LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosja- Tenderi 1.3 mln$ për projektet artistike, a po heton SPAK-u Ministrinë e Kulturës?

Shkelje procedurash, favorizim dhe paracaktim OJF-sh ose individësh që janë shpallur fitues dhe fallsifikim dokumentesh – sidomos këto e kanë shkatërruar procesin e ndarjes së përdorimit të parave publike, duke rikonfirmuar shqetësimin e shtuar brenda dhe jashtë Shqipërisë për instalimin e korrupsionit dhe vjedhjes së fondeve publike.

12 Qershor 2022, 11:11 Nga Dosja.al
Dosja- Tenderi 1.3 mln$ për projektet artistike, a po heton SPAK-u
SPAK

Ministrja e Kulturës Elva Margariti shikohet si e para anëtare e qeverisë, të cilën siç ka paralajmëruar vetë kryeministri Edi Rama “do ta kapi për veshi dhe do ja dorëzojë SPAK-ut”. Zonja Margariti është futur në telashe shumë të mëdha nga tenderi me fondin publik 1.3 milion dollarë, ose 140.364.600 Lekë, akorduar nga buxheti i shtetit për projektet kulturore të vitit 2022.

Shkelje procedurash, favorizim dhe paracaktim OJF-sh ose individësh që janë shpallur fitues dhe fallsifikim dokumentesh – sidomos këto e kanë shkatërruar procesin e ndarjes së përdorimit të parave publike, duke rikonfirmuar shqetësimin e shtuar brenda dhe jashtë Shqipërisë për instalimin e korrupsionit dhe vjedhjes së fondeve publike.

Fallsifikim në procedurë

Thirrja për projektet kulturore të vitit 2022 është shoqëruar që në fillim me shkelje procedurash. Dosja.al po e monitoron procesin që nga fundi i vitit 2021, kur në faqen zyrtare online të Ministrisë së Kulturës u shpall Thirrja për projekte drejtuar OJF-ve dhe individëve. Dosja.al ka denoncuar dhe fallsifikimin që ka bërë zyra e IT-së së Ministrisë (sigurisht e urdhëruar nga eprorët), kur ka publikuar një njoftim për shtyrjen e shpalljes së projekteve fituese. Njoftimi u vendos sikur ishte shkarkuar në website më datë 31 janar 2022, por në fakt publikimi është bërë më datë 4 shkurt 2022.

Në kohët e sotme, ky manovrim që ka bërë Ministria është lehtësisht i verifikueshëm. Edhe pas disa viteve gjurma e fallsifikimit nuk fshihet, dhe autori (autorët) do të mbajnë përgjegjësi penale, pasi kanë ndërhyrë në një procedurë përdorimi të fondeve publike.

Nuk zbatohet ligji për të drejtën e informimit

Dosja.al ka kërkuar prej 4 muajsh nga Ministria sqarime për këtë tender (kërkesa zyrtare mban datën 14 shkurt 2022 dhe është regjistruar me nr. 425172), si dhe për aspekte të tjera proceduriale.

Dosja.al në kërkesën zyrtare (për të cilën ka vënë në dijeni dhe Komisionerin për të Drejtën e Informimit) ka drejtuar 4 pyetje konkrete, për të cilat, ende tani pas 4 muajve nuk ka marrë përgjigje konkrete.

Ministria e Kulturës ndoqi stilin e disa institucioneve publike që për kërkesat për informacion gjithmonë japin përgjigje, thjesht sa për të thënë, që t’i shpëtojnë kërkesave të ligjit për të drejtën e informimit. Kështu veproi dhe Ministria e Kulturës, kur në përgjigjen e saj ose kishte informacion që nuk i ishte kërkuar fare, ose i duhej ende kohë për përgjigje për një pjesë të informacionit, me shpjegimin se “ka çështje në proces”.

Nga 2 marsi 2022, kur mbërriti kjo e ashtuquajtur përgjigje dhe ende deri më sot nuk ka informacion nga Ministria e Kulturës, pavarësisht se Dosja.al i ka dërguar periodikisht mesazhe ministres se duhet të zbatojë ligjin për të drejtë e informimit.

Ministria nuk pranon të bëjë transparente shpërndarjen gjeografike të projekteve fituese. OJF-të dhe individët nga cila bashki janë? Ku janë shpërndarë fondet publike? Sigurisht që mes fituesve ka OJF dhe individë që e meritojnë marrjen e fondeve. Por në listë janë dhe nga ata që fitojnë çdo vit para për projekte, madje ata rrëmbejnë “pjesën e luanit”, me buxhete të fryra dhe jorealiste.

Harta e fituesve të Thirrjes për projekte 2022 ngjan si një hartë elektorale, ku janë lënë pas dore, ose ju janë akorduar “thërrime” disa prej bashkive. Ndaj dhe Ministria nuk i përgjigjet ende Dosja.al se ku konkretisht janë shpërndarë 1.3 milion dollarët.

Nuk po i përgjigjet ende se sa fonde kanë marrë konkretisht fituesit, duke fshehur mekanizmin e favorizimit dhe dispropocionit për fituesit “e rregullt” të parave publike.

Tender pa procedurë shqyrtimi të ankesave

Ka pasur subjekte konkurruese që kanë bërë ankesë për vlerësimin e Kolegjiumit të Ministrisë. Por procesi i ankimimit ka qenë i paparashikuar në udhëzuesin e Thirrjes për projekte 2022. Nuk ka qenë parashikuar as afati kohor për bërjen e ankesës, as afati kohor për shqyrtimin e ankesës.

Kjo magësi ka injoruar ankesat ose i ka dhënë kompetenca jo ligjore Kolegjiumit që vlerësonte projektet. Që do të thotë se Kolegjiumi hartoi listën e fituesve, dhe po Kolegjiumi shqyrtonte pretendimet e atyre që kishin ankesë për rezultatin.

Në udhëzimin e Thirrjes për projekte nuk kishte të parashikuar asnjë mënyrë vlerësimi për projektet e paraqitura nga OJF-të dhe individët. Nuk kishte asnjë sistem pikëzimi, që e bënte konkret nivelin e suksesit ose të mossuksesit të një projekt propozimi të ofruar. Që nuk bënte dallim për projektet, duke mos i rankuar nga i para te e fundit.

Këto elementë kanë sjellë favorizim dhe paracaktim të disa prej fituesve të Thirrjes 2022. Këtë amulli po shfrytëzon Ministria e Kulturës që të përligji një proces të kompromentuar, Ndaj dhe po injorohet kërkesa e Dosja.al për informacion dhe transparencë.

Ne ja kemi bërë të qartë znj. Margariti në mesazhet që i kemi dërguar periodikisht se: “Ju dhe administrata që drejtoni ka detyrë të zbatojë ligjin, jo për një fond 1.3 milion dollarë, por dhe për 130 dollarë, sepse në përdorimin e këtyre fondeve ju jeni thjesht menaxhere dhe jo pronarë të tyre”.

Ministria e Kulturës po dredhon dhe po përpiqet të fitojë kohë me procedurat e një fondi publik prej 1.3 milion dollarësh. Por gjithçka është në Ministri, çdo fletë aplikimi nga konkurrentët e fituesit, çdo udhëzim, çdo procedurë e vendimarrje e Kolegjiumit vlerësues të projekteve, çdo gjurmë në publikimin online të njoftimeve në website.

Për SPAK-un nxjerrja e së vërtetës së hidhur të këtij tenderi është një angazhim vetëm në dy ose tri ditë. Kjo edhe sepse vetë punonjësit e Ministrisë do të fillojnë të tregojnë mëkatet e kolegëve të tyre me paratë publike, për të shpëtuar nga ndëshkimi i ligjit.

Është bërë aq zullum, sa kryeministri Rama, do të duhet ta mbajë fjalën që ka thënë publikisht për anëtarët e kabinetit të tij se ndonjërin prej tyre “do ta kapi për veshi dhe do ja dorëzojë SPAK-ut”.

Tani për tani mund të mendohet se znj. Margariti është te pjesa “margaritare” e qeverisë, por z, Rama e ka treguar jo njëherë se për pushtetin e tij nuk i dhimbset askush.

Pyetjet e Dosja.al prej datës 14 shkurt 2022

1. Cilat janë vlerat konkrete financiare që ka përfituar secili subjekt (ojf dhe individë) nga përdorimi i fondit publik për projektet kulturore 2022? Na dërgoni vlerën për secilin.

2. Për fituesit e Thirrjes (ojf ose individë) na jepni informacion mbi bashkinë ku janë regjistruar për aktivitetin (për ojf-te), apo ku banojnë (për individët)? Nga tabela që ju keni shpallur në faqen zyrtare ky tregues nuk identifikohet mirë, por insitucioni që drejtoni ka të gjitha dosjet e aplikimit, ku përfshihen dhe të dhëna te sakta për vendodhjen e secilit propozues (ojf ose individ).

3. Dosja.al ka konstatuar se Ministria e Kulturës ka publikuar në faqen zyrtare një njoftim, mbi Thirrjen e projekteve kulturore 2022, me datë të fallsifikuar. Publikimi është bërë faktikisht me datë 04.02.2022, kurse ju e keni pasqyruar në faqe sikur është bërë më datë 31.01.2022. A ka masë displinore ndaj këtij fallsifikimi? Nëse ka masa të marra nga institucioni, na paraqisni dokumente mbi shqyrtimin apo të vendimarrjes për shkatarin (shkaktarët)?

4. Cilët ishin anëtarët e komisionit vlerësues të Thirrjes për projekte 2022? Na dërgoni dokumentin e vendimarrjes për ngritjen e komisionit.

Dosja.al

elva margariti ministria e kulturës spak

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj