LIVE UPDATES
Aktualitet

“Do hash ndonjë banane?”/ Farmacisti ngacmon gruan që kërkon të bëjë abort, e kap dhe e puth me zor: Je si 14-vjeçare…

Farmacisti tha se do të pyesë në depo e do t’i kthejë përgjigje.

18 Janar 2023, 21:26 Nga k.m.
“Do hash ndonjë banane?”/ Farmacisti ngacmon gruan që
Farmacisti

TIRANË- Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një informacion se nëpër farmaci shiten kokrra aborti nën dorë në mënyrë ilegale. Në një prej farmacive, ku shkoi “e infiltruara” e emisionit, farmacisti tha se do të pyesë në depo e do t’i kthejë përgjigje.

BISEDA:

Qytetarja: Si kaluat? Atëherë dua të pyes për këto kokrrat e abortit!

Farmacisti: Ça kokrrash? Ke recetë?

Qytetarja: Jo, s’kam recetë. Kam bërë vetëm ekon.

Qytetarja: Edhe, ahh.., s’e kam marrë me vete. Jam 6-të javëshe.

Farmacisti: Do interesohem në depo. Po ka, do ta kryejmë.

Qytetarja: A t’ju pres këtu? Sa kushton pak a shumë?

Farmacisti: Më lër një numër e të them! Duhet të telefonoj gjithë depot, kush ta ketë, ta sjellë!

Qytetarja: Ok! Për sa kohë mund të më ktheni përgjigje?

Farmacisti: Tashi po filloj telefonatat.

Qytetarja: Ok! Edhe çmimin të lutem!

Farmacisti: Ato më duket, se janë 3500 të reja.

Qytetarja: Ok! Ok! Në rregull!

Farmacisti: Më duket se shiten dorazi, se nga ato nuk ka. Më duket se një gjë po të pyes në një depo, po të bëj telefona mos…

Qytetarja: Se unë pyeta diku në Kombinat, po tha s’kam, tha.

Farmacisti: Po s’është punë, nuk po të them, që ka mos shpresë..

Farmacisti: Unë thjesht, meqë erdhe ashtu të bëj telefona mos të ndihmoj. Ai, që e ka, e gjen, sa e gjen pastaj, e di…. Atë që e kam në raft të respektoj, ta jap dhe pa lekë.

Qytetarja: Jo, jo! Mirë! Faleminderit!

Farmacisti: Unë të shikoj, që…

Farmacisti: E ke të domosdoshme. Kur s’e kam unë, s’kam, sesi të ndihmoj.

Qytetarja: Jam edhe një çikë në stres, prandaj. Ok! Po pres telefonatën tuaj atëherë.

Farmacisti: Duro, duro! Po! E gjetëm..!

Pas pak ai tha, se medikamenti u gjet e kushton 3500 lekë të reja. Por farmacisti nuk e lë vetëm me gjetjen e medikamentit, por e fton për një kafe qytetaren.

Farmacisti: Për sa ta sjellin, po të marr në telefon e po të them. I thashë kam një mikeshën time. I thash, që i duhet.

Qytetarja: 35…. Ok! Po ulem diku në një kafe, sa të vijë ai, atëherë.

Farmacisti: Po! Ulu këtu prapa! Pse u ngrite kaq shpejt?

Qytetarja: U ngrita kaq shpejt, se nuk i plotësoj të gjitha lekët. Të shkoj të marr të gjitha lekët? Do ma ruash?

Farmacisti: Momentin, që do ta sjellë ajo, nuk është se.. Ajo ta jep vetë, por unë do i bie telefonit, s’ka gjë. Për sa vjen ti?

Qytetarja: Po …,sa të më bëjë rruga…, vonoj pak.

Farmacisti: Hajt, se i them unë, që të presë. Mos u mërzit! A do të pish kafe prej meje?

Qytetarja: Jo, jo! Jo, se s’ka gjë, jo, jo, jo!

Farmacisti: Shpirti po ta bie një kafe për respekt, se e shoh, që je lodhur. Ta pish kafen, do e paguaj unë!

Qytetarja: Rrofsh! Faleminderit!

Farmacisti: Se ti u fute në kafe.

Farmacisti: Jo pra, do të shkosh aty, se erdha unë!

Qytetarja: Jo, jo, se unë isha në kafe e mora, kështu që…

Gjatë pritjes së porosisë, farmacisti bisedon me gruan “për hallin” e saj.

Farmacisti: Hajd pi makiaton këtu, se do rrish me cigare!

Farmacisti: Pi cigare këtu, po hajt!

Qytetarja: E pi, e pi për bela, e pi. A mundem? Rrofsh!

Farmacisti: Me punë, me çfarë merresh?

Qytetarja: Punoj te një nga këto pikat e ……

Farmacisti: Shpirt, punë të vështirë paske.

Farmacisti: Në kuptimin… e them më fal, e them në kuptimin figurativ hë, se ka stres, ka…

Farmacisti: Është bërë jetë e trazuar, jetë e…

Qytetarja: Po më ndodhi dhe ky problem se unë tim shoq… Iku në Gjermani.

Farmacisti: Mos e vrit mendjen!

Qytetarja: Është pa letra tani, s’vjen dot.

Farmacisti: Mos e vrit mendjen, se edhe unë mbarësi do të kesh!

Qytetarja: Edhe s’jam në gjendje për ta, për ta mbajtur. Unë e kam një vajzë.

Qytetarja: E kam 14-të vjeçe edhe…

Farmacisti: O shpirt! Ti 14-të vjeçe je vetë.

Qytetarja: (Të qeshura) Rrofsh!

Farmacisti: Vetëm një sekondë matanë, sa ta afroj, se ajo dera vetëm zhurmë më bën! Nganjëherë e lë hapur, nganjëherë e mbyll. Ohhh… ka nevojë robi për qetësi.

Qytetarja: Gjithë kjo zhurmë, gjithë..

Farmacisti: Unë po të ula këtu, të them doktoreshë.

Farmacisti: Ka nevojë edhe për qetësi robi. O rrush, po ti nga të ra në mendje?

Qytetarja: Unë kam ardhur me të thënë të drejtën jam konsultuar me një shoqe, kam një shoqe këtu edhe po e diskutoja me atë, po qaja hallin andej-këtej, se unë kam filluar, që dje të pyes nëpër farmaci. Piva kafen me atë shoqen edhe thashë “do e marr rrugën mbarë në këmbë”, thashë, do i pyes të gjitha farmacitë. Unë e di, që e kanë, sepse ma tha dhe vetë mjekja, ku kam bërë ekon, që i fusin kontrabandë, tha. Janë pa pullë, por që duhet të kesh njerëz të njohur, që t’i japin!

Farmacisti: I more me radhë rastësisht?

Qytetarja: Rastësisht, rastësisht i kam marrë me radhë. Kam pyetur dhe nga lart. Madje një farmacist ishte ai s’e di, një djalë I ri. I thashë këto tabletat e abortit. Po tha “ja më prit të pyes”. Pyeti një kolegen, i tha “jo, jo tha, s’kemi”. S’deshi me m’i dhënë, sepse përderisa tha, ja të pyes…

Farmacisti: Jo moj, se nganjëherë ia fusin kot, ja të pyes. Shiko ça ndodh në këtë profesion! Qe, janë bërë si kasolle. Ky lloj aktiviteti është bërë si kasolle kam një shprehje… (Flet në telefon) Po doktoreshë! Po sa ka kutia? Po do ta sjellësh atë, se do ta marrë, se më ka lënë numrin e telefonit ajo mjekja. Më dëgjo mua tashi: Sa do? Sille njëherë kokrrën e asaj doktoreshës, që të thashë. Ok!

Qytetarja: Vetëm se unë s’i kam lekët tani, prandaj doja të lëvizja!

Farmacisti: Do hash ndonjë banane?

Farmacisti: Merr karrigen e ulu aty prapa, ose po të vesh bluzën, do të mbaj.

Qytetarja: Bluzën, se vesh dot këtu unë, se të zë vendin ty. (Farmacisti e puth)

Farmacisti: Pije kafen rehat, se jam deri aty!

Por gjatë bisedës njeriu që duhet t’i shiste kokrrën e abortit i hidhet ta puthë, pasi siç thotë ai, ka nevojë për qetësi.

Farmacisti: Një sekondë, Një sekondë djalë! Një sekondë!

Farmacisti: Jo mo shpirt, merre karrigen e ulu aty! Çoje peshë e ulu aty!

Qytetarja: Jo, jo të lutem, të lutem, jo të lutem, një sek.. një sekondë, mor burrë!

Farmacisti: Nuk dua të flasim!

Qytetarja: Një sekondë të flasim! Kam ardhur për… një sekondë! Po prit mo, se më trembe kështu!

Qytetarja: Unë jam e rritur, s’jam e vogël.

Farmacisti: Kam inat, kur të shoh ashtu, ulu më se…. S’të thashë unë më.., unë nuk të bëra asgjë. Jo mo shpirt! Ulu pije kafen, mos çaj kokë! Asgjë as xxxx (nuk kuptohet)

Qytetarja: Po tashi, unë u tremba!

Farmacisti: Jo moj ça, unë të futa për merak, ngaqë ishe e lodhur, shpirt. Të futa për merak, ngaqë ishe e lodhur, e stresuar, e ashtuja, të thashë “ulu pije në qetësi”. A do të bësh një test për merak ta shikoj në banjo?

Qytetarja: E kam bërë unë testin, e kam bërë.

Qytetarja: Jo, jo e kam bërë testin.

Farmacisti: Po ti s’ke bark, ça..?

Qytetarja: Kam bërë ekon për atë punë. Unë do marr ekon. Do ta sjell ekon dhe ilaçet do i marr këtu me lekë.

Farmacisti: E kam makinën në servis, do të jepja super ndihmë, po më gjete në një pozicion, që unë të kërkoj falje.

Farmacisti: Aty, që të ula, të ula vetëm të qetësohesh, mo shpirt.

Qytetarja: Nejse, e ke parasysh..?

Farmacisti: Unë e shoh, që ti ke ardhur me ndrojtje komplet. Po jam shumë…

Qytetarja: Jo, jo ndrojtje. Nuk është ndrojtje, është unë kam hall edhe…

Farmacisti: Ja më. Më fal halli do të zgjidhet pa asnjë lloj detyrimi ndaj meje, se njeriu duhet të ketë edhe fytyrë./TvKlan

farmacisti ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet