LIVE UPDATES
Aktualitet

“Drejtuesi i burgut Indrit Cerloj takoi në mëngjes kryeinfermierin Aulon Quku”/ Orët e fundit para arratisjes së Altin Ndocit dhe pingpongu i personave përgjegjës

27 Janar 2026, 20:09 Nga E.d
“Drejtuesi i burgut Indrit Cerloj takoi në mëngjes
Foto ilustruse

Në emisionin “Në Shënjestër”, u publikuan dëshmitë e personave përgjegjës për daljen nga ambientet e burgut dhe shoqërimin e Altin Ndocit, në spitalin rajonal të Durrësit.

Po kështu ky i fundit me funksion Kryeinfermier pranë shërbimit shëndetësor në IEVP Durrës, ka kërkuar hartimin e rekomandimit për pacientin Altin Ndoci, nga ana e mjekes së shërbimit shëndetësor, pa marrë takim me të burgosurin, pa e vizituar atë, si dhe ka dorëzuar dorazi rekomandimin së bashku me propozimin për shoqërim në spital për të paraburgosurin Altin Ndoci, tek drejtori Indrit Cerloj, duke anashkaluar shefin e policisë së burgut.

Por mesa duket këto nuk janë shkeljet e vetme të Kryeinfermierit Aulon Quku. Gjithmonë sipas gjetjeve të grupit hetues.

Pasi ndërsa duhet të kishte lajmëruar mjekun e planifikuar për vizitë në spitalin e Durrësit, ai nuk e ka bërë këtë gjë.

Duke ngritur shumë dyshime mbi veprimet apo edhe mosveprimet e tij.

Por ajo që duket se e komplikon më shumë pozitën e tij dhe atë të drejtorit të burgut të Durrësit, në këtë rast, Indrit Cerloj, është një takim midis tyre mëngjesin e ditës së arratisjes së Altin Ndocit, fillimisht jashtë dyerve të këtij institucioni.

Dhe më pas në zyrën e vetë drejtorit.

Takim i dokumentuar edhe nga pamjet filmike. Që fillimisht është mohuar nga të dy, por që është bërë i ditur në dëshminë e saj edhe nga mjekja e burgut, Ylfete Sema.

Dosja Hetimore

Gjatë kqyrjes së kamerave të sigurisë së institucionit kemi konstatuar një ndërveprim të dyshimtë midis Kryeinfermierit Aulon Quku dhe drejtorit Indrit Cerloj si dhe një marrëdhënie të ngushtë midis të dyve.

Ku vihet re një neglizhencë e theksuar e drejtuesit të IEVP-së Durrës.

Ajo që konstatohet fillimisht është se Kryeinfermieri Aulon Quku, nuk ka njoftuar para shoqërimit të të burgosurit, mjekun e planifikuar për vizitë mjekësore në mënyrë që të merreshin masat për kryerjen e vizitës në kohë.

Po kështu drejtuesi i IEVP Durrës, Indrit Cerloj, referuar deklarimeve si dhe pamjeve filmike, ka kryer takime me Kryeinfermierin Aulon Quku në ambientet e jashtme të këtij institucionit gjatë intervalit kohor 08:00-09:30, gjë që është mohuar nga të dy.

Si dhe gjatë këtij intervali kohor janë takuar edhe në ambientet e zyrës së tij, me qëllim për t’u njohur me propozimin për shoqërimin e të paraburgosurit Altin Ndoci dhe miratimin tij, duke anashkaluar procedurën standarde që ndiqet në rastet e shoqërimit të të dënuarve për shoqërim për vizitë mjekësore.

I pyetur nga grupi hetues, kryeinfermieri Aulon Quku mohoi çdo përgjegjësi në lidhje me ngjarjen.

“Unë quhem Aulon Quku dhe ushtroj detyrën si Kryeinfermier prej 12 vitesh në IEVP Durrës.

Më datë 13 Janar 2026 unë jam paraqitur në punë rreth orës 07:40 minuta, por duke qenë se zyra ime ishte e përmbytur shkova te Farmacia”, thuhet në dëshminë e kryeinfermierit të burgut.

Pasi mora kontakt me infermieret, të cilat dolën nga shërbimi 24 orësh, ato nuk më komunikuan ndonjë problematikë urgjente. Rreth orës 09:00, zyra e shëndetësisë nxorri urdhërin për të shoqëruar të burgosurit në spital.

Gjatë kësaj kohe unë takova me shefen e shërbimit, Ylfete Sema, e cila më dha rekomandimet për 3 pacientë të burgosur nga të cilët 2 duhet të shoqëroheshin në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës për vizitë mjekësore.

Kryeinfermieri i Burgut të Durrësit tha më tej se ai nuk pati asnjë kontakt me të paraburgosurin Altin Ndoci.

Madje as për të parë gjendjen e tij shëndetësore. Pasi kjo nuk ishte kompetenca e tij.

Ndërkohë që ai sqaroi edhe procedurën që ndiqet në të tilla raste për të burgosurin, deri në momentin kur ai dërgohet për vizitë në spital. Ku sipas tij është mjekja ajo që pasi merr kontakt me pacientin bën edhe rekomandimin e tij për vizitë në spital nëse e shikon të arsyeshme.

 

 

 

 

 

 

 

 

Propozim të cilin më pas ajo ia dërgon drejtuesit të IEVP Durrës, dhe pasi hartohet urdhëri nga policia e burgjeve, nënshkruhet nga tre persona respektivisht, drejtuesi, shefi i policisë dhe shefja e shëndetësisë.

Urdhëri që më tej i dorëzohet grupit që kryen shoqërimin.

Pjesë e grupit të shoqërimit ku është edhe vetë Kryeinfermieri, pasi duhet të gjejë mjekun specialist per të kryer vizitën sipas rekomandimit të mjekut të IEVP Durrës.

“Më datë 13 Janar 2026, unë nuk pata asnjë kontakt në ambientet e izolimit me shtetasin Altin Ndoci. Po kështu nuk e kam vizituar në lidhje me shqetësime shëndetësore, pasi nuk është detyrë ime funksionale të vizitoj të burgosurit.

Po kështu nuk i kam kërkuar shefes së shërbimit shëndetësor, YIfete Sema, hartimin e rekomandimit për vizitë mjekësore të Altin Ndoci, por këtë rekomandim ma ka dhënë vetë mjekja.

Gjithashtu nuk jam takuar me drejtorin e IEVP, gjatë intervalit 08:00-09:45”, thuhet në dëshminë e Aulon Qukut.

Ai vazhdon më tej, në dëshminë e tij se, ka dërguar propozimin e shefes së shëndetësisë në lidhje me 4 të burgosurit, ndër to dhe Altin Ndoci, tek zyra e sekretarisë që është në dhomën e drejtuesit, por jo tek drejtuesi i institucionit.

Por ndërsa Kryeinfermieri Aulon Quku, tha se ishte mjekja Ylfete Sema, ajo që kishte hartuar rekomandimin për vizitën në spital të të paraburgosurve, midis tyre dhe Altin Ndocit, shefja e shërbimit e mohoi një gjë të tillë në dëshminë e saj.

Duke thënë se ishte Aulon Quku, ai që kishte kërkuar hartimin e një rekomandimi për të paraburgosurit.

“Më datë 13 Janar 2026, unë jam paraqitur pranë IEVP Durrës, në orën 8.00.

Para orës 9:00, mua më është kërkuar nga Kryeinfermieri Aulon Quku hartimi i një rekomandimi për 3 të burgosur, që sipas tij kishin shqetësime shëndetësore.

Unë kam plotësuar urdhërin me të dhënat e të burgosurve dhe ia kam dhënë Kryeinfermierit, i cili e ka dërguar tek zyra e drejtorit për t’u konsultuar se për cilin nga të burgosurit do miratohet urdhëri për dalje, për vizitë mjekësore. Rekomandimi i datës 13 Janar 2026 është hartuar nga ana ime, por unë nuk e kam vizituar shtetasin Altin Ndoci”, thuhet në dëshminë e mjekes Ylfete Sema.

Po kështu, mjekja Ylfete Sema pranoi se në lidhje me shqetësimet që kishte paraqitur Altin Ndoci, ajo ishte informuar nga vetë Kryeinfermieri Aulon Quku i cili e kishte vënë në dijeni se i paraburgosuri kishte probleme me veshkat.

“Në dijeninë time më datë 13 Janar 2026, i paraburgosuri Altin Ndoci nuk ka zbritur për vizitë tek dhoma e mjekut, por lidhur mbi shqetësimet e tij jam vënë në dijeni nga Kryeinfermieri Aulon Quku. Në lidhje me procedurat që duhen të ndiqen ato janë; i burgosuri njofton nëpërmjet punonjësit të policisë ose infermierit që ndodhet 24 orë në shërbim, në lidhje me shqetësimet shëndetësore.

Pas ankesës ai vizitohet nga ana e mjekëve, por pas orës 16:30, mund të vizitohet nga infermieri i shërbimit.

Në mëngjes vizitohet i burgosuri dhe pasi vlerësohet gjendja e tij shëndetësore ose i jepet trajtimi aty ose në rastet kur duhet të marrë trajtim në spital, plotësohet një urdhër nga ana ime, në të cilin pasqyrohen të dhënat e të burgosurit, duke u konsultuar me Kryeinfermierin Aulon Quku.

Më pas urdhëri i dërgohet shefit të policisë. Por para dorëzimit të urdhërit tek shefi i policisë, kryeinfermieri ia dërgon fillimisht urdhërin drejtorit të institucionit për ta vlerësuar.

Pas miratimit të këtij të fundit, Kryeinfermieri e dërgon tek shefi i policisë dhe më pas ai komunikon me spitalin për realizimin e vizitave ose konsultave.

Spitalin e njofton Aulon Quku me detyrë Kryeinfermier, i cili ka kontakt me punonjësit e spitalit”, thotë mjekja Ylfete Sema.

Qëndrim mohues mbajti edhe drejtuesi i komanduar i burgut të Durrësit, Indrit Cerloj i cili u mjaftua në dëshminë e tij dhënë përpara grupit hetues me faktin që ai ka ndjekur vetëm procedurën që ndiqet në të tilla raste.

Ndërkohë që ashtu si edhe Aulon Quku, mohoi që të kishte pasur një takim me të, në zyrën e tij, apo jashtë saj.

“Unë jam me detyrë drejtor pranë IEVP Durrës prej 2 muajsh. Ditën e ngjarjes unë jam paraqitur në zyrë në orën 8.00, ku kam qëndruar gjatë gjithë kohës.

Në lidhje me shoqërimin e të paraburgusurit Altin Ndoci, unë kam nënshkruar urdhërin që i bashkëlidhet praktikës me anë të së cilës urdhëroj policinë për marrjen e masave për shoqërimin e personave që do dalin jashtë ambienteve të IEVP Durrës.

Urdhërin për shoqërimin e të paraburgosurit Altin Ndoci ma ka vendosur në dispozicion sekretari. Ajo që dua të theksoj është se urdhëri përpilohet nga ana e Shefit të Policisë që në rastin konkret ka qenë shtetasi Destemon Pazaj; urdhër që shoqërohet me kërkesën nga ana e zyrës së mjekut të shëndetësisë, ku në rastin konkret më ka ardhur për 3 persona. Nuk kam dijeni se kush e ka depozituar kartelën e mjekut të hartuar nga ana e zyrës së shëndetësisë. Po kështu nuk mbaj mend që në zyrën time të ketë ardhur Kryeinfermieri, Aulon Quku.

Por ajo që di është se pas nxjerrjes së urdhërit tim për shoqërimin e shtetasit Altin Ndoci, është policia ajo që duhet të marrë të gjitha masat e duhura. Ndërkohë që shefi i policisë Afrim Zeqiraj është me leje që nga data 5 Janar 2026 për një periudhë 2 javore”, thuhet në dëshminë e drejtorit të burgut, Indrit Cerloj

Po kështu në cilësinë e personave që kanë dijeni apo që kishin përgjegjësi për ruajtjen e Altin Ndocit, ishin edhe efektivët që duhet të merreshin më sigurinë e tij.

Të cilët sipas gjetjeve të grupit hetues kanë vepruar në kundërshtim me rregulloret për trajtimin e të burgosurve apo të paraburgosurve.

Ashtu si në këtë shoqërim ku e lanë Altin Ndocin të lëvizë pa pranga.

Apo në mbikqyrje me më pak se tre punonjës policie.

Po kështu sipas grupit hetues janë shkelur procedurat në lidhje me njoftimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Komisariatit të Policisë Durrës, për shoqërimin e të paraburgosurit Altin Ndoci në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës.

Dosja Hetimore

Nga ana tjetër ka dyshime se edhe drejtori i IEVP Durrës shtetasi Indrit Cerloj, ka miratuar në kundërshtim me Urdhërin nr.142, dt.13 Janar 2026, për shoqërimin e të paraburgosurit Altin Ndoci në Spitalin Rajonal Durrës, në një kohë që nuk kishte verifikuar vizitën e mëparshme mjekësore të tij nga mjekja Ylfete Sema, si dhe më tej nuk ka kontrolluar dhe mbikqyrur zbatimin e rregullave nga Policia e Burgjeve për shoqërimin e të paraburgosurit në Spitalin Rajonal Durrës.

Fakt që provohet me deklarimin e mjekes Ylfete Sema dhe nga mospërputhjet e deklarimeve të drejtorit Indrit Cerloj dhe shtetasit Aulon Quku për takimin e këtyre të fundit referuar pamjeve filmike.

Sipas dosjes hetimore, Ylfete Sema, me funksion mjeke e shërbimit shëndetësor në IEVP Durrës, ajo ka lëshuar pa kryer planifikim, si dhe pa kryer vizitë mjekësore, rekomandimin për pacientin Altin Ndoci vetëm me kërkesën e kryeinfermjerit Aulon Quku./BalkanWeb

altin ndoci indrit cerloj burg

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje