seregno, një...
Arbër Çepani TIRANË- Kunati i Gerti Bogdanit, Arbër Çepani ka reaguar sërish përmes një story në Instagram...
Nazmi Selmani dhe Duka DURRËS- Presidenti i klubit të futbollit “Iliria”, Nazmi Selmani së bashku me nipin Petrit Selmani j...
Gerti Bogdani dhe Edlira Çepani TIRANË- Bashkëshortja e ish-deputetit të ndjerë Gerti Bogdani ka reaguar sërish në...
Nazmi Selmani dhe Armand Duka DURRËS- Kryetari i klubit të futbollit “Iliria” i Fushë Krujës, Nazmi Selmani së ba...
Metjan Muço POGRADEC- Infermieri i Urgjencës së Spitalit të Pogradecit është arrestuar ditën e sotme. Mësohe...
Takimi TIRANË- Në Tiranë, shefat e Shtabeve të ushtrisë të vendeve të rajonit, pjesë të nismës SHBA-Karta...
pamje nga ngjarja DURRËS- Një aksident fatal ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor “Plepa-Shkozet”. Bëhet ...
Gerti Bogdani dhe Edlira Çepani TIRANË- Bashkëshortja e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka reaguar për ...
Dibër DIBËR- Pak ditë më parë në pikën e kalimit kufitar me Kosovën në Bllacë të Maqedonis&eum...