LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosja Epstein: Bexhet Pacolli e ka emëruar konsulle Nderi! Kush është princesha tajlandeze që hiqej si Konsulle e Kosovës?

Ajo është prezantuar kudo, përfshirë Instagramin e saj si Konsulle e Nderit e Kosovës në Bangkok.

9 Shkurt 2026, 08:38 Nga D.S

Dosja Epstein: Bexhet Pacolli e ka emëruar konsulle Nderi! Kush

KOSOVË- Princesha tajlandeze që në dosjet e Jeffrey Epstein prezantohet si Konsulle e Nderit e Kosovës në Bangkok, nuk e ka mbajtur asnjëherë këtë titull, kanë thënë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ajo është prezantuar kudo, përfshirë Instagramin e saj si Konsulle e Nderit e Kosovës në Bangkok.

Në dosjen e financierit amerikan i akuzuar për abuzim dhe trafikim me vajza të mitura përmendet shpesh emri i Rajadarasri Jayankura. Flitet për takime mes të dyve, automjet me emblemë të Kosovës, e organizime ku marrin pjesë një milion fëmijë. Thuhet se ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj kishte nënshkruar në vitin 2012 një vendim për emërimin e Jayankuras si konsulle nderi, në një periudhë kohore që i paraprin njohjes së Kosovës nga Tajlanda. Mirëpo vendimi nuk ka marrë plotfuqishmëri. 

Në llogarinë në Instagram të Jayankuras figuron që është Konsulle Nderi e Kosovës, madje shkruan edhe MABETEX-kompani kjo e ish-presidentit dhe ish-ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli i cili ka mohuar ta ketë njohur a takuar Epsteinin. 

Dosja Epstein: Bexhet Pacolli e ka emëruar konsulle Nderi! Kush

“Vendimi në fjalë, së bashku me Notën Verbale përkatëse për emërim, i është përcjellë autoriteteve të Mbretërisë së Tajlandës, mirëpo ky propozim nuk ka marrë miratim zyrtar nga shteti pritës. Në vijim, në vitin 2014, është dërguar një Notë Verbale shtesë nga kabineti i tij, e cila gjithashtu nuk ka marrë përgjigje”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Meqenëse ky emërim nuk ka marrë asnjëherë pëlqimin e shtetit pritës, MPJD konsideron se përdorimin i këtij titulli është i pavlefshëm dhe kanë paralajmëruar se do të ndërmerren masat e nevojshme për të siguruar që personi në fjalë të heqë të gjitha publikimet dhe referencat që e paraqesin si Konsulle Nderi e Republikës së Kosovës. Ish-ministri Hoxhaj se për çfarë arsyesh është bërë emërimi dhe nga kush i është sugjeruar, por nuk është përgjigjur. 

Departamenti i Drejtësisë në SHBA, në fund të janarit publikoi mbi 3.5 milionë dokumente që lidhen me Epstein. Në të dy e-mailat figuronte edhe emri i Rajadarasri Jayankura që prezantohet si princesha nga Tajlanda ose konsullja e nderit e Kosovës.

Pacolli ka thënë se Jayankura ka dhënë kontribut të madh në promovimin e Kosovës, duke ndihmuar në procesin e njohjeve nga vende si Tajlanda, Bangladeshi, Malajzia dhe Singapori.  “Ajo është angazhuar fuqishëm për Kosovën, veçanërisht në aspektin logjistik të delegacioneve të Kosovës gjatë vizitave në Nju Jork. Çdo mohim i kontributit te saj do te ishte një mosmirënjohje e radhës, ashtu siç është krijuar imazhi për ne. Zonja Luang ka qenë dhe mbetet një mike e shkëlqyer e imja dhe jam shumë mirënjohës për atë që ka bërë për Kosovën. Zonjën Luang e kam propozuar unë në vitin 2012 për Konzulle nderi. Nuk më kujtohet fakti se ajo nuk është konfirmuar nga ministria e jashtme e Tajlandës”, ka thënë Pacolli.

Sa i përket takimeve të saj me Epstein, Pacolli ka thënë se në atë kohë kur mund të kenë ekzistuar këto kontakte, askush nuk mund ta parashikonte natyrën e vërtetë të veprimeve të tij. Ka shprehur bindjen se përpjekja e saj ka pasur për qëllim krijimin e lidhjeve me liderë të shteteve të ndryshme në funksion të njohjeve për Kosovën. Në një e-mail që ka pranuar Epstein nga një adresë e redaktuar, flitet për Jayankuran.

Aty dikush i thotë financierit amerikan të akuzuar për abuzim seksual të fëmijëve, se a po e shikon se si ajo mund të jetë e dobishme. Rajadarasri Jayankuran është pyetur për titullin e saj si Konsulle e Nderi dhe organizimet me një milion fëmijë, por nuk ka marrë përgjigje. Në një korrespodencë tjetër përmendet një makinë me emblemë të Kosovës anash, por fjalia nuk është e kuptueshme./Dosja.al

bexhet pacolli rajadarasri jayankura enver hoxhaj

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër