Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ky proces vijon pasi Gjykata e Posaçme vendosi kalimin e çështjes për gjykim që më datë 9 shkurt.
TIRANË- Sot zhvillohet seanca e dytë gjyqësore në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, si dhe 28 persona të tjerë të përfshirë në këtë dosje. Ky proces vijon pasi Gjykata e Posaçme vendosi kalimin e çështjes për gjykim që më datë 9 shkurt.
Në seancën e parë të mbajtur më 9 mars, Veliaj nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku. Gjatë kësaj seance, GJKKO pranoi kërkesën e tij të përsëritur për t'u njohur me të gjitha aktet hetimore të dosjes.
Pavarësisht pretendimeve të Veliajt se procesi nuk duhet të ishte ende në fazën e themelit, SPAK ka vepruar me shpejtësi pas vendimit të gjykatës. Vetëm një ditë pas miratimit të kërkesës, agjentët e BKH-së i dorëzuan atij 28 mijë faqe dokumentacion, të ndara në 72 fashikuj, për të garantuar mbrojtjen e tij efektive.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
Çmimi i produkteve kryesore të naftës të konsumuara në Shqipëri, benzina dhe gazoili, është rritur në tre...
policia e shtetit TIRANË- Procesi për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë hyn sot në fa...
Nënë e bijë nga Danimarka zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë pasi plani i tyre për të udhëtuar drejt Jord...
Sot shënohet përvjetori i 27-të i nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në ish-Jugosllavi p&eu...
Statistikat afatshkurtra për tremujorin e fundit të vitit 2025 tregojnë për rënie të punonjësve të zyrave dhe në ...
Sot, vendi ynë do të përfshihet nga një mot i paqëndrueshëm, me temperatura mesatare që gjatë ditës pritet të...
TIRANË- Hyrja e qytetit “Studenti” të ofron shpresë. Godinat e rikonstruktuara dallojnë me fasada të lyera rishtazi, drit...
Lidhur me skandalin seksual të anëtarit të KLP-së Olger Eminaj, i cili u përfshi në ngacmim seksual me një zonjë, q&eu...
Rasti i publikuar sot në emisionin “Stop” paraqet historinë e një qytetareje nga Tirana, e identifikuar si R.M, e cila pretendon, s...
Ardita Gashi dhe Ilaz Brahimi PODUJEVË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Majac ...