Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Pas pretencës pritet të dëgjohen edhe konkluzionet e palës mbrojtëse, para se GJKKO të shpallë verdiktin përfundimtar. Në këtë pjesë të çështjes, të pandehurit kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar, procedurë që sjell ulje të dënimit me një të tretën e tij.
TIRANË- SPAK ka dhënë pretencën për një nga fraksionet e dosjes “Revanshi”, që lidhet me akuza për sigurim kushtesh për kryerje vrasjeje. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar për Astrit Avdylin dënimi me 15 vite burg, i cili reduktohet në 10 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Për të pandehurin Emiljano Shullazi u kërkuan 15 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbresin 10 vite. Ndërsa, për Naim Stafukën u kërkuan 9 vite burg me gjykim të shkurtuar në 6 vite burg dhe për Blerim Abazin 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj burg.
Pas pretencës pritet të dëgjohen edhe konkluzionet e palës mbrojtëse, para se GJKKO të shpallë verdiktin përfundimtar. Në këtë pjesë të çështjes, të pandehurit kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar, procedurë që sjell ulje të dënimit me një të tretën e tij.
Në pretencën e shpallur, SPAK ka kërkuar:
Astrit Avdyli – 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite
Emiljano Shullazi – 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite
Naim Stafuka – 9 vite burg, zbret në 6 vite
Blerim Abazi – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite
Besian Xhixha – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite
Enver Diva – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite
Robert Laçi – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite
Gjergj Cukali – 10.6 vite burg, zbret në 7 vite
Viktor Imeraj – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite
Satilno Basho – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite
Miri Bruli – 9 vite burg, zbret në 6 vite
Xhelal Rraja – 9 vite burg, zbret në 6 vite
Operacioni "Revanshi"
Sipas njoftimit zyrtar të SPAK në maj 2024 janë goditur 7 grupe të strukturuara kriminale dhe u firmosën 50 urdhër arreste për bosë të krimit dhe anëtarë të grupeve të tyre kriminale. Gjithashtu janë sekuestruar pasuri me vlerë 4.5 milionë euro, ku përfshihen bizhuteri dhe ora të shtrenjta, flori, euro cash, armë zjarri, automjete luksoze të blinduara, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.
Sipas SPAK, në qendër të grupeve kriminale ishte ai i të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili ishte në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga ish-deputet Arben Ndoka. Bëhet me dije se në zonën e Fushë-Krujës vepronte grupi i Durim Bamit i cili ishte në konflikt të hapur me grupin e Martinajt dhe Ndokës. Grupi i Bamit bëri aleancë me një grup kundërshtar të Martinajt që drejtohet nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Martinajt dhe Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.
Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë në realizimin e vrasjes së Durim Bamit. Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga Edison Reçi. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit. Nga njoftimi i SPAK është evidentuar dhe përfshirja në ngjarjet kriminale edhe një ish-deputeti, Arben Ndoka, katër punonjës policie; drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, efektivët e RENEA-S, Altin Morina dhe efektivi me iniciale A.P,.
Sipas SPAK, Mitri së bashku me ish-punonjësin e policisë kufitare Klodjan Shahini dhe persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në qarkun e Lezhës. Gjithashtu së bashku me Preng Gjinin, aktualisht në arrest për një hetim tjetër, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në Lezhë. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit i njohur ndryshe me pseudonimin Visi i Pojës./Dosja.al
Makina e gjetur LEZHA- Policia ka gjetur një automjet tip Audi A4, i cili dyshohet se është përdorur nga vrasësit e çi...
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me dy vjet burgim Sllobodan Radenkoviqin, për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it d...
Foto ilustruse POGRADEC- Një vajzë 5-vjeçare është dërguar për mjekim me urgjencë në spitalin e Pograde...
POGRADEC- Një vajzë e mitur është dërguar për mjekim me urgjencë në spitalin e Pogradecit ditën e djeshme pasi u ...
Foto ilustruse SARANDA- Policia ka shpallur në kërkim Edmond Abazin, pasi ka plagosur me thikë 26-vjecarin, Enkel Dano. Ai ësht&eu...
Pamje nga vendngjarja VLORA- Një zjarr ka përfshirë ullishtet e zonës së Panajasë, përgjatë autostr...
Foto ilustruse LEZHA- Një ngjarje tragjike është parandaluar ditën e sotme nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për K...
bashkia e tiranes TIRANË- Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, njoftoi nisjen e një procesi t&e...
Eksporti dhe kalimi transit i mbetjeve pritet të bëhet në bazë të një sistemi të ri gjurmimi dhe monitorimi ose të pak...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar sot prova shtesë për dosjen SASPAC. Mësohet se SPAK i ka të përf...