LIVE UPDATES
Aktualitet

E PLOTË/ Biseda e fundit dhe frika e Learit nga policia! Rrëfimi i nënës së përlotur: Djali iku i dhunuar, i grushtuar dhe i qepur 'nallbançe'

Fatmira tregon bisedën e fundit me të birin pak minuta para se të humbte jetën, ku i kishte premtuar se të nesërmen do të qëndronin gjithë ditën bashkë.

23 Tetor 2022, 16:09 Nga DOSJA
E PLOTË/ Biseda e fundit dhe frika e Learit nga policia! Rrëfimi i
Fatmira Mustafaj dhe Lear Kurti

TIRANË- Nëna e Lear Kurtit, Fatmira Mustafaj, ka folur për herë të parë publikisht në lidhje me vdekjen e djalit të saj. Përmes një interviste të dhënë për Klodiana Lalën në News 24, ajo thotë se djali i saj ka pasur shenja dhune në trup pasi kishte ndërruar jetë. Fatmira tregon bisedën e fundit me të birin pak minuta para se të humbte jetën, ku i kishte premtuar se të nesërmen do të qëndronin gjithë ditën bashkë.

“Djali më thoshte “mami, po më erdhi e keqja, vetëm nga këta do më vijë”. Më thoshte “nuk më pëlqen kjo botë, ishte njeri me katër gjuhë”. Ai ishte fëmija i gjithë lagjes, të gjithë e donin. Ai nuk e meritonte këtë tmerr”, thotë e ema e Lear Kurtit në intervistën ekskluzive për News 24.

Kur keni biseduar për herë të fundit me Learin?

Ishte ora 11 pa pak dhe i thashë “hajde mi nën se u bëmë për mall”. Më tha do vij. i thashë “a ta vë dushin?”. Jo më tha se jam i pastër dhe do sjell një gjë. i thashë nuk dua asgjë, vetëm të jesh mirë. E pyeta a je brenda në shtëpi se “ti e di si është nata”. Mos ki merak më tha “nesër do rri gjithë ditën me ju”. E kam bërë gjumin copa copa.

Biseda ka qenë natën që ndodhi ngjarja. Cfarë ndodhi më pas? Kush iu informoi?

Shokët e Learit më thanë hajde. U thashë “mos më thoni që është në burg ose në spital”. Më morën dhe shkuam te Spitali Ushtarak. Kur shkuam atje pyeti burri dhe i thanë nuk kemi njeri me këtë emër. Pastaj shkuam te morgu. Atje më çuan këta se mua nuk më thonin gjë. Burri ndërkohë e kishte marrë vesh. Nga 11 pa pak që fola me Learin, në 11 e pak ai ka ndërruar jetë. Atje u bëra keq si çdo nënë. Më thanë që është në morg dhe u thashë “nuk na lënë me e pa?”. Më thanë është në gjendje kome. i thashë që dua ta shikoj. Shkoi dhe burri deri poshtë, por ishte e rrethuar me policë.

Arritët ju ose bashkëshorti që ta shikonit trupin e Learit?

Fare, fare. Në ato momente humba ndjenjat. Nuk e di se sa kam qëndruar shtrirë. Ishte ora 3 dhe Leari kishte ndërruar jetë shumë herët. Më thanë që ka ndërruar jetë djali. Nuk e mendoja kurrë, ai ka qenë shumë i fortë. Ai nuk ishte vetëm, çuni im, ishte çuni i gjithë Tiranës se vetëm mirë bënte. Edhe për sëmundjen që kam dëgjuar nëpër lajme, nuk e di pse thonë kështu gjërash, por ai gëzonte një shëndet të plotë. Nuk kemi pasur asnjë recetë, asgjë. Vetëm kur e regjistrova te Tajvani për badigard, i kam hapur një kartelë. Dua të them që Leari gëzonte një shëndet të plotë. Hashash pinte, por që të ketë pasur shenja dobësie, apo të këputej jo.

Ju të nesërmen e tërhoqët trupin e pajetë, e hapët arkivolin, e patë djalin?

Unë e hapa, sa e ngrita kapakun u tmerrova. Kishte të qepura nallbançe, ishte i mavijosur. Supozimet e mia janë që ai njeri ishte i dhunuar dhe iku i dhunuar. Se çfarë nxjerrin këta që ka futur qese, është e pabesueshme. Kur e ndjejnë të rinjtë që ndiqen, gjithmonë e hedhin. Pashë edhe sot që kishte një hematomë. Ishte i grushtuar, i masakruar. Ai ka marrë goditje të tmerrshme.

E keni takuar shokun e Learit që ishte bashkë me të?

Dje në darkë që kam folur i thashë “hajde merr rrobat dhe më sill rrobat e Learit”. Edhe ai ishte i shokuar. E kam parë vetëm në varreza. E njihja personin që rrinte me Learin. Shokët më thonë se ka qenë i shokuar. Unë e di shumë mirë se ai njeri ishte shumë i fortë, përballonte shumë gjëra. Ai ka ikur i dhunuar dhe i tmerruar. Këtu nuk ka shtet, këtu të rinjtë shikojnë orën dhe thonë “bobo”. Leari im nuk e meritonte këtë, vetëm ai e di si iku. Me shenjat që kam parë, ai është i dhunuar.

Keni kërkuar informacion? Keni marrë avokat?

Kemi marrë avokat, janë shokët e djalit që më kanë adresuar. Unë dua të hiqen njollat që kanë vënë mbi djalin tim dhe të kërkohet drejtësia. Pse këta fëmijë i marrin dhe i rrahin, pse nuk prangosen dhe t'i mbajnë brenda. Leari ka ikur i tmerruar prej këtej. Ai ishte njeri që duronte shumë. Edhe pa bukë të ikte, nuk e di ku e gjente gjithë atë forcë.

Ju thatë se kishte shenja, kush dushoni se e ka dhunuar Learin?

Vetëm Policia. Atë e donin të gjithë shokët. Ishte pak nevrik, por shokët ia dinin natyrën dhe e pranonin siç ishte. Leari para 10 vitesh iu mbyll një çështje dhe doli i pafajshëm. I erdhi një letër që duhet të paraqitet në gjyq dhe më tha “duhet me ik jashtë se këta do më plasin brenda”. i thashë rri i qetë se kemi avokat. Më tha “çfarë jete është këtu, ke frikë të dalësh”. Policinë e kishte fobi, e kanë kapur disa herë edhe me shoqen e tij që kishte. Por e ndjente veten të pastër dhe fliste. Ai ishte i dhunuar.

Çfarë kërkoni nga institucionet?

Unë flas dhe ne emër të të gjitha nënave, që çdo të ri që kapin në rrugë, këta policët nuk e di janë të shkolluar, a janë prindër, por i kapin dhe përdorin forcën. Të rinjtë janë të tmerruar dhe prandaj ikin. Policia këtu është bërë e tmerrshme, nuk kanë siguri të rinjtë. Djali më thoshte “mami, po më erdhi e keqja, vetëm nga këta do më vijë”. Më thoshte “nuk më pëlqen kjo botë, ishte njeri me katër gjuhë”. Ai ishte fëmija i gjithë lagjies, të gjithë e donin. Ai nuk e meritonte këtë tmerr. Fëmijët janë të pafajshëm. Të rinjtë e sotëm janë shumë të mirë, por janë të tmerruar dhe nuk kanë siguri këtu. Nuk e mendoja kurrë vdekjen e djalit dhe sidomos në këtë mënyrë.

Ka pasur disa protesta ditët e fundit…

Nuk i kam parë fare. kam qenë shumë i lidhur me çunin. Burrit i thashë “do jemi vetëm ne të dy, unë e di që ai është i dhunuar”. Prandaj kërkova ta shikojmë deri në fund masakrën që i bënë fëmijës.

Marrë nga BW

fatmira mustafaj lear kurti vdes lear kurti

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri