3 Qershor 2024, 14:13
Nga r.ll
prokuroria
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar ka sekuestruar llogaritë bankare të shoqërisë italiane "N", pasi ka dyshime për pastrim parash.
Shoqëria italiane operonte në ndërtim dhe në mirëmbajtjen e avionëve, dhe sipas njoftimit të prokurorisë pronari Bruno Roso dhe 2 të tjerë, njëri i identifikuar si Teodoro Graso rezultonin të dënuar në Itali për mashtrim. Llogaritë bankare të sekuestruara janë në vlerën e 1.5 mln lekëve, 20 mijë € dhe 480 mijë $
NJOFTIMI I PROKURORISË:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë sekuestroi llogaritë bankare të shoqërisë ‘N.’ shpk, themeluar nga shtetasi Italian B.R. më 10.01.2022, nën hetim për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.3695 të vitit 2024, shoqëria në fjalë, e cila ushtron aktivitet në ‘Ndërtim, prodhim, mirëmbajtje, riparim dhe mirëmbajtje ne terren të avionëve’ rezulton me një aktivitet dhe transferta të dyshimta.
Nga hetimet e prokurorisë së Tiranës, rezulton se shtetasit e përfshirë T.G., J.L., dhe B.R, janë dënuar në vitin 2016 nga Gjykata e Shkallës së Parë në Itali për mashtrim në përfitimin e fondeve publike dhe se zoterojnë dhe drejtojnë disa biznese atje në fushën e aeronautikës.
Duke marrë në konsideratë kërkesën për transferimin e fondeve jashtë vendit dhe mungesen e informacionit lidhur me ecurine e likuidimit të detyrimeve, ndodhur edhe përpara rastit të ngutshëm, pasi ekziston rreziku që këto pasuri, të cilat dyshohen si produkt i veprimtarisë kriminale, të transferohen apo të fshihen, është e nevojshme kryerja e sekuestrimit e llogarive bankare të shoqërisë “N.” shpk, në vlerat:
– 1,539,490 ALL;
– 20,348.24 EUR; dhe
– 479.820,56 USD
prokuroria e tiranes
Aktualitet
3 Qershor 2024, 14:06
N.F
Foto ilustruese
LEZHË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër&rdquo...
Aktualitet
3 Qershor 2024, 13:43
r.ll
edlira shahu
TIRANË- Edlira Shahu e cila u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj, ndodhet në spital, edhe pse jashtë rrezikut p...
Aktualitet
3 Qershor 2024, 13:24
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Policia ka dalë me një njoftim lidhur me konfliktin e djeshëm në familje, ku babai plagosi t&eu...
Aktualitet
3 Qershor 2024, 13:16
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka reaguar zyrtarisht pas bojkotit një javor të avokatëve të të gjitha ...
Aktualitet
3 Qershor 2024, 13:16
S.B
foto ilustruese
RINAS- Arrestohet 45-vjeçari i shpallur në kërkim në Rinas. Mësohet se 45-vjeçari E.T është...
Aktualitet
3 Qershor 2024, 12:58
N.F
Sokol Mëngjesi
DURRËS- Gjykata e Durrësit nga dita e sotme e në ditët në vijim do të zhvillojë vetëm se...
Aktualitet
3 Qershor 2024, 12:51
N.F
Aleksandër Kuqo
BERAT- Aleksandër Kuqo, i njohur si i “tmerrshmi” i Beratit është raportuar se është liruar nga b...
Aktualitet
3 Qershor 2024, 12:43
r.ll
robert kulla
TIRANË- Djali i Nehat Kullës, i njohur me nofkën "gjenerali", i bandës famëkeqe në Tiranë, është ...
Aktualitet
3 Qershor 2024, 12:28
Jona Plumbi dhe Atdhe Mulla
tirane
TIRANË- Një qytetari normalisht i duhen 25 metra katror banesë, por sot në Tiranë po ndërtohet rreth 145 metra katror ...
Aktualitet
3 Qershor 2024, 12:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria ka nevoja të mëdha për strehim social, por fondet publike që jepen për këtë ...