24 Dhjetor 2022, 12:02
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Dy djem të rinj janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi kishin nisur të bëheshin shqetësim për qytetarët që dalin për t’u argëtuar në atmosferën festive të krijuar në sheshin "Skënderbej". Blutë e Komisariatit Nr. 3, në operacionin e koduar “Saga”, arrestuan në flagrancë 2 persona të identifikuar si: K. B., 20 vjeç dhe R. B., 16 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata i kërcënuar me mjete personat që po i vidhnin.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Saga”. Duke i kërcënuar me mjet prerës (thikë) dhe me pistoletë false, u vodhën qytetarëve të ndryshëm, në sheshin “Skënderbej”, sende personale, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Procedohet penalisht edhe një 14-vjeçar, i dyshuar i përfshirë në këto raste. Sekuestrohen sendet e kundërligjshme me të cilat këta shtetas kryen vjedhjet, si dhe sende me vlerë, të vjedhura.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, si dhe si rezultat i ndjekjes së menjëhershme të informacioneve të marra në rrugë operative, për raste vjedhjesh në sheshin "Skënderbej", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Saga”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. B., 20 vjeç dhe R. B., 16 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 14-vjeçar.
Shërbimet e Policisë i kanë arrestuar në flagrancë këta shtetas, në sheshin "Skënderbej", pasi duke i kërcënuar me mjete prerëse (thika) dhe me një pistoletë false, u kishin vjedhur sendet personale, 3 shtetasve, gjatë ditëve të fundit.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një pistoletë false, 2 mjete prerëse (thika), sende me vlerë, të dyshuara të vjedhura dhe 3 aparate celulare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
operacioni saga
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 11:41
k.m.
Foto ilustruese
Santa Claus ka nisur rrugëtimin e tij të gjatë për të shpërndarë dhuratat e Krishtlindjeve për f&eu...
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 11:32
k.m.
Edmir Përndreca
LEZHË- Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg pa afat" për 2 personat e arrestuar, si ...
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 11:27
k.m.
Kanali i ujrave të zeza
VLORË- Një kufomë është gjetur në kanalin e ujërave të zeza, por ende nuk &e...
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 11:12
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Media britanike “Daily Mail” ka ngritur alarmin lidhur me projektin e qeverisë për amnistinë f...
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 10:39
k.m.
Andrea Qosja
ELBASAN- Lotët nuk kanë munguar nga sytë e personave me aftësi të kufizuara. Sot, ata kanë hyrë në gre...
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 10:18
k.m.
Pamje nga Elbasani
ELBASAN- Personat me aftësi të kufizuar në Bashkinë e Elbasanit kanë vendosur që të nisin grevën...
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 10:09
k.m.
Pamje nga garazhdi
DURRËS- Ishte në vendin dhe në kohën e gabuar! Dalin pamjet e para pas aksidentit tragjik në Durrës k...
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 09:58
k.m.
Foto ilustruese
KAVAJË- Agim Karaj, 36 vjeç, i dënuar me 4 vjet burgim, pasi kultivoi bimë narkotike, në vitin 2020, në fsh...
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 09:54
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- "Homeland Justice" ka goditur sërish! Në grupin e krijuar në "Telegram" kanë nxjerrë dokumente të...
Aktualitet
24 Dhjetor 2022, 09:48
k.m.
Genti Isai
KOLONJË- Prindërit e të riut Genti Isai, i cili humbi jetën ditën e djeshme pasi mori mjekim për dhimbjen ...