LIVE UPDATES
Aktualitet

DOKUMENTI- Terminali Lindor i Portit iu dha një subjekti pa mundësi ekonomike me lidhje politike

Negocimi i kontratës nis në 25 Prill 2013 ndërsa u nënshkrua vetëm 2 javë më vonë, më 6 Maj. Duket se gjithçka është bërë në nxitim e sipër para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013.

29 Mars 2023, 22:18 Nga k.m.
DOKUMENTI- Terminali Lindor i Portit iu dha një subjekti pa mundësi
Dokumenti

Historia e këtij koncesioni në terminalin Lindor nis në 27 Korrik të vitit 2012 kur kompania e regjistruar në Gjermani “EMS Shiping & Trading GMBH” paraqet një ofertë të pakërkuar. Në 19 Mars 2013 kompania është njoftuar fituese edhe pse ishte ofertuese e vetme. Në 18 Prill 2013 urdhërohet ngritja e grupit negociator me në krye ish-sekretarin e Partisë Demokratike Ervin Minarolli.

Negocimi i kontratës nis në 25 Prill 2013 ndërsa u nënshkrua vetëm 2 javë më vonë, më 6 Maj. Duket se gjithçka është bërë në nxitim e sipër para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013.

Në dokumentin që Inside Story disponon, bie në sy fakti se EMS ishte prezente prej vitit 2009 me operacionet në Portin Durrës përmes kompanisë stivatore në terminalin e kontejnerëve “Albanian Stevedoring Commapy”. Pra, lidhjet me zyrtarët e pushtetit në atë kohë ishin të hershme. Administrator i kompanisë ASC rezulton një person i quajtur Lorin Hoxha.

Nëse shikon në llogaritë e tij në rrjetet sociale, është i qartë aktivizmi i tij pranë grupit që drejtohet nga Sali Berisha në Partinë Demokratike. Ai, rezulton një ndjekës i rregullt në aktivitetet e kandidatit të këtij grupimi në Durrës, Igli Cara. Ajo që bie në sy është fakti se aksionet në këtë kompani shqiptare do të shiteshin më vonë nga konçesionari EMS.

Nuk dihet nëse janë manovra për qëllime të caktuara, por mes këtyre dy kompanive dikur në raport amë dhe bijë, ka pasur proces gjyqësor. Gjykata detyroi kompaninë e regjistruar në Gjermani ti kthejë ASC-së mjetet e saj që kishte në përdorim dhe një vlerë prej mbi 15 mln lekësh fitim të munguar.

Nëse i referohemi kompanive që bëjnë biznes me 3 konçesionarët e portit Durrës, zbërthehen interesat dhe lidhjet politike që favorizuan kontratat e asaj kohe në fushatë elektorale. Aktualisht, siç zbulohet edhe përmes pamjeve rezulton se subjekti “Enginering Maintance Suport” i njohur si EMC, ka një kontratë mirëmbajtje teknike në terminalin e Trageteve. Ky subjekt, ka pasur edhe kontrata të tjera shërbimesh në 3 terminalet. EMC drejtohet nga Eduard Ndreu, ish drejtor i Autoritetit Portual në momentin e nënshkrimit të 3 kontratave koncesionare në Portin Durrës. Pra, zyrtari që dikur ka ndjekur procedurat konçesionare, sot përfiton nga biznesi me këto subjekte.

Në të paktën dy hetime të Autoritetit të Konkurencës në vitet 2017 dhe 2018, konçesionari I terminalit Lindor EMS është gjetur me shkelje pas ankesave nga kompanitë stivadore, një prej të cilave është edhe ASC. Referuar dokumenteve, konçesionari që zotëronte 100 % të rrjedhës së sipërme të terminalit, kishte bllokuar edhe rrjedhën e poshtme duke cënuar subjektet e tjera. Duke qenë subjekt i vetëm që kishte raportin me kompanitë e import-eksportit, pengonte që ato të negocionin me subjektet e licensuara nga Autoriteti Portual për përpunimin e mallrave. Pra, kishte bllokuar edhe këtë aktivitet në masën 100 % duke cënuar kontratat. Këtu, kemi një tjetër shkelje të kontratës konçesionare.

Ne kemi siguruar një letër mjaft intresante të datës 21 Gusht 2013 nga ana e administratorit të kompanisë Manfred Myler për ministirn e atëhershëm Sokol Olldashi. Vetëm 1 muaj pasi konçesionari kishte marrë në dorë operimin e terminalit, kërkonte pezulimin e investimeve të premtuara. Justifikimi ishte kompensimi I zvogëlimit të të ardhurave për kompaninë. Pra, subjekti kërkonte të anulonte investimet që vetë kishte propozuar fill pasi fitoi kontratën.

Por, nuk mbaron me kaq. Fill pasi mori operimin e terminalit, kompania gjermane merr nnë kredi prej 2.5 milionë eurosh në 30 Shtator të vitit 2013. Kolateral vendosen pikërisht 49 % të aksioneve në kompaninë konçesionare. Pra, këto dokumente vërtetojnë se konçesioni i ishte dhënë një kompanie pa mundësi ekonomike për të përmbushur detyrimet kontraktuale./TopChannel

porti i durresit

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje