LIVE UPDATES
Aktualitet

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Sulmet ndaj Shqipërisë vijnë nga Irani dhe grupet ruse sa herë ka trazira në Ballkan

Ai i bëri këto komente në një dëgjesë para komisionit të posaçëm parlamentar për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të Shqipërisë, ku foli për zhvillimet kibernetike brenda vendit.

23 Tetor 2024, 22:46 Nga M.B
Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për
Igli Tafa

TIRANA- Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa, foli sot për një seri ndërhyrjesh kibernetike disinformuese me burim nga Irani dhe grupe të lidhura me Rusinë ndaj infrastrukturave kritike të Shqipërisë sa herë që ka trazira në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë.

“Disinformimin ne e marrim kryesisht nga shteti Islamik i Iranit dhe grupe të lidhura me Rusinë, gjithmonë kur ka një trazim në Ballkanin Perëndimor, e sidomos kur ato që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës, dhe kjo shoqërohet gjithmonë me propagandë dhe me sulme kibernetike grupesh ruse”, tha zoti Tafa.

Ai i bëri këto komente në një dëgjesë para komisionit të posaçëm parlamentar për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të Shqipërisë, ku foli për zhvillimet kibernetike brenda vendit. Tafa tha se Autoriteti Kombëtar dhe operatorët e Shqipërisë janë ndeshur me 49 sulme vitin e kaluar dhe me 20 sulme këtë vit, nga të cilat nuk janë menaxhuar plotësisht vetëm 2 raste vjet dhe dy raste sivjet.

Ai përmendi sulmin ndaj INSTAT-it më 1 shkurt të këtij viti “i orkestruar nga shteti islamik i Iranit”, dhe propaganda që u përhap sikur “ishte prekur Censusi dhe të dhënat e qytetarëve”, e cila nuk ishte e vërtetë.

Zoti Tafa renditi një tjetër sulm kibernetik nga shteti Islamik i Iranit ndaj një banke të nivelit të dytë në fund të vitit 2022, kur u përhap paniku sikur ajo kishte falimentuar dhe nuk mund të tërhiqeshin më lekët atje nga qytetarët, një tjetër lajm i rremë.

“Çdo sulm kibernetik shoqërohet me lajme të rreme. I tillë ishte lajmi në fund të qershorit, që quhej “Bloody June” nëpërmjet portalit Homeland Justice në Telegram, ku propagandohej se qershori do të ishte i përgjakshëm, se do të kishte shkatërrim në masë të gjithë infrastrukturave kritike, për të cilën ne morëm të gjitha masat dhe 160 infrastrukturat kritike nuk patën asnjë problem, përveç dezinformimit. Një tjetër rast ishte publikimi i të dhënave ID të qytetarëve në Homeland Justice, që pretendohej sikur ishte një sulm aktual, por në fakt ishin të dhëna të vjetra që i përkisnin viteve 2013 dhe 2019”, detajoi zoti Tafa.

Drejtuesi i AKSK-së tha se për shkak të besimit në rritje tek institucioni, denoncimi i problemeve nga operatorët tek Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike është më shumë se 400 për qind se një vit më parë.

“Kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me partnerët tanë të SHBA-ve dhe të BE-së, Italia, Rumani, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, NATO, OSBE, OKB. Jemi pjesë e forumit CRI, Counter Ransomware initiative, një iniciativë nga administrata Biden, ku Shqipëria drejton një nga shtyllat e saj dhe për të cilën u lavdëruam edhe në deklaratën publike të nxjerrë nga Shtëpia e Bardhë”, tha zoti Tafa.

Ai përmendi edhe lajmin krejt të pavërtetë të portaleve dhe rrjeteve sociale sikur paneli i një piloti të Air Albania ishte marrë nën kontroll nga hakerat, si dhe lajmin e rremë sikur infrastrukturat e policisë ishin sulmuar.

Zoti Tafa shtoi se në spiunazhin teknologjik vetëm në janar - gusht të këtij viti janë vërejtur 600 raste të rrjedhjes së informacionit nga infrastrukturat kritike dhe në nivel qytetarësh mbi 5 mijë e 600 raste./ VOA

igli tafa

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje