LIVE UPDATES
Aktualitet

Duhen punëtorë nga Ballkani! Frika e sindikatave gjermane nga dumpingu i rrogave, s'duhen "forca të kualifikuara"

Qeveria gjermane do të dyfishojë numrin e punëtorëve nga Ballkani, që pavarësisht kualifikimit të marrin një vizë pune. Sindikatat i tremben fluksit të fuqisë punëtore të lirë nga Ballkani.

20 Mars 2023, 12:04 Nga k.m.
Duhen punëtorë nga Ballkani! Frika e sindikatave gjermane nga dumpingu
Foto ilustruese

Sipas të dhënave të Institutit për Tregun e Punës dhe Studimet e Profesionit (IAB) aktualisht ka 1,98 milionë vende të lira pune në Gjermani. Për të vepruar kundër mungesës kronike të fuqisë punëtore, qeveria gjemane planifikon të liberalizojë ligjin përkatës për migracionin e punës. Një pjesë e paketës ligjore është e ashtuquajtura "Rregullorja e Ballkanit Perëndimor. Qeveria parashikon dy ndryshime themelore: Nga njëra anë kjo rregullore nuk do të jetë më e kufizuar në kohë - rregulloja e deritanishme zgjat deri në fund të vitit 2023 - nga ana tjetër kontigjenti i punëtorëve nga Ballkani do të dyfishohet në 50.000 punëtorë në vit.

Leja e punës - pa kualifikim

Kur në gjysmën e dytë të vitit 2015 në kulmin e krizës së refugjatëve erdhën më shumë se 1 milionë refugjatë nga Siria, Iraku e Afganistani përmes itinerarit të Ballkanit, atyre iu bashkangjitën edhe shumë njerëz nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Atëherë ata përbënin 30% të kërkesave për azil, megjithëse gati të gjitha kërkesat nuk njiheshin. Qeveria e Merkelit atëherë mbylli marrëveshje me vendet e Ballkanit për pranimin e refugjatëve të kthyer dhe në vitin 2016 u miratua Rregullorja e Ballkanit Perëndimor. Me të lejohej ardhja e një kontigjenti të atyre që kërkonin punë pa pengesat burokratike të paraqitjes së kualifikimit. Dy kritere duheshin plotësuar: Kërkesa për lejen e punës duhet të paraqitej tek përfaqësitë gjermane në këto vende dhe më parë nuk duhej të kishe bërë kërkesë për azil.

Një rregullore që duhej të kënaqte të githa palët. Në Gjermani do të kishte imigrim të rregulluar të fuqisë punëtore pa kualifikim ose me kualifkim të mesëm. Nga ana tjetër do të lehtësohej gjendja e vështirë e tregut të punës në këto vende, ku sidomos rinia vuan nga papunësia. Në Kosovë për shembull papunësia arrin 21%, ajo e të rinjve madje 55%. Kështu nuk të habit fakti që si pasojë e rregullores Agjencia Federale e Punës deri në fund të vitit 2020 ka dhënë 260.000 leje parimore për vizë dhe 98.000 leje për viza pune nga aplikuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Frika nga dumpingu i rrogave

Këto shifra priten të rriten edhe më tej. Planet e qeverisë gjermane për Rregulloren e Ballkanit Perëndimor përshëndeten nga punëdhënësit gjermanë. Janë pikërisht ata që ushtrojnë presion të rregullt ndaj qeverisë që të liberalizojë kushtet e imigrimit për punë në Gjermani. Shoqata e Sindikatave Gjermane, DGB është më kritike. Evelyn Räder, në bordin e kësaj shoqate thotë se DGB e përshëndet migracionin për punë, por thekson se kushtet e punës për punëmarrësit nga Ballkani duhen parë me shumë kujdes. "Njerëzit që vijnë janë në masë të madhe të varur nga punëdhënësi i tyre. Ata kanë një leje pune, por kjo është e lidhur me vendin e punës që kanë. Kjo krijon frikë, që nëse nuk ulin kokën, mund edhe të kthehen." Nga ana tjetër ata nuk flasin gjermansiht dhe nuk informohen për të drejtat e tyre. Të gjitha këto bëjnë që në praktikë ata të pranojnë kushte më të këqija pune, thekson Räder.

Jo "forca të kualifikuara" por punëtorë

Tre të katërtat e punëtorëve nga Ballkani punojnë në ndërtim, në gastronomi dhe në kujdesin shëndetësor për të moshuarit. 44% vetëm në ndërtim. Shumica e këtyre punëve janë punë me rroga relativisht të ulta. Megjithëse qeveria gjermane e shpjegon reformën në tregun e punës për të huajt me mungesën e fuqisë punëtore, Rregullorja e Ballkanit Perëndimor nuk i përgjigjet kësaj në atë masë, sepse për ta nuk kërkohet kualifikim për të marrë një leje pune.

Sipas vlerësimit të DGB-së nuk bëhet fjalë për të tërhequr forca të kualifikuara, por për të fituar fuqi punëtore për punë të thjeshta të papaguara mirë. "Ky është thjesht një program punësimi në favor të punëdhënësve, që në këtë mënyrë fitojnë fuqi punëtore, të cilën në rast nevoje mund ta nxjerrin në rrugë sërish", thotë Räder.

Punë e pasigurtë në kantiere ndërtimi

Kjo problematikë vërehet më shumë në degën e ndërtimit. Shoqata e Industrisë së Ndërtimit ka hequr dorë vitin e kaluar nga zgjatja e marrëveshjes për pagesën në bazë tarifash. Punëtorët mund të paguhen vetëm me një pagë minimale prej 12 eurosh në orë, që është shumë më pak se pagesa më parë. Dikur në këtë degë paguheshin 13 deri në 16 euro në orë.

Në këtë mënyrë punëdhënësit mund të ushtrojnë presion ndaj atyre që kërkojnë një rrogë më të lartë - sepse ka gjithmonë forca pune që kushtojnë më pak. Nga ana tjetër ata nuk kanë pse të kenë frikë nga gjyqet. Punëtorët nga Ballkani janë grup veçanërisht i rrezikuar , ata nuk i njohin të drejtat e tyre, dhe për shumë vetë nga Ballkani kushtet e punës janë të papranueshme krahasuar edhe me vendet nga vijnë. Kësaj i shtohet që kontrollet shtetërore janë shumë të pakta.

Mbrojtja e punëtorëve dhe autonomia

"Ne jemi të shqetësuar, se në këtë mënyrë ushtrohet presion për kushtet e punës të të gjithë të punësuarve në këtë degë- do të bëhet më e vështirë të arrihet marrëveshje tarifash dhe pa to krijohet një program dumpingu më drejtim uljen e rrogave", paralajmëron Evelyn Räder nga DGB.

Zgjidhja për Shoqatën e Sindikatave, DGB qëndron tek ndryshime të tjera të Rregullores së Ballkanit Perëndimor. Një nga ndryshimet kryesore do të ishte mundësia e ndryshimit të punëdhënësit, pa u detyruar të aplikosh sërish për vizë pune, si tek shumë punëtorë të huaj të tjerë.

Sipas rregullores aktuale aplikimi për vizë bëhet në përfaqësitë gjermane në vendin origjinë dhe jepet për një punë të caktuar. Ndryshimi është i mundur në këto përfaqësi, por kërkesa për lejen e vizës së punës duhet të bëhet sërish nga e para tek Agjencia Federale e Punës. Për shumë punëtorë nga Ballkani kjo është një procedurë shumë e komplikuar, shumë vetë as nuk e dinë se ekziston një mundësi e tillë. DGB kërkon punësimin mbi bazën e Rregullores së Ballkanit Perëndimor vetëm aty ku ka marrëveshje tarifash. Nga njëra anë do të mbroheshin kështu punonjësit, nga ana tjetër nuk do të minohej autonomia e taifave të sindikatave.

Evely Räder ka një mesazh për punëtorët nga Ballkani që duan të punojnë në Gjermani: "Informohuni për të drejtat tuaja dhe kërkoni në rast nevoje ndihmë. Nuk duhet të përtypni gjithçka, që ju ofrohet." Në Gjermani punëtorët kanë të drejta, thekson Evelyn Räder./DW

iab

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!