Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Bëhet fjalë për Masterplanin e Portit të Durrësit i miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.546, datë 28 Maj 2009 dhe që është botuar në fletoren zyrtare më 4 qershor të po atij viti.
Emisioni “Në Shënjestër” publikoi këtë të martë një dokument ekskluziv që ka të bëjë me projektin e portit të Durrësit.
Bëhet fjalë për Masterplanin e Portit të Durrësit i miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.546, datë 28 Maj 2009 dhe që është botuar në fletoren zyrtare më 4 qershor të po atij viti.
Një masterplan me gjithsej 727 faqe, që disponohet nga emisioni ‘Në Shënjestër’, dhe që është një studim i mirfilltë për zgjerimin e portit aktual të Durrësit, projekt i cili parashikohej të shtrihej në 4 faza.
Por detaji më i rëndësishëm i këtij masterplani është fakti se ai është bërë nga kompania ‘Royal Haskoning’.
Pra e njëjta kompani, së cilës qeveria Rama I ka dhënë në vitin 2022 dhe 2024 plot 25 milionë euro për të bërë një projekt të ri për Porto Romanon, dhe më pas për të mbikqyrur punimet për ndërtimin e portit të ri.
Masterplani i vitit 2009 që është financuar nga Bashkimi Europian, ku nga sa duket 18 vjet më herët Porti i Durrësit është parë si një nyje strategjike jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vetë Bashkimin Europian ku në faqen 30 të Masterplanit prej 727 faqesh, tregohen avantazhet e zgjerimit të portit aktual të Durrësit.
MASTER PLANI 2008
Avantazhet e master planit janë:
Zbatimi i Masterplanit mund të fillojë brenda një periudhe të shkurter pa investime të mëdha, pasi terminalet e ndryshme do të mbeten në vendin dhe në zonën ekzistuese.
Ekziston mundësia e realizimit me faza të Masterplanit.
Përdorimi i basenit ekzistues të portit dhe sipërfaqeve të tokës janë të optimizuara.
I gjithë trafiku i planifikuar mund të përpunohet, dhe madje ekziston mundësia për ta zgjeruar me tej (kalata 13) nëse kërkohet.
Ai ofron fleksibilitet, nëse studimi mbi strategjinë kombetare portuale tregon që në një kohë të caktuar në të ardhmen ngarkesat e rifuxhove të thata duhet të largohen nga porti i Durrësit në një port tjetër (ekzistues apo i ri),
terminalet e mallrave rifuxho të thata mund të përdoren për përpunimin e konteniereve.
Po kështu në vijim përcaktoheshin edhe fazat e zgjerimit të këtij porti.
Me qëllim për ta kthyer atë në nyje strategjike për Shqipërinë por edhe vetë Bashkimin Europian.
Skica e Masterplanit e cila tregon në fakt portin në fund të projektit. Ku masterplani do të zhvillohej në katër faza.
Aty ku përcaktohen edhe karakteristikat kryesore.
MASTERPLANI 2008
Faza 1
Deri në vitin 2010, me zgjerimin e terminalit ekzistues të kontenierëve në të gjithë kalatën 6, dhe me punimet e mëdha rikonstruktuese dhe terminalet e rifuxhove të thata.
Zhvendosjen e terminalit të naftës dhe portit të peshkimit
Faza 2
2011-2015
Zgjerimi i terminalit të konteniereve me kalatën 7/8, fillimi i punës së terminalit të çimentos/klinkerit, terminalit të skrapit dhe një terminali të rikonstruktuar për mineralet dhe qymyrgurin.
Faza 3
2016-2023
Zgjerimi i terminalit të konteniereve me sipërfaqe shtesë dhe pas kalatës 5, dhe zgjerimi i terminalit të trageteve në zonën që momentalisht është e zënë nga anijet e peshkimit
Faza 4
2024-2030
Zgjerimi i terminalit të kontenierëve me kalatën 5, një sipërfaqe magazinimi shtesë pas kalatës 4.
Zhvendosja e përpunimit të drithërave nga kalata 5 në kalatën 4.
Sipas dokumentit voluminoz, ky masterplan kishte të detajuar edhe kostot financiare, që lidheshin me disa variante opsionale të zgjerimit të Portit aktual të Durrësit.
Ku gjithmonë sipas këtij dokumenti, kostot maksimale për investime deri në vitin 2030 llogariteshin të ishin deri në rreth 70 milionë euro.
Pra, referuar këtij materiali, në afro 20 vite investime që do të kryheshin në Portin e miratuar nga qeveria, shqiptarët do të paguanin sipas planit të investimit të përcaktuar deri në vitin 2030, jo më shumë se 70 milionë euro për rreth 20 vjet investime për zgjerimin e Portit aktual të Durrësit.
Ndërkohë që deri më tani për portin e Porto Romanos, janë shpenzuar 41.3 mln euro vetëm për studime e projektime, pa llogaritur investimin prej 2 miliardë euro që pritet të bëhet në vitet e ardhshme.
Dhe e gjitha kjo, përse?!
Sepse qeveria shqiptare vendosi të falë portin aktual të Durrësit te biznesmeni Muhamet Alabar për të ndërtuar aty një marinë jahtesh, pikërisht në portin strategjik të SHBA, Bashkimit Europian dhe NATO-s.
Masterplani i vitit 2009 që është financuar nga Bashkimi Europian, ku nga sa duket 18 vjet më herët Porti i Durrësit është parë si një nyje strategjike jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vetë Bashkimin Europian./BalkanWeb
Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lalën, zbuloi këtë të martë detaje të rej...
Foto ilustruse ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, me protagonist një shqiptar, i cili u përfs...
Foto ilustruse ANGLI- Drejtësia angleze ka dënuar me burgim të përjetshëm një çift, i cili vrau djalin e tyre tre muaj...
Skandali i rëndë seksual që përfshiu, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ka sjellë nisjen e menjëhershme t&eu...
Foto ilustruse Mbi gjysma e popullsisë në moshë pune mbetet jashtë tregut të punës, me jo-aktivitet të lartë sidomo...
ROSKOVEC- Detaje të reja janë zbardhur nga krimi brenda familjes në fshatin Kuman, në Roskovec, ku Shefit Rrapaj, 80 vjeç vrau...
banori FIER- Banorët e fshatit Kuman janë shprehur të tronditur për ngjarjen e rëndë, ku 80-vjeçari qëlloi me pus...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 50-vjeçar në Tiranë, i cili ishtë i dënuar m&e...
Foto ilustruse LEZHA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë. Një 52-vjeçar ka kryer marrëdhënie ...
Foto ilustruse Rreth 40 mln euro të ardhura kanë gjeneruar nga dhënia e apartamenteve me qira nëpërmjet platformës AirBnb rre...