19 Qershor 2026, 09:35
Nga E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u caktuan dhe u ekzekutuan masat e sigurimit ‘Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ dhe ‘Ndalimi i daljes jashtë shtetit’ ndaj tre ish -funksionarëve të shtetit. Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale të “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.
Nga hetimi i deritanishëm ka dyshim se ish–funksionarët gjatë ushtrimit të detyrës, duke shfrytëzuar funksionet e tyre si Drejtor i AMP-së, Oficer i Policisë Gjyqësore dhe Drejtor i Policisë Bashkiake, në bashkëpunim, kanë shtrënguar me anë të dhunës një person. Kjo duke shtënë në dorë në mënyrë të padrejtë pasurinë e tij me qëllim moskryerjen e kontrolleve ndaj subjektit që ky shtetas administron, duke cenuar marrëdhëniet juridike që mbrojnë lirinë e personit dhe pasurinë private.
Njoftimi
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u caktuan dhe u ekzekutuan masat e sigurimit ‘Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ dhe ‘Ndalimi i daljes jashtë shtetit’ ndaj tre ish -funksionarëve të shtetit, G.A, K.H. dhe D.A, Drejtor i AMP-së, Oficer i Policisë Gjyqësore dhe Drejtor i Policisë Bashkiake, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.
Hetimet mbi procedimin penal nr.238, datë 02.03.2026, nisën mbi bazën e materialit të ardhur për kompetencë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nga hetimi i deritanishëm ka dyshim të arsyeshëm se ish–funksionarët G.A, K.H dhe D.A, gjatë ushtrimit të detyrës, duke shfrytëzuar funksionet e tyre si Drejtor i AMP-së, Oficer i Policisë Gjyqësore dhe Drejtor i Policisë Bashkiake, në bashkëpunim, kanë shtrënguar me anë të dhunës shtetasin A.B subjekt tregtar, duke shtënë në dorë në mënyrë të padrejtë pasurinë e tij me qëllim moskryerjen e kontrolleve ndaj subjektit që ky shtetas administron, duke cenuar marrëdhëniet juridike që mbrojnë lirinë e personit dhe pasurinë private.
Hetimet e kësaj çështje po vijojnë me prioritet, në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, me qëllim dokumentimin e mëtejshëm të veprimtarisë kriminale. Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, shpreh angazhimin për hetimin me përparësi të grup-veprave që lidhen me veprat penale kundër lirisë së personit si dhe pasurimin e paligjshëm e që cenojnë të drejtat pasurore të shtetasve./Dosja.al
elbasan gjykata ish-funksionarë
Aktualitet
19 Qershor 2026, 07:47
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet protesta e 20-të rradhazi, ku mijëra qytetarë pritet t&...
Aktualitet
19 Qershor 2026, 07:44
E.d
Foto ilustruse
Sektori i industrisë vijoi rënien edhe në vitin 2026 ndjeshëm, duke reflektuar vështirësi në volumet e pr...
Aktualitet
19 Qershor 2026, 07:30
E.d
Foto ilustruse
Në vitin 2024, sipërfaqja e lejeve të dhëna për ndërtim arriti në 2.5 milionë metra katror, duke sh&...
Aktualitet
19 Qershor 2026, 07:23
E.d
Foto ilustruse
Konsumatorët shqiptarë e paguan karburantin 10.5% më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Europian në vitin 2025. T&eum...
Aktualitet
19 Qershor 2026, 07:20
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kth...
Aktualitet
18 Qershor 2026, 22:40
D.S
Enduro Sharri
KUKËS- Në faqen zyrtare të organizatës Enduro Sharri është publikuar një njoftim për zhvillimi...
Aktualitet
18 Qershor 2026, 22:30
E.d
Pamje
TIRANË- Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në Tiranë. Nën thirrjet “Rama jepe dor&e...
Aktualitet
18 Qershor 2026, 22:00
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Lëvizje të rëndësishme, të cilat kanë prekur komisariatet më të rëndësishme t...
Aktualitet
18 Qershor 2026, 21:53
E.d
Pamje
TIRANË- Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre në Tiranë, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetar&e...
Aktualitet
18 Qershor 2026, 21:45
D.S
TIRANË- Aktivisti Arben Kola, ka marrë fjalën për t’i dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministr...