LIVE UPDATES
Aktualitet

E treta, e vërteta! S'dorëzohet Zani Çaushi, kërkon lirimin me kusht nga qelia, vendoset pas një jave

Sot, ai është rishfaqur sërish në Gjykatën e Korçës duke kërkuar për të tretën herë lirimin me kusht nga qelitë e burgut të Drenovës.

12 Korrik 2022, 17:53 Nga k.m.
E treta, e vërteta! S'dorëzohet Zani Çaushi, kërkon
Myrteza Çaushi

TIRANË- Myrteza Çaushi nuk dorëzohet. Sot, ai është rishfaqur sërish në Gjykatën e Korçës duke kërkuar për të tretën herë lirimin me kusht nga qelitë e burgut të Drenovës. Gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNews", i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e Robert Shehut dhe Luan Bedinit në gusht 1999 në Vlorë, i është drejtuar me një kërkesë penale Gjykatës së Korçës, duke kërkuar që trupa gjykuese t'i pranojë kërkesën e lirimit me kusht.

Edhe më herët ai ka listuar në kërkesën e tij, se ka vuajtur 35 vite brenda qelisë (kohë kjo e përllogaritur bashkë me paraburgimin) dhe fiton të drejtën që të apelojë vendimin. Sipas tij, gjatë gjithë kohës që ka qenë në burg ka shfaqur sjellje të mirë dhe tashmë dëshiron që të dalë jashtë për t'u kujdesur për fëmijët e tij. Mirëpo pretendimet e tij hidhen poshtë nga Prokuroria e Korçës, e cila në seancën e sotme pretendoi se "i forti i Vlorës" është dënuar mbi 3 herë sepse ka tentuar që të fusë në burg sende të ndaluara, gjë që tregon se nuk është rehabilituar. Pasi edhe gjatë qëndrimit të tij në burg, ai ka vijuar të kryejë vepra penale. Seanca e radhës, kur edhe do të merret vendimi është planifikuar javën e ardhshme në 19 korrik 2022.

Kjo është hera e tretë që Myrteza Çaushi, kërkon lirimin me kusht nga qelia, duke pretenduar se ai ka kryer më shumë se 35 vite qëndrim në burg, duke nënkuptuar se ka vuajtur 3/4 e dënimit të dhënë nga gjykata e Tiranës. Kërkesa e parë e tij për të dalë nga burgu u depozitua 2 vite më parë, më 14 maj 2020, por pas debateve për llogaritjen e dënimit, Çaushi hoqi dorë nga kërkesa e tij. Mirëpo, pasi kaluan disa muaj, ai u rikthye me kërkesën për t'u liruar, por kërkesa u rrëzua sërish nga i njëjti gjyqtar, Selaudin Pysqyli.

Tashmë për herë të tretë Myrteza Çaushi, kërkon lirimin nga qelia, ku do jetë gjyqtarja Luljeta Kola, e cila do vendosë nëse do pranojë ose jo lirimin nga burgu për të “fortin” e Vlorës.

Myrteza Caushi u bë i njohur gjatë trazirave në Shqipëri gjatë vitit 1997 kur falimentimi i firmave piramidale solli hapjen depove të armatimit, burgjeve duke bërë që shteti shqiptar të binte në kolaps. Caushi krijoi një nga bandat më të tmerrshme të kohës së bashku me miq në Vlorë dhe të afërm të tij duke kryer krime të rënda si: vrasje, pengmarrje, grabitje, përdhunime gjatë periudhës mars-korrik 1997. Rivaliteti me bandat e Gaxhait, Kakamit dhe Ujit të Ftohtë në Vlorë shkaktuan një zinxhir vrasjesh dhe hakmarrjesh në qytetin bregdetar. ‘Zani’ ishte dënuar në Greqi me 101 vite burg, por arriti të arratisej dhe të kthehej në vendlindje në vitin 1997.

Fillimisht, ai u arrestua pas zgjedhjeve të parakohshme të vitit 1997, por u lirua një vit më pas, për mungesë provash. Më pas, në 3 shtator 1999, policia e shteti prangosi sërish Zani Caushin. Pas një sërë seancash gjyqësore, ai u dënua me burgim të përjetshëm.

myrteza çaushi myrteza çaushi kerkon lirine zani caushi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë