Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas UNICEF-it, nga 1 janari deri më 7 maj 2024, nga Gaza u evakuuan mesatarisht 296 fëmijë në muaj, që kishin nevojë për kujdes mjekësor. Por, pasi Izraeli nisi ofensivë në afërsi të pikëkalimit të Rafahut, ky numër, tha agjencia, ra në 22 në muaj.
KOSOVË - Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Shqipëri njoftoi se mbrëmjen e 15 janarit, në Shqipëri është evakuuar një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza, të cilit do t’i ofrohet kujdesi kritik shëndetësor.
“Fëmija aktualisht po merr kujdesin mjekësor në Spitalin Universitar ‘Nënë Tereza’, ndërsa babai, vëllai dhe motra janë akomoduar në qendrën e refugjatëve në Babrru të Tiranës”, u tha në njoftimin e OBSH-së në Shqipëri.
OBSH-ja falënderojë institucionet shtetërore të Shqipërisë për lehtësimin e këtij evakuimi mjekësor.
“Angazhimi i Shqipërisë për të mbështetur ata në nevojë është një shembull i rëndësishëm solidariteti. Meqë shumë pacientë nga Gaza ende kërkojnë kujdes urgjent mjekësor, përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare mbeten vendimtare”, u tha në njoftim.
Ky është evakuimi i parë mjekësor në Shqipëri i banorëve nga Gaza. Ndërkaq, në nëntor të vitit 2023 ishte evakuuar një familje shqiptare nga enklava palestineze.
Organizatat për të drejtat e fëmijëve dhe ato humanitare, që kur ka nisur lufta në Gazë, kanë bërë thirrje të vazhdueshme për lehtësimin e evakuimeve mjekësore nga enklava palestineze.
Tetorin e vitit të kaluar, agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët, UNICEF, tha se ritmi me të cilin fëmijët e sëmurë po evakuohen nga Gaza është më pak se një fëmijë në ditë.
UNICEF tha se nëse ky ritëm “i ngadalshëm e vdekjeprurës” vazhdon, atëherë do të duhej më shumë se shtatë vjet për të evakuuar 2.500 fëmijë që kanë nevojë urgjente për kujdes shëndetësor.
Sipas UNICEF-it, nga 1 janari deri më 7 maj 2024, nga Gaza u evakuuan mesatarisht 296 fëmijë në muaj, që kishin nevojë për kujdes mjekësor. Por, pasi Izraeli nisi ofensivë në afërsi të pikëkalimit të Rafahut, ky numër, tha agjencia, ra në 22 në muaj.
Lufta në Gazë ka nisur tetorin e vitit 2023, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.
Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 46.000 palestinezë – shumica gra dhe fëmijë – dhe enklava është zhytur në krizë të thellë humanitare.
Më 15 janar të këtij viti, palët arritën marrëveshje për armëpushim dhe lirim të pengjeve, i cili pritet të hyjë në fuqi më 19 janar./REL
foto ilustruese ITALI- Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për arratisje nga arresti shtëpiak, pasi...
Ishulli i Sazanit TIRANË - Qeveria e Shqipërisë i ka dhënë statusin e investitorit strategjik kompanisë së dhë...
Eriselda Bala TIRANË - Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 16 janar vendimmarrjen në çështje...
Foto ilustruese BULQIZË - Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Bulqizë, në segmentin e Rrugës ...
Ura e Drinit dhe ura e lumit Wushan Yangtze KUKËS- Ura e Madhe e Kukësit që lidh dy anët e Drinit u hap më 4 nëntor...
Anastas Janullatos ATHINË- Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos vazhdon të jetë i shtruar në spital në gjendje t...
Pamje nga vendngjarja LEZHË - Një incident ka ndodhur këtë të enjte në rrugën Shëngjin - Rana e Hedhur, ku një...
Pamje nga evakuimi TIRANË - Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se mbrëmjen e kaluar, nj&eum...
foto ilustruese ITALI- Një 32-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ka kryer një seri pla&ccedi...
Osman Stafa TIRANË - Gazetari Osman Stafa, ka folur sërish ditën e sotme lidhur me skandalin te Onkologjiku, ku pacientët me kancer kry...