LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosja- Ç'gjeti Policia tek shtëpia e Dumanit në Fier, si reagoi e dashura kur e pa të plagosur

Përveç disa armëve, të cilat ishin edhe të modifikuara me shënjestër optike, kishin gjetur edhe dylbi nga Lituani; para dhe pazare të sapobëra.

20 Maj 2022, 13:34 Nga DOSJA
Dosja- Ç'gjeti Policia tek shtëpia e Dumanit në Fier, si
Nuredin Dumani

TIRANË- Në dosjen e plotë të SPAK të siguruar nga Dosja.al, efektivët e Policisë raportojnë gjithë çfarë kanë gjetur në apartamentin e marrë me qera nga Nuredin Dumani në Fier, ku edhe u arrestua. Përveç disa armëve, të cilat ishin edhe të modifikuara me shënjestër optike, kishin gjetur edhe dylbi nga Lituani; para dhe pazare të sapobëra. Në qese kishte ambalazhe dorezash kirurgjikale, katër doreza të përdorura, garza të ndotura me ngjyrë të kuqe si të gjakut, një ambalazh shiringe dhe një shiringë e përdorur, me shumë gjasa të përdorura për mjekimin e plagës në shpinën e Dumanit. Ndërkohë që në apartament ishte edhe e dashura e tij, Mirjeta Hajdini. Kjo e fundit tregon sesi erdhi nga Kosova për të takuar të dashurin e saj, duke shtuar se ishte Henrik Hoxhaj, ai që e mori te terminali i autobusëve të Tiranë dhe shkuan bashkë për në qytetin e Fierit sepse Arviti ndodhej aty. Arvit ajo quan Nuredin Dumanin me pretendimin se nuk e dinte identitetin e tij të vërtetë.

PJESË NGA BISEDA:

Nga procesverbali i përpiluar nga Forcat e Posaçme Shqiponja, është kapur në flagrancë shtetasi Henrik Hoxhaj, ku nga kontrolli fizik i këtij shtetasi është konstatuar një armë zjarri si “pistoletë” me mbishkrim me nr. ПC3158-1952 me krehër brenda i mbushur me 8 (tetë) copë fishekë. Nga këqyrja e banesës së shtetasit Nuredin Dumani rezultoi se, kjo banesë ndodhet në lagjen Apollonia në qytetin e Fierit, në katin e katër të një pallati 9 katësh dhe konkretisht hyrja numër 7 në pronësi të shtetasit Altin Kule. Brenda në banesë, para hyrjes së dhomës së gjumit u gjetën dy qese të mbushura me kartopeceta disa prej tyre të lagura dhe të gjitha të ndotura me një lëndë të kuqe si ato të gjakut. Pas qeseve u gjet një bluzë pambuku me ngjyrë të errët me mbishkrim “Nike” e cila në pjesën e pasme ka dëmtime rrethore. Nga këqyrja në brendësi e dhomës së gjumit, në anën e majtë të kokës së krevatit mbi një pupë u gjet një çantë me thurje fije plastike ngjyrë të bardhë, blu dhe rozë, në brendësi të kësaj çantë u gjet një armë zjarri e llojit automatik të stampuar në anën e majtë të trupit nr.2009684 dhe kapaku i tytës me nr.2155. Kjo armë është e pajisur me shënjestër optike. Ngjitur me pupën ku është gjetur qesja e mësipërme është gjetur një çantë meshini ngjyrë e zezë e markës LuisViton, dhe brenda saj një krehër arme zjarri si ato që përdoren nga automatikët model 56 kalibër 7.62 me fishekë brenda. Po në këtë çantë u gjetën 9 fishekë model 54 kalibër 7.62mm, një palë doreza gjysmë në pjesën e gishtave. Më xhepin e kësaj çante janë gjetur disa medikamente mjekësore. Gjithashtu është gjetur një çantë adiddas ngjyrë gri ku brenda saj ndodhet një telefon markës “blackberry” me ngjyrë të zezë dhe i fikur. Këqyrja ka vijuar te këndi i kuzhinës, ku tek tavolina e ngrënies është gjetur një telefon i markës “Iphone”, me ngjyrë të verdhë nga mbrapa, telefoni është në gjendje të ndezur dhe me kod sigurie dhe kishte të instaluar kartën e kompanisë “One”. Një telefon tjetër i markës Samsung S9, i zi, i ndezur dhe me kod sigurie. Në tavolinë është gjetur një çantë e zezë me rrip dhe brenda saj një palë dylbi, një karikues dhe një bateri për dylbitë. Këto dylbi kanë numër serie 9045494 dhe mbishkrimin “PULSAR, LRFXP5077410 MADE IN LITHUANIA”. Në sallonin e ndenjës mbi një tavolinë të vogël xhami, janë gjetur një palë dylbi të zeza me mbishkrim “CHAMPION 10X50 FIELD 5*NO.G.2003”. Në sallon mbi divan është gjetur një çantë krahu ku brenda së cilës kishte një pasaportë, lëshuar nga shteti Kosovës, me numër ‘PO1221299’ në emër të Valentina Hajdini, një leje drejtimi në emër të Valentina Hajdini lëshuar nga shteti Kosovës, një letërnjoftim lëshuar nga shteti Kosovës në emër të Mirjetë Hajdini, një kartë memorie e markës Kingston, si dhe dy mini kartë memorie, njëra “sandisk” 2GB dhe tjetra “kingston” 4GB. Në një xhep të portofolit janë gjetur 18 copë kartëmonedha me prerje 50 Euro. Mbi tavolinën e ngrënies në një cep të saj është gjetur një qese plastmasë e bardhë me mbishkrimin “big” ku brenda saj kishte ambalazhe dorezash kirurgjikale, katër doreza të përdorura, garza të ndotura me ngjyrë të kuqe si të gjakut, një ambalazh shiringe dhe një shiringë e përdorur. Nga përpunimi me pluhur daktiloskopik i objekteve të ndryshme nuk u përfituan gjurmë papilare.

Nga këqyrja e automjetit me targë AA560VN, e markës Mercedes Benz, me ngjyrë të gri, janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri model BUL M-5 me nr trupi BL32258 Made in Izrael me një krehër në folenë e saj me 16 fishekë kalibër 10mm, ku prej tyre 14 janë me numër markerovi SIG 40 S&M, 1 me numër NNY40S&Ë dhe 1 me numër PPU40S&Ë. Gjithashtu një karikator tjetër arme zjarri me 16 fishekë kalibër 10 mm, 2 me numër markerov SIG 40S&Ë, 7 me numër Nny40 & Ë dhe 7 me numër PPU40S& Ë. Një karikator arme zjarri me 16 fishekë kalibër 10 mm, 2 me numër markerov SIG 40S&Ë, 7 me numër Nny40&Ë dhe 7 me numër PPU40S&Ë, shtatë bishta cigare PHILIP MORRIS të përdorur, një kontratë qiraje automjeti e datës 20.09.2021 në emër të shtetasit Jani Skimbis, 33(tridhjetë e tre) kartëmonedha prerje 50 euro, në shumë të përgjithshme 1650 euro, një leje drejtimi ne emër te Henrik Hoxhaj me nr. A9401101I-2, Një pasaportë në emër të shtetasit Henrik Hoxha me numër I20701099K, dy thika metalike. Një jelek ngjyrë blu me mbishkrimin HUGO BOSS dhe një pulovër me zinxhir me ngjyrë të zeze me mbishkrimin HUGO të dyja të dëmtuara në pjesën e pasme, si dhe disa objekte të tjera për përpunime në kushte laboratorike.

Shtetasja Mirjetë Hajdini ka deklaruar mbi rrethanat e njohjes me shtetasin Nuredin Dumani, marrëdhënien e krijuar me të, faktin që ky shtetas i është prezantuar me emrin Arvit Spahiu, rrethanën që Arviti mbante armë me vete, faktin se kanë bashkëjetuar në Gjilan, Kosovë, Arviti i ka thënë që të vinte në Tiranë. Më tej ajo ka shpjeguar se:..... mbërriti në stacion erdhi dhe e mori “Kushoja”, të cilin dje mori vesh që e quanin Henrik pasi nuk e dinte emrin. Henriku e mori te terminali i autobusëve të Tiranë dhe shkuan për në qytetin e Fierit sepse Arviti ndodhej aty. Dhe Henriku e çoi tek një pallat, në katin e katërt dhe atje takon Arvitin. Është i njëjti pallat ku u gjet dhe Arviti dje. Ajo sqaron se nuk kish dijeni që Arviti quhej Nuredin Dumani dhe që kishte probleme me drejtësinë në Shqipëri. Në datë 29.03.2022, Arviti u zgjua rreth orës 08:00 në mëngjes dhe i tha se do dilte me Henrikun. Pasi Arviti kishte gati 5 minuta që kishte dalë, erdhi Henriku dhe i tha të zbriste pak se duhet të merrte diçka. Mirjeta zbrita poshtë dhe Arviti ndodhej në një makinë ngjyrë gri, të vogël dhe Arviti me Henriku hapën bagazhin e makinës, nxorën një armë zjarri ngjyrë të zezë, e futën në një qese ngjyrë blu dhe ia dhanë në dorë dhe Arviti i tha shko çoje tek dhoma sepse do dalë me kushon. Sqaron se arma që i dhanë ishte e madhe, jo si arma që Arviti kishte pas mbajtur gjithmonë por goxha më e madhe se ajo. Armën e mori dhe e çon tek dhoma në banesë, kurse Arviti dhe Henriku u larguan me makinë. Po kështu, nga organi procedues janë administruar edhe deklarimet e shtetasve të tjerë.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve