10 Gusht 2022, 13:50
Nga k.m.
Momenti i arrestimit
VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, mesditën e sotme. Një 50-vjeçar është vendosur në prangat e Policisë, pasi kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, në prani të tre fëmijëve të mitur. 50-vjeçari, i identifikuar si Vasil Aliaj, pas një mosmarrëveshje me gruan e tij, qëlloi me armën e zjarrit brenda banesës dhe më pas u largua me shpejtësi. Por brenda pak minutash u arrestua nga Policia. Madje u gjet edhe arma e zjarrit tip kallashnikov me të cilën ai qëlloi, të cilën e kishte fshehur në një vend me bimësi, në afërsi të banesës së tij.
NJOFTIMI I PLOTË:
Vlorë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Kanina”. Kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, duke gjuajtur brenda banesës, vihet në pranga 50-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov. Pas njoftimit për ngjarjen e djeshme në fshatin Kaninë, ku shtetasi V. A., pas një konflikti të çastit, kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, në prani të fëmijëve të mitur, gjuajti me armën e zjarrit brenda banesës dhe më pas u largua me shpejtësi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Në kuadër të operacionit “Kanina”, pas disa orësh ndjekje, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë është bërë i mundur lokalizimi i shtetasit V. A., në fshatin Kaninë dhe falë ndërhyrjes me profesionalizëm, u bë neutralizimi i tij. Gjithashtu u sekuestrua arma e zjarrit tip kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, që ky shtetas i kishte fshehur në një vend me bimësi, në afërsi të banesës. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. A., 50 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
operacioni kanina vlore vasil aliaj
Aktualitet
10 Gusht 2022, 13:48
k.m.
Arbër Isaku
CONNECTICUT- Dy të rinjtë amerikanë që kishin kthyer shtëpinë e tyre në Tiranë në një l...
Aktualitet
10 Gusht 2022, 13:23
k.m.
Porti i Durrësit
DURRËS- Tre persona janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Intensive”. Sipas nj...
Aktualitet
10 Gusht 2022, 13:17
k.m.
Pamje nga aksidenti në Pogradec
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur këtë paradite në shëtitoren e Pogradecit, ku dy makina jan&...
Aktualitet
10 Gusht 2022, 13:06
d.a.
zjarret ne shqiperi
Zjarret vazhdojnë të përpijnë qindra hektarë pyje në Shqipëri, duke rrezikuar edhe zonat e banuara d...
Aktualitet
10 Gusht 2022, 13:02
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Situata e zjarrit në vendin tonë vijon të jetë problematike. Sipas të dhënave nga Qendra Komb&eu...
Aktualitet
10 Gusht 2022, 13:00
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- 34-vjeçarja Blerina Shtëpani ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohet p&eum...
Aktualitet
10 Gusht 2022, 12:33
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Dy shpërthime tritoli kanë ndodhur në Tiranë. Në orët e para të mëngjesit, i ësht...
Aktualitet
10 Gusht 2022, 12:23
k.m.
Klodian Keqi
KRUJË- Klodian Keqi dyshohet se është autori i vrasjes së Luan Hushit në Fushë Krujë. Keqi ka qëlluar ...
Aktualitet
10 Gusht 2022, 12:08
k.m.
Ornela Shehi dhe Florind Balliu
SHBA- Detaje të reja kanë dalë nga investigimet e hetuesve amerikanë për vdekjen e çi...
Aktualitet
10 Gusht 2022, 11:37
k.m.
Pamje nga aksioni
Një burrë i moshës 40 vjeç nuk u shfaq aspak i gëzuar kur gjyqtari i komunikoi se po e nxirrte nga burgu n&eum...