LIVE UPDATES
Aktualitet

"Drejt BE", kandidati Osmani: Kur të arrijmë presidentin e parë shqiptar…

Zgjedhjet presidenciale në raundin e parë zhvillohet më 24 prill 2024. Në garën zgjedhore presidenciale, Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

17 Prill 2024, 22:45 Nga r.ll
"Drejt BE", kandidati Osmani: Kur të arrijmë presidentin e
bujar osmani

SHKUP-Tani vendi po përgatitet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Shqiptarët kanë ambicien e tyre për të marrë edhe postin e presidentit në mënyrë që situata të normalizohet një herë e përgjithmonë dhe Maqedonia e Veriut të jetë vendi i popujve të barabartë. Synimi është integrimi në Bashkimin Evropian dhe bashkëjetesa në të mirën e përgjithshme.

‘Maqedonia e Veriut e popujve të barabartë ku bashkëqeverisin shqipatërt dhe maqedonsit bashkë me komunitetet e tjera. Barazi e poltë kolektive dhe individuale. Maqedonia e Veriut në NATO Maqedonia e Veriut në BE’ u shpreh Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm

‘Ky është rezultat i një politikbërje më realiste më kualitative dhe largë asaj folkloriste që kemi parë në të kaluarën. Këtë rezultat e ka sjellë një politikbërje shumë vizionare do të thoja një politik bërje shumë realiste dhe e bazuar në startegji shumë të saktë. Me qëllim që shqiptarët që përbëjnë 1/3 e popullatës këtu të kenë të gjithë këtë peshë të madhe politike vendosëse në Maqedoninë e Veriut’ u shpreh Xhelal Neziri, analist.

Zgjedhjet presidenciale në raundin e parë zhvillohet më 24 prill 2024. Në garën zgjedhore presidenciale, Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Ai vjen si kandidat i partisë më të madhe shqiptare. Por, ai ka arritur të sigurojë edhe mbështetjen e grupimit të dytë më të madh, Aleancës për Shqiptarët që drejtohet nga Zijadin Sela. Ndërkohë opozita e bashkuar shqiptare me Arben Taravarin, kryetarin aktual të Gostivarit.
‘Kur të arrihet edhe pozicioni i presidentit të parë shqiptar dhe të normalizohet edhe kjo kështjellë e monopolit etnik atëherë ne mund të konstatojmë se Maqedonia e Veriut arriti qëllimin final të barazisë etnike dhe të demokracisë multietnike funksionale’ Ministër i Jashtëm.

‘Besoj që ka ardhur edhe koha që të kemi edhe një president shqiptar sepse nuk do të ndodhë diçka që të prish shtetin pse presidenti do të jetë shqiptar. Maqedonasit duhet ta kuptojnë që edhe ne dimë të udhëheqim edhe ne dimë të menaxhojmë institucione me kryetar parlamenti, me kryeministër dhe pse jo në të ardhmen të kemi edhe një president’ u shpreh Fatmir Iseni, Drejtor i Inspektorati për përdorimin e gjuhëve.

Dy kandidaturat shqiptare për postin e presidentin forcojnë edhe më shumë bindjen se shqiptarët po ja dalin të fitojnë të gjitha të drejtat e tyre.

‘Zgjedhja e një shqiptari si president në Maqedoni mendoj se do te jete kulmi I thyerjes së këtyre tabubve jo se do të ndodhë kush e di çfarë për shtetin si shtet por do të jetë një simbolikë shumë e rëndësishme që maqedonasit para të gjithash të binden se shqiptarët nuk janë armiqtë e tyre’ u shpreh Ibrahim Mehmeti, analist.

‘Nga kjo perspektivë e sotit sigurisht që mund të duket e pabesueshme e paarritshme por unë jam thellë I bindur që do të vijë koha që edhe presidenti i shtetit do të jetë një nga shqiptarët nëse jo Bujar Osmani një Bujar tjetër në një kohë të ardhme do të jetë, jam thellë i bindur’ u shpreh Nase Zyberi, Avokat i Populli.

Fronti Evropian dhe Koalicioni VLEN janë dy blloqet politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që do të garojnë në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare që mbahen më 24 prill dhe 8 maj. Bashkimi Demokratik për Integrim fillimisht synoi të krijojë një koalicion të gjerë me Lidhjen Social Demokrate të ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski, por në fund vendosi që koalicioni Fronti Evropian të përfshijë partitë më të vogla shqiptare dhe të bashkësive të tjera etnike. BDI-ja tashmë ka bërë koalicion me Partinë Demokratike Shqiptare, Partinë “Populli”, Partinë Demokratike Evropiane dhe me partitë e vogla të minoritetit turk, boshnjak dhe romë. Pra, faktori shqiptar në pjesën dërrmuese është bashkuar rreth këtij koalicioni që synon fitoren e garës presidenciale me kandidatin Bujar Osmani. Disa sondazhe, kanë dhënë rezultate mjaft optimiste. /Marrë nga Top Channel

bujar osmani maqedoni e veriut

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje