24 Dhjetor 2022, 12:48
Nga k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Dy persona janë kapur në flagrancë teksa po vidhnin në një servis automjetesh në Durrës. Në prangat e Policisë ka përfunduar E. Sh., 33 vjeç dhe S. R., 40 vjeç. Grabitësit gjatë 2 muajve të fundit kanë kryer vjedhje në banesa të ndryshme, në fshatrat Arapaj dhe Shkallnur, si dhe në lagjen nr. 15, Durrës, gjatë periudhës nëntor-dhjetor, 2022.
“Durrës/U kapën në flagrancë duke vjedhur në një servis automjetesh, vihen në pranga 2 shtetas dhe u sekuestrohen disa celularë, të dyshuar të vjedhur. Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore, vjedhjet në 3 banesa të ndryshme, të kryera po nga këta bashkëpunëtorë, gjatë 2 muajve të fundit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: -E. Sh., 33 vjeç dhe S. R., 40 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur në një servis automjetesh. Gjithashtu, si rezultat i veprimeve hetimore, u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore, 3 vjedhje të tjera të kryera nga këta shtetas, në banesa të ndryshme, në fshatrat Arapaj dhe Shkallnur, si dhe në lagjen nr. 15, Durrës, gjatë periudhës nëntor-dhjetor, 2022. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme,”- njoftimi i Policisë.
durrës
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 12:06
k.m.
Saimir dhe Majlinda Sula
BARCELONA- Prokuroria e Tiranës (Shqipëri) i ka kërkuar ambasadës spanjolle në vend q&eum...
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 12:02
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Dy djem të rinj janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi kishin nisur të ...
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 11:41
k.m.
Foto ilustruese
Santa Claus ka nisur rrugëtimin e tij të gjatë për të shpërndarë dhuratat e Krishtlindjeve për f&eu...
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 11:32
k.m.
Edmir Përndreca
LEZHË- Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg pa afat" për 2 personat e arrestuar, si ...
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 11:27
k.m.
Kanali i ujrave të zeza
VLORË- Një kufomë është gjetur në kanalin e ujërave të zeza, por ende nuk &e...
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 11:12
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Media britanike “Daily Mail” ka ngritur alarmin lidhur me projektin e qeverisë për amnistinë f...
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 10:39
k.m.
Andrea Qosja
ELBASAN- Lotët nuk kanë munguar nga sytë e personave me aftësi të kufizuara. Sot, ata kanë hyrë në gre...
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 10:18
k.m.
Pamje nga Elbasani
ELBASAN- Personat me aftësi të kufizuar në Bashkinë e Elbasanit kanë vendosur që të nisin grevën...
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 10:09
k.m.
Pamje nga garazhdi
DURRËS- Ishte në vendin dhe në kohën e gabuar! Dalin pamjet e para pas aksidentit tragjik në Durrës k...
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 09:58
k.m.
Foto ilustruese
KAVAJË- Agim Karaj, 36 vjeç, i dënuar me 4 vjet burgim, pasi kultivoi bimë narkotike, në vitin 2020, në fsh...