LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali me evazionin fiksal/ LSI thirrje SPAK për hetimin e aferës

Floida Kërpaçi tha se paratë në vend që të shkojnë për të ndihmuar qytetarët shqiptarë, përdoren për korriupsion.

12 Korrik 2022, 17:12 Nga k.m.
Skandali me evazionin fiksal/ LSI thirrje SPAK për hetimin e aferës
Floida Kërpaçi

TIRANË- Ish-deputetetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi në emër të LSI i ka bërë thirrje Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të ketë prioritet zbardhjen e plotë të skandalit të evazionit fiskal.

Në një deklaratë për shtyp, Kërpaçi tha se paratë në vend që të shkojnë për të ndihmuar qytetarët shqiptarë, përdoren për korriupsion.

"Mbi 500 mijë qytetarë janë larguar nga Shqipëria për të mos u kthyer më. Largimi i të rinjve po vijon me shifra të frikshme duke e bërë Shqipërinë vëndin me shifrat më alarmante të emigrimit dhe të azilkërkuesve. Shqiptarët po largohen çdo ditë sepse shohin që e mira publike me skemat e koncensioneve dhe PPP-ve korruptive po jepen nga Edi Rama dhe Erion Veliaj në kurriz të shqiptarëve dhe në favor të pasurimit personal të tyre. Paratë në vend të ndihmës së shqiptarëve gjatë Covid ato shkonin për të furnizuar skemën korruptive të inceneratorëve. Në vend të përmirësoheshin shkollat qeveria ka ndërtuar një plan 30 vjeçar me inceneratorët se si taksat e rritura të qytetarëve ti kthej në makineri të maxhorancës dhe patronazhimit,"-tha Floida Kerpaçi në fjalën e saj.

DEKLARATA E KËRPAÇIT:

Të dashur qytetarë,

Mbi 500 mijë qytetarë janë larguar nga Shqipëria për të mos u kthyer më.

Largimi i të rinjve nga vendi, i profesionistëve, mjekëve, inxhinierëve, po vijon me ritme të frikshme, duke e bërë Shqipërinë vendin me shifrat më alarmante të emigrimit dhe të azilkërkuesve.

Shqiptarët po largohen nga Shqipëria e inceneratorëve për të krijuar të ardhmen diku tjetër, në një shtet normal të Bashkimit Evropian, apo kudo në botë me të vetmen shpresë se do gjejnë një shtet që lufton varfërinë dhe jo një qeveri që lufton të varfërit, si në rastin tonë.

Shqiptarët po largohen, sepse shohin që e mira publike me skemat e koncesioneve dhe PPP korruptive po jepen nga Edi Rama, Erion Veliaj në kurriz të shqiptarëve dhe në favor të pasurimit personal të tyre. Sot po kuptojmë edhe më mirë se ku shkuan paratë e shqiptarëve. Në vend të ndihmës për familjet shqiptare gjatë covidit, ato shkonin për të furnizuar skemën korruptive të inceneratorëve. Në vend që të përmirësoheshin shkollat shqiptare, qeveria jonë ka ndërtuar një plan financiar 30 vjeçar me inceneratorin e Tiranës, sesi taksat e rritura të qytetareve t’i kthejë në financa për makinerinë e propagandës dhe patronazhizmit. Në vend që të mbështeten ekonomikisht familjet sepse çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme, sot paguajmë 80.000 dollarë në ditë për inceneratorët. E ku këtu duhet të theksojmë se çmimi i bukës është shumëfishuar. Çmimi i vajit, mishit, produkteve të shportës, është rritur me nga 20-50%. Si do të zgjidhen problemet aktuale që përballet çdo shqiptar, ndërkohë që buxheti i shtetit dedikohet për koncesionet korruptive si inceneratorët? Asnjë nuk ka kohë të dëgjojë llafet e kafeneve, e vetmja gjë që po kërkojmë është transparencë, ku është invenstimi që paguhet çdo ditë për inceneratorin e Tiranës?

Në emër të LSI, ne i bëjmë thirrje SPAK të prioritarizojë zbardhjen e plotë dhe pa kompromis të aferës korruptive më të madhe në historinë e Shqipërisë, atë të 3 inceneratorëve. SPAK nuk duhet të bëhet fajtor me Edi Ramën dhe Erion Veliaj që po largojnë të rinjtë nga Shqipëria.

Sot e vetmja shpresë është që drejtësia të triumfojë mbi aferën e inceneratorëve, për të cilën vazhdon paguhet çdo ditë nga paratë e shqiptarëve 80.000 dollarë për njerëz që janë në kërkim. Gjithashtu, i bëjmë thirrje çdo individi dhe zyrtari publik, që ka informacione të dalë përpara dhe të flasë. Kjo nuk është një betejë politike. Nëse duam të ndërtojmë të ardhmen në Shqipëri, secili nga ne, qytetar, politikan, njeri i drejtësisë apo i medias, duhet të bëjmë rolin tonë në ekspozimin dhe denoncimin e korrupsionit në çdo nivel të zyrave publike të vendit.

Si nisi skandali me evazionin fiskal?

Ishte kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ajo që denoncoi 24 kompani të cilat sipas saj kanë kryer miliona euro evazion fiskal përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas Kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to. Një prej tyre ishte edhe rasti i dy të moshuarve Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi.

floida kërpaçi skandali me evazionin fiskal

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë