31 Maj 2026, 11:29
Nga D/S

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në GJKKO pretencën për pesë të pandehur të përfshirë në një nga fraksionet e dosjes "Revanshi". SPAK ka kërkuar në total 56 vite burg, dënime të cilat reduktohen automatikisht për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar.
Vëmendjen kryesore në këtë kërkesë e marrin familjarët e ish-deputetit socialist Eduard Ndreca. Për vëllain e tij, Armando Ndrecën, SPAK ka kërkuar dënimin më të lartë prej 15 vitesh burg, ndërsa për djalin e xhaxhait, Elvis Ndrecën, kërkohen 9 vite.
Ndërkohë, ish-efektivi i RENEA-s, Adrian Pikli, rrezikon përfundimisht 7 vite burg. Për dy të pandehurit e tjerë, Deivis Bajramaj dhe Edison Muçeku, prokuroria ka kërkuar respektivisht 8 dhe 6 vite burgim.
Operacioni "Revanshi"
Sipas njoftimit zyrtar të SPAK në maj 2024 janë goditur 7 grupe të strukturuara kriminale dhe u firmosën 50 urdhër arreste për bosë të krimit dhe anëtarë të grupeve të tyre kriminale. Gjithashtu janë sekuestruar pasuri me vlerë 4.5 milionë euro, ku përfshihen bizhuteri dhe ora të shtrenjta, flori, euro cash, armë zjarri, automjete luksoze të blinduara, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.
Sipas SPAK, në qendër të grupeve kriminale ishte ai i të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili ishte në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga ish-deputet Arben Ndoka. Bëhet me dije se në zonën e Fushë-Krujës vepronte grupi i Durim Bamit i cili ishte në konflikt të hapur me grupin e Martinajt dhe Ndokës. Grupi i Bamit bëri aleancë me një grup kundërshtar të Martinajt që drejtohet nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Martinajt dhe Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.
Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë në realizimin e vrasjes së Durim Bamit. Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga Edison Reçi. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit. Nga njoftimi i SPAK është evidentuar dhe përfshirja në ngjarjet kriminale edhe një ish-deputeti, Arben Ndoka, katër punonjës policie; drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, efektivët e RENEA-S, Altin Morina dhe efektivi me iniciale A.P,.
Sipas SPAK, Mitri së bashku me ish-punonjësin e policisë kufitare Klodjan Shahini dhe persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në qarkun e Lezhës. Gjithashtu së bashku me Preng Gjinin, aktualisht në arrest për një hetim tjetër, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në Lezhë. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit i njohur ndryshe me pseudonimin Visi i Pojës./Dosja.al
dosja revanshi spak
Aktualitet
31 Maj 2026, 11:19
D.S
TIRANË- Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në kryeqytet, duke ...
Aktualitet
31 Maj 2026, 10:59
D.S
Avokati i Popullit
TIRANË- Institucioni i Avokatit të Popullit ka vazhduar hetimin kryesisht për ngjarjet në Zvërnec, ku u sh...
Aktualitet
31 Maj 2026, 10:38
D.S
TIRANË- Një qytetar në rrjetin social "TikTok" ka ndezur një valë reagimesh me batuten e tij ndaj kryeministrit Rama.
Me nj&eu...
Aktualitet
31 Maj 2026, 10:27
D.S
Zvërnec
VLORË- Kompania e cila ka marrë përsipër projektin në Zvernec ka reaguar pas arrestimit të rojes private. Në...
Aktualitet
31 Maj 2026, 09:27
D.S
foto nga aksidenti
FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnje-Fier, pranë rret...
Aktualitet
31 Maj 2026, 09:01
D.S
foto nga protesta
VLORË- Pas pezullimit të drejtorit të Policisë së Vlorës, Elidon Çela, kryepolici Skënder Hita ...
Aktualitet
31 Maj 2026, 08:26
D.S
TIRANË- Sot vendi ynë do të karakterizohet nga një mot kryesisht i qëndrueshëm dhe i kthjellët. Gjatë mesditës dh...
Aktualitet
30 Maj 2026, 23:34
VLORË- Një prej rojeve private të përfshira në dhunimin dhe marrjen zvarrë të protestuesit në Zvërnec ësht&e...
Aktualitet
30 Maj 2026, 22:56
D.S
PEJË- Magjistarët kanë ekzistuar gjithmonë, e një e tillë është edhe një grua me dy identitete, që po b...
Aktualitet
30 Maj 2026, 22:39
D.S
DURRËS- Prej tre javësh Piranjat kanë sjellë rrëfimn e 4 nënave nga qyteti i Durrësit të cilat të alarmuara ...