LIVE UPDATES
Aktualitet

E çuan nga materniteti në burg, vajza kërkon dëmshpërblimin e nënës: Dua të drejtën time!

Çiljeta, vajza e sapolindur, nga materniteti kalon në shtëpitë e fëmijës e më pas te gjyshja, derisa bashkohet me mamanë kur del nga burgu.

16 Janar 2025, 21:01 Nga B.Z
E çuan nga materniteti në burg, vajza kërkon
Qytetarja

TIRANË - Qerime Bomi është një ish-e përndjekur politike në vitin 1972 për agjitacion dhe propagandë. Në ditën kur do të lindte vajzën në maternitet, e marrin me forcë dhe e burgosin. Çiljeta, vajza e sapolindur, nga materniteti kalon në shtëpitë e fëmijës e më pas te gjyshja, derisa bashkohet me mamanë kur del nga burgu.

Sot Çiljeta Ramo Bome tregon për “Stop” në Tv Klan se pas daljes nga burgu, nëna martohet me një burrë me të cilin ndenji e martuar vetëm dy vjet pasi ndërroi jetë.

Qytetarja: Më merr gjyshja, më rrit për njëfarë  kohe, por gjyshja ishte një grua e madhe, plakë 80 vjeçe dhe nuk mundej të më mbante. Detyrimisht kalova dhe peripeci të tjera nëpër befotrofe, nëpër shtëpinë e fëmijës që kalova fëmijërinë time derisa erdhi mami në ’83-shin. Pas ca viteve nëna ime u martua me një person sepse ishte vetëm dhee nuk i linin të burgosurit politikë rehat, sigurimi i shtetit.

Gazetarja: Sa kohë qëndroi e martuar?

Qytetarja: Dy vjet sepse pas dy vjetëve nëna ime vdiq. Në ’92-shin, pas pak viteve, në 2009 ka vdekur edhe ky burri sepse ishte në moshë të madhe.

Problemi sot qëndron tek dëmshpërblimi. Çiljeta mori vetëm dy këste dhe më pas u ngrinë këstet, pasi nga Ministria kërkohej akti i trashëgimisë së njerkut të saj. Ajo ka për të marrë rreth 60 milionë lekë të vjetra. Çiljeta thotë se në vitin 2024 i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, e cila i ka dhënë të drejtë. Ministria e ka apeluar. Çiljeta kërkon të drejtën e saj.

Qytetarja: Problemi aktual është që në ligjin e dëmshpërblimit të përndjekurve politikë që unë e kam përfituar sepse jam fëmija i vetëm i Qerimesë që ka vuajtur 11 vjet. Mua këta sot në pushtet nuk duan të më japin dëmshpërblimin, e kanë pezulluar. Ndërkohë unë kam marrë dy këste.

Gazetarja: Kur i ke marrë dy këstet?

Qytetarja: Dy këstet i kam  marrë… kur ka dalë ligji atëherë… në 2009 një dhe në 2011 tjetrin.

Gazetarja: Pse nuk ta japin sot dëmshpërblimit?

Qytetarja: Këta tani nuk e japin se thonë kjo zonja është martuar me filanin. E dimë që ky personi ka vdekur dhe nuk kanë fëmijë bashkë, por gjysmat e parave do t’i mbajë shteti. Megjithatë unë bëra një gjyq, njëherë te rrethi i Shkodrës, pastaj te gjykata administrative. E kam fituar pas 3-4 vjetëve, me zor u bë gjyqi dhe u sos. E kam fituar, prapë nuk duan ta ekzekutojnë gjyqin por e kanë çuar në apel. Çfarë do të japë apeli më shumë se kaq?!

Gazetarja: Sa është dëmshpërblimi që duhet të merrni?

Qytetarja: Dëmshpërblimi që ka nxjerrë përfundimisht Ministria e Financave është 62, 63 milionë. Të  marr paratë e nënës sime sepse është gjaku, djersa e saj dhe është qumështi im i gjirit që nuk e kam pirë, ushqimi që nuk e kam ngrënë, ngrohtësia e nënës që më ka munguar, janë të miat.

Besim Ndregjoni, kreu i shoqatës së të përndjekurve, shprehet se Ministria e Financave është institucioni që ka përndjekur më shumë këtë kategori, duke mos dhënë pagesat dhe duke i shtyrë në pafundësi si në këtë rast kur zonja është sorollatur pa arsye, pasi është e vetmja trashëgimtare e gjallë për të përfituar shumën dhe s’ka punë njerku./KlanTV

 

denoncim sali berisha

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion