Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas hetimit, dyshohet se bëhet fjalë për një vlerë prej mbi 950 mijë euro. Ndërsa një tjetër faturë e gjetur mbi disa arka druri me shishe vere e shampanje në garazhin e vilës tjetër të Agasit në Qerret të Durrësit, ka çuar hetuesit në zbulimin e furnizuesit të pijeve të shtrenjta. Këto pije të vinin në Shqipëri me postën e shpejtë dhe të kushtueshme DHL.
TIRANË- Në dosjen hetimore të AKSHI-t zbulohet se Ergys Agasi nuk ka paguar asnjë qindarkë për verërat e shtrenjta që janë gjetura në kantinën që kishte në vilën e tij në mjediset e “Equos Resort”. Sipas dosjes, Agasi i kishte marrë verat si shpërblimi që kompanitë Soft & Solution shpk e Ermal Beqirit; Fastech shpk e Andis Papës, First shpk e Gëzim Hoxhës dhe shoqëritë e tjera të lidhura me to, kishin fituar tendera nga AKSHI.
Sipas hetimit, dyshohet se bëhet fjalë për një vlerë prej mbi 950 mijë euro. Ndërsa një tjetër faturë e gjetur mbi disa arka druri me shishe vere e shampanje në garazhin e vilës tjetër të Agasit në Qerret të Durrësit, ka çuar hetuesit në zbulimin e furnizuesit të pijeve të shtrenjta. Këto pije të vinin në Shqipëri me postën e shpejtë dhe të kushtueshme DHL.
Fatura ishte në emrin e shoqërisë "Fast & Fresh'", në pronësi të Andis Papës, pronar edhe i Fastech shpk, kompani e cila fitonte tendera te AKSHI.
"Vetëm për periudhën Tetor 2024 - Nëntor 2025, "Fast & Fresh” kishte importuar pije në vlerën totale 1.130.265 Euro dhe për periudhën Nëntor 2024 - Dhjetor 2025 ky subjekt ka faturuar blerje ndaj “Fastech” shpk dhe "Soft & Solution" shpk shumën prej 94.423.883 lekë (ose mbi 950 mijë euro me kursin aktual)," thuhet në dosje.
Gjatë kontrollit në ambientet e "Equos Resort”, pra në ambientin e poshtëm të vilës së Agasit, u konstatua një numër i lartë pijesh alkoolike, verë e kuqe, të cilat janë të ngjashme me ato të evidentuara nga këqyrja e praktikave doganore për llogari të subjektit "Fast & Fresh", në pronësi të shtetasit Andis Papa.
Por sipas dosjes, afro 600 shishet e verëra që u gjetën në vilën e Agasit, u zhdukën, pasi prokurorët ia lanë për detyrë Doganës që të bllokonte mallin i cili ishte pa pullë fiskale. Në dosje thuhet se këto produkte janë paguar dhe porositur për llogari të të hetuarit Ergys Agasi, janë konfirmuar dhe nga shpjegimet e të hetuarit Andis Papa, sipas të cilit verërat e shtrenjta të importuara nga kompania e tij “kryesisht kanë qenë porosi të shtetases Arjola Kormani”, administratore e Soft&Solution, në pronësi të Ermal Beqirit.
Pjesë nga dosja:
Pepa i ka treguar hetuesve se, porositë i bënte direkt ajo por, në emrin e shoqërisë Fast & Fresh. Pagesat për këto produkte, bëheshin në këtë formë, pra ajo bënte porosinë, mua më vinte fatura nga shitësi dhe unë bëja pagesën me bankë nëpërmjet Union Bank. Më pas, Arjola i paguante verërat në varësi të likuiditetit, kishte dhe raste që lekët vinin nga shoqëria Soft & Solution, paraprakisht, me bankë dhe më pas kaluam në pagesa kesh. Kur nuk kishte mundësi, ajo sillte dhe lekët kesh, në formën e paradhënies. Dua gjithashtu të sqaroj se shoqërisë Soft & Solution nuk i kemi shitur verëra me fitim, por gjithnjë me vlerën që i bleja, ky fakt edhe për shkak të bashkëpunimit dhe njohjes me Ermal Beqirin./Dosja.al
foto ilustruese SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Mësohet, se një 27-vjeçare ka humb...
Ergys Agasi TIRANË- Detaje janë zbuluar nga dosja hetimore e AKSHI-t. Në dosje thuhet, se një seri transaksionesh mes viteve 2023 ...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nisur sot një aksion në disa 'Call Center-a' në Tiranë. Burime për Dosja.al, b&...
foto ilustruese DURRËS- Kreu i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Ilir Ngresi, ka dhënë sot dorëheqjen nga detyr...
foto ilustruese DURRËS- Serian Mazreku është emëruar drejtor i burgut të Durrësit, duke marrë kështu drejtimi...
Laert Haxhiu TIRANË- Seanca e radhës e procesit gjyqësor ndaj Laert Haxhiut u zhvillua këtë të mërkurë. Gjatë ...
TIRANË- Mes dhjetëra pasurive të sekuestruara 1 ditë më parë nga prokuroria e Posaçme SPAK, është dhe një ...
TIRANË- Policia e Shtetit ka zbarkuar sot në ambientet e Equos Resort, ku po zbatohet një vendim për sekuestrimin e pasurive te Ergys...
foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend, duke rritur çmimin e naf...
Endri Goxhaj TEPELENË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e 30-vjeçarit Endri Goxhaj, mbrëmjen e së martë...