Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Pas këtij investimi, 32-vjeçar asokohe Fatmiri u largua sërish në emigrim dhe kur u kthye nga Kanadaja në vitin 2009, plotësoi letra për rrethim prone, por aty topografi i tha që nuk ishte ajo prona e tij në certifikatë, por një pronë më poshtë

TIRANË- Një javë më parë “Piranjat” publikuan historinë e 54-vjeçarit dibran, Fatmir Lakushi, i cili në vitin 2004 bleu në zonën e Shkallnurit një sipërfaqe toke 300 m2, për vlerën 33 milionë lekë të vjetra. Pa e menduar se kjo pronë do të bëhej shumë shpejt një mollë sherri mes tij dhe familjes së Muhamet Hersit, zotërisë që ia shiti asokohe, dhe që sot nuk jeton më.
Pas këtij investimi, 32-vjeçar asokohe Fatmiri u largua sërish në emigrim dhe kur u kthye nga Kanadaja në vitin 2009, plotësoi letra për rrethim prone, por aty topografi i tha që nuk ishte ajo prona e tij në certifikatë, por një pronë më poshtë. Dhe aty në vitin 2009 kishte përfunduar ndërtimi i një vile 3-katëshe me papafingo.
Kjo banesë kishte zaptuar plot 100 m2 të tokës që Fatmiri kishte blerë. Institucionet përkatëse vendosën prishjen e objektit, por për shumë arsye ky vendim nuk u zbatua asnjëherë dhe shtëpia jo vetëm që nuk u prish, por në vitin 2016 me firmë të drejtorit asokohe Flamur Gjuzi, u legalizua e më pas zonja Sofije Hersi u pajis edhe me certifikatë pronësie.
Në një komunikim me gazetarin Freard Rista, ish-drejtori i ALUIZNI-t, Flamur Gjuzi, pretendoi se ka zbatuar detyrën pasi shkresat për moslegalizimin dhe më pas prishjen e objektit nuk janë depozituar asnjëherë në zyrën e ALUIZNI-t. Me mburrje, Gjuzi tha para gazetarit Rista, se në atë periudhë ka bërë plot 30 mijë legalizime, për të cilat ju kujtojmë se më 24 shtator 2019, zëvendës drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Lusiena Kola u arrestua, ndërsa vetë z.Gjuzi u shpall në kërkim, pasi kishte dyshime të forta se në bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë, kishin shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme, kryesisht në bregdet. Për zëvendës drejtoreshën Lusiena Kola prokuroria asokohe kërkoi “arrest me burg”, por Gjykata vendosi detyrim paraqitje, ndërsa z.Gjuzi, i fshehur një Zot e di se ku, iu mbush mendja e në mars të vitit 2020, pas 6 muajsh në arrati, vetëdorëzohet në Policinë e Durrësit dhe Gjykata i caktoi masën “arrest shtëpie”.
Por problemet e z.Gjuzi nuk mbarojnë këtu. Në redaksinë e emisionit “Piranjat” mbërriti një denoncim nga një qytetar anonim i zonës së Xhafzotajt, i cili na informoi se aty ka blerë shumë prona z.Gjuzi, por nuk i ka regjistruar në emër të tij, dhe jo vetëm kaq, por ka nisur të sheshojë tokën me dhe dhe inerte, të cilat dyshohet se merren në Portin e Durrësit. Lidhur me këtë fakt, z.Gjuzi mohoi gjithçka, madje u bë tepër agresiv, duke kërkuar të largojë kamerën dhe mikrofonin.
Ai mohoi që të ishte prona e tij, madje na siguroi që me një grup inspektimi do të niseshim për të verifikuar gjithçka, por nuk e mbajti premtimin. Ai pretendoi se ato prona mund të jenë në emër të familjarëve të tij, një skemë e njohur kamoflimi pasurish për ata që ushtrojnë funksione publike./Piranjat.al
DURRËS- Skandali i zhytjes së pallateve në projektin “Durrës Marina” po thellohet çdo ditë e më shum&eum...
TIRANË- Bumi i ndërtimeve dhe ngritja e pandalshme e kullave në Tiranë kanë ngritur prej kohësh pikëpyetje mbi burimin...
foto ilustruese LUSHNJË- Policia e Lushnjës ka reaguar pas plagosjes me thikë të 40-vjeçarit nga një i...
foto nga vengjarja LUSHNJË- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me thikë pasditen e sotme në fshatin Golem të Lushnjes...
foto ilustruese LUSHNJË- Një sherr me thika ka përfunduar me një të plagosur rëndë pasditen e sotme në fshatin...
TIRANË - Tensionet e sotme në Zvërnec, ku banorët protestuan për pronat në zonën ku po ndërtohet, kanë sjell...
Policia Korçë KORÇË- Një konflikt i midis dy personave ka degraduar në dhunë fizike dhe përdorimin e arm&e...
KORÇË- Një i ri nga Korça ka përfunduar në spitalin rajonal me plagë të rënda në bark, të shka...
VLORË- Policia e Vlorës ka reaguar zyrtarisht pas protestës kaotike sot në Zvërnec, duke sqaruar dinamikën e ngjarjes. Sipa...
TIRANË- Një përgjim ambiental i datës 24 korrik 2024, i kryer nga skuadrat operacionale të Prokurorisë së Barit, hedh drit&...