19 Mars 2025, 22:26
Nga N.F
Lulzim Berisha
TIRANË- Avokati i Luzim Berishës, Detar Hysi ka reaguar një ditë pas ekstradimit të ish kreut të bandës së Durrësit. Hysi për emisionin “Open” në News24 u shpreh se përdorimi i bashkëpunëtorëve të drejtësisë për interesa të caktuara cënon rendin dhe sigurinë kombëtare. Sipas tij, asnjë deklaratë e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi nuk është konfirmuar para gjykatës.
“E ndjej për detyrë profesionale t’ju kujtoj se prokurori t’i përkushtohet përgjegjësisë dhe pavarësisë në ushtrimin e detyrës, jo artificave ekstra ligjore për përdorimin e bashkëpunëtorëve të drejtësisë për interesa të caktuara që cënojnë rendin dhe sigurinë kombëtare.
I penduari Luftar Reçi është një mitoman permanent, ku cdo thënie e tij nuk është konfirmuar para gjykatës”, tha avokati.
Lulzim Berisha ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare që prej vitit 2022. Ai ka humbur betejën ligjore në Spanjë, duke kundërshtuar ekstradimin në Shqipëri, pas 15 muajsh qëndrim atje, ku u gjet i transformuar, me mjekër të bardhë dhe tatuazhe në duar, duke përdorur një identitet bullgar.
Lulzim Berisha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Berisha u lirua me kusht nga burgu në 5 dhjetor të vitit 2016, 5 vite para afatit nga trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit Durrës. 4 vite më pas, Berisha është shpallur në kërkim nga SPAK, pasi akuzohet për ngjarje të tjera kriminale, vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.
Dosja për vrasjen e bujshme të ndodhur në 26 Shkurt të vitit 2005 u hap pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi, i cili pretendon se gjithçka u bë nga Plarent Dervishaj dhe Indrit Taullai me urdhër të Lulzim Berishës. Lulzim Berisha "ra" edhe në sitën e OFL, e cila njoftoi se ai është subjekt i paketës Anti-KCK dhe se i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë dhe burimin e origjinës.
Në tetor 2024 Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishajt, të cilët akuzohen për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame. Vendimi për pushimin e çështjes u dha me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Kjo është hera e dytë që SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes, me argumentin se nuk ka prova që implikojnë këta dy persona në vrasjen e Lames. Herën e parë, trupa e gjykimit ia ktheu kërkesën prokurores Elida Kaçkini, duke kërkuar nga kjo e fundit hetime shtesë.
lulzim berisha
Aktualitet
19 Mars 2025, 22:18
N.F
Feti Egra
TIRANË- Feti Egra, një qytetar në Tiranë thotë se në vendin ku ka varret e fisit të tij, rreth 20 vendpushime ...
Aktualitet
19 Mars 2025, 22:14
N.F
Naim Gjuta dhe gazetarja
TIRANË- Skënder Arapi është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” për një ...
Aktualitet
19 Mars 2025, 21:50
N.F
Koplik
KOPLIK- Emisioni investigativ Fiks Fare ka trajtuar një rast shqetësues të ndotjes mjedisore në fshatin Mihaj të Koplikut, ...
Aktualitet
19 Mars 2025, 20:26
A.Ll
SELANIK - Një pritë e përgjakshme ndodhi në një rrugë kryesore në Polichn, Selanik. Ngjarja është regjistruar nga...
Aktualitet
19 Mars 2025, 17:34
r.ll
bora zukali
TIRANË- Kryetari i Shoqatës “Vatra e shqiptarëve” në Stamboll, Bora Zukali ka folur sot lidhur me protestat q&e...
Aktualitet
19 Mars 2025, 16:36
E. D
foto ilustruese
TURQI- Një zjarr ka përfshirë një zonë me shkurre pranë nënstacionit elektrik në Rrilë të...
Aktualitet
19 Mars 2025, 16:22
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për të pandehurit Jovan Memajn dhe Bernard Tahirajn, të ar...
Aktualitet
19 Mars 2025, 16:06
r.ll
elton qyno
TIRANË- Gjykata Kushtetuese, vendosi të pranojë kërkesën e avokatëve të gazetarit Elton Qyno, për ndrys...
Aktualitet
19 Mars 2025, 15:20
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur të mërkurën aktakuzë kundër të pandehurit M.I...
Aktualitet
19 Mars 2025, 14:21
B.Z
Foto ilustruese
GJIROKASTËR - Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e koduar "Kilovati" në Gjirokastër n&eum...