2 Mars 2026, 10:03
Nga D.S

Rritja e përdorimit të automjeteve elektrike dhe hibride në Shqipëri ka sjellë nevojën për një treg të konsoliduar të karikimit, që i përgjigjet kërkesës aktuale dhe potencialit të ardhshëm. Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Europën (UNECE), në një raport të publikuar më 5 shkurt, e konsideron këtë një zhvillim kyç për vendin dhe rekomandon hapa konkretë për përdorimin më eficient të energjisë.
Sipas raportit, kalimi drejt mobilitetit elektrik nuk është vetëm një sfidë teknologjike, por edhe një provë për institucionet dhe qeverisjen. Zhvillimi i një tregu eficient për karikimin e automjeteve elektrike varet nga mënyra se si bashkëpunojnë sektori i energjisë dhe transportit, si përcaktohen rolet e tregut dhe si sigurohen investime të qëndrueshme dhe të besueshme.
Ekspertët që studiuan praktikat evropiane dhe ndërkombëtare nënvizojnë se suksesi i e-mobilitetit kërkon qartësi rregullatore, ndërveprim dhe koordinim të fortë institucional. Raporti identifikon disa pyetje kyçe për politikebërësit shqiptarë:
Raporti nënvizon edhe prioritetet kryesore ku së pari sa i takon investimeve të mëdha duhet të vendosen themelet institucionale dhe rregullatore. Po kështu qartësimi i piramidës institucionale pra kush është në krye, licencimi i operatorëve, krijimi i një platforme kombëtare të të dhënave dhe harmonizimi me standardet e BE-së dhe Traktatit të Energjisë.
Raporti përfundon se Shqipëria ka një mundësi historike për të shfrytëzuar energjinë e prodhuar nga “hidro” dhe për të avancuar mobilitetin elektrik, por suksesin do ta vendosin qartësia e roleve institucionale, harmonizimi me standardet evropiane dhe bashkëpunimi ndërsektorial. Një qasje e balancuar, transparente dhe e qëndrueshme mund të sjellë përfitime ekonomike, ulje të shpenzimeve për karburant, ajër më të pastër dhe siguri energjetike të rritur./Monitor.al
e-mobiliteti unece
Aktualitet
2 Mars 2026, 09:58
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për ish-drejtorin e AKU-së...
Aktualitet
2 Mars 2026, 09:45
D.S
Llogara
LLOGARA- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të realizohet një shpërthim i kontrolluar në...
Aktualitet
2 Mars 2026, 09:09
E. D
TIRANË- Policia ka arrestuar një 19-vjeçare nga Gjermania, e cila ishte e ënuar me 10 vite burg për trafik droge. Blutë n...
Aktualitet
2 Mars 2026, 08:53
D.S
Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme po prek drejtpërdrejt transportin ajror, rrugët detare dhe tregtinë globale t&eum...
Aktualitet
2 Mars 2026, 08:38
E. D
Komisioni Evropian parashikon që udhëtarët nga BE-ja duhet të përfitojnë gjithashtu nga tarifa më të favorshme t&...
Aktualitet
2 Mars 2026, 08:04
D.S
Rreth 200 kompani importuese dhe prodhuese të pajisjeve për riprodhime audiovizive, në mënyrë të beftë kanë marrë...
Aktualitet
28 Shkurt 2026, 22:56
E. D
VLORË- Dy automjete janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar në Vlorë, pak pas mesnate. Fillimisht dyshoh...
Aktualitet
2 Mars 2026, 07:21
D.S
Shqipëria po vijon të vuajë nga hemorragjia e popullsisë edhe pas më shumë se 30 viteve tranzicion, ku po dominon largimi i t&eu...
Aktualitet
2 Mars 2026, 07:19
D.S
Foto ilustruese
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak mo...
Aktualitet
1 Mars 2026, 21:20
D.S
VLORË- Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i njohur i humorit, Mane Lumani, pjesë e grupit legjendar &l...