Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ndërkohë, uniformat blu kanë vënë në pranga Gerald Bibën, punonjësin e shoqërisë private të sigurisë që dhunoi fizikisht një qytetar gjatë protestës së djeshme në kantierin e Zvërnecit.
VLORË- Pas pezullimit të drejtorit të Policisë së Vlorës, Elidon Çela, kryepolici Skënder Hita ka urdhëruar nisjen e një hetimi të thellë për të gjithë zinxhirin komandues të policisë lokale.
Ndërkohë, uniformat blu kanë vënë në pranga Gerald Bibën, punonjësin e shoqërisë private të sigurisë që dhunoi fizikisht një qytetar gjatë protestës së djeshme në kantierin e Zvërnecit. Po ashtu, në proces verifikimi janë edhe dy roje të tjera që dyshohet se ndihmuan autorin.
Nga ana tjetër, ka reaguar edhe kompania “Zvërnec South Adriatic Development”. Përmes një deklarate, ajo sqaroi se prona është plotësisht e hipotekuar dhe mbrojti projektin prej 4 miliardë eurosh, duke theksuar se ai do të hapë 10 mijë vende të reja pune.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit:
"Identifikohet, kapet dhe arrestohet punonjësi i shoqërisë private të sigurisë së kantierit që goditi me grusht shtetasin E. S. Ndërkohë, nis hetimi disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të DVP Vlorë.
Menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike ku shfaqet një punonjës i shoqërisë private të sigurisë duke goditur me grusht shtetasin E. S., Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi ngritjen e një grupi të posaçëm hetimor për të analizuar dhe hetuar të gjitha veprimet e ndodhura gjatë tubimit të zhvilluar më datë 30.05.2026 nga banorë të fshatit Zvërnec, në vendin e quajtur “Portonovë”.
Në vijim të veprimeve hetimore, u bë identifikimi dhe shoqërimi i punonjësit të shoqërisë private të sigurisë, shtetasit G. B., 32 vjeç, banues në Durrës, i cili, në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestua në flagrancë, i dyshuar për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Plagosja e lehtë me dashje".
Ky shtetas ka goditur me grusht shtetasin E. S. dhe më pas, në bashkëpunim me shtetasit A. G. dhe G. V. (të dy të proceduar penalisht), e kanë tërhequr me forcë drejt vendit të rezervuar për rojet, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.
Ndërkohë, paralelisht me veprimet hetimore, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershme të hetimit disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të DVP Vlorë, në lidhje me masat dhe menaxhimin e tubimit të zhvilluar ditën e djeshme.
Policia e Shtetit është e vendosur të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, të garantojë sigurinë e jetës dhe të pronës, si dhe të ndëshkojë çdo punonjës policie që neglizhon detyrën apo abuzon me të.",njofton policia./Dosja.al
TIRANË- Sot vendi ynë do të karakterizohet nga një mot kryesisht i qëndrueshëm dhe i kthjellët. Gjatë mesditës dh...
VLORË- Një prej rojeve private të përfshira në dhunimin dhe marrjen zvarrë të protestuesit në Zvërnec ësht&e...
PEJË- Magjistarët kanë ekzistuar gjithmonë, e një e tillë është edhe një grua me dy identitete, që po b...
DURRËS- Prej tre javësh Piranjat kanë sjellë rrëfimn e 4 nënave nga qyteti i Durrësit të cilat të alarmuara ...
TIRANË- Një javë më parë “Piranjat” publikuan historinë e 54-vjeçarit dibran, Fatmir Lakushi, i cili n&e...
DURRËS- Skandali i zhytjes së pallateve në projektin “Durrës Marina” po thellohet çdo ditë e më shum&eum...
TIRANË- Bumi i ndërtimeve dhe ngritja e pandalshme e kullave në Tiranë kanë ngritur prej kohësh pikëpyetje mbi burimin...
foto ilustruese LUSHNJË- Policia e Lushnjës ka reaguar pas plagosjes me thikë të 40-vjeçarit nga një i...
foto nga vengjarja LUSHNJË- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me thikë pasditen e sotme në fshatin Golem të Lushnjes...
foto ilustruese LUSHNJË- Një sherr me thika ka përfunduar me një të plagosur rëndë pasditen e sotme në fshatin...