4 Gusht 2025, 11:42
Nga E. D
foto ilustruese
DURRËS- Dy vëllezër janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se qëlluan me armë zjarri në drejtim të automjetit ku qarkullonte një 35-vjeçar në autostradën “Durrës-Tiranë”. Policia bën me dije se në kërkim janë shpallur vëllezërit me iniciale E. D., 46 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, të dy banues në fshatin Xhafzotaj.
Nga hetimet ka rezultuar se Emiljano dhe Elton Domi janë konfliktuar verbalisht me 35-vjeçarin me iniciale L. Sh., për parakalimin me automjet. Më vëllezërit kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte i riu. Nga të shtënat u dëmtua 35-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa po punohet për kapjen e 2 vëllezërve të shpallur në kërkim, Emiljano dhe Elton Domi. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte një 35-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta me të, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas (vëllezër).
Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 01:00 të datës 03.08.2025, në autostradën “Durrës-Tiranë”, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi L. Sh., 35 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasit E. D., 46 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, vëllezës, të dy banues në fshatin Xhafzotaj.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pasi janë konfliktuar verbalisht, me 35-vjeçarin, për parakalimin me automjet, vëllezërit kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ai.
Nga të shtënat u dëmtua 35-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
policia
Aktualitet
4 Gusht 2025, 11:38
E. D
foto ilustruese
DEVOLL- Një aksident i rëndë ka ndodhur në ditën e sotme në fshatin Menkulas të Devollit, ku si pa...
Aktualitet
4 Gusht 2025, 10:53
Dosja
Ilir Meta dhe Erion Veliaj
TIRANA- Ankesa, deklarata ndoshta edhe dëshmi e kanë ngritur çështjen e trajtimit të të bur...
Aktualitet
4 Gusht 2025, 11:26
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me plagosjen e 28-vjeçarit në zonën e Freskut n&e...
Aktualitet
4 Gusht 2025, 11:12
E. D
policia
VLORË- Policia ka dhënë detaje nga hetimet për vrasen e Renato Hoxhës. Në një deklaratë policia njoft...
Aktualitet
4 Gusht 2025, 11:02
E. D
Flodian Plaku
VLORË- Policia dha detaje nga arrestimi i Flodian Plakut, operacion i zhvilluar ditën e djeshme në një hotel në Orik...
Aktualitet
4 Gusht 2025, 10:29
E. D
Flodian Plaku
VLORË- Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të Flodian Plakut, i cili akuzohet për vrasjen e Gentian Bejtja...
Aktualitet
4 Gusht 2025, 10:23
Elton Qyno
Flodian Plaku
VLORË- Kapja e personit në kërkim Flodian Plaku, është realizuar në ambjentet e Hotel "Doko" në Radhim&eum...
Aktualitet
4 Gusht 2025, 10:17
E. D
Drejtori i Policisë së Vlorës
VLORË- Drejtori i Policisë së Vlorës përmes një deklarate ka dhënë det...
Aktualitet
4 Gusht 2025, 09:54
M.B
Flodian Plaku
VLORË- Personi në foto është Flodian Plaku, i cili akuzohet për vrasjen e Gentian Bejtjas dhe që ësht...
Aktualitet
4 Gusht 2025, 09:09
M.B
Foto ilustruese
SHQIPËRI- Një person është raportuar i zhdukur nga trageti ndërkombëtar “AKKA” ndërsa Q...