Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike: Jam dakord të paguaj dyfishin e gjobës (VIDEO)
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet E. B, pasi drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike.
16 Gusht 2023, 12:56Nga m.s
kontrolle nga policia
TIRANË- Shërbimet e Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet E. B, pasi drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike. Ai ndalua për kontroll pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin në mënyrë të parregullt. Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se drejtonte mjetin në efektin e drogës. Sikundër duket dhe tek fleta e gjobës, autori ka shkruar se është dakord që të paguajë dyfishin e gjobës.
Njoftimi
Tiranë
Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, është arrestuar në flagrancë një shtetas që drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.
Shkon në 28 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.
Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B.
Ky shtetas u ndalua për kontroll pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në mënyrë të parregullt. Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se shtetasi E. B. drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.