LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Klodiana Lala: Të përfshirë në ngjarje, të tjerë shtetas shqiptarë, biznesmeni ruhej nga persona të armatosur

Nga ana tjetër gazetarja Klodiana Lala zbuloi më tej se Nikulaj ishte një shënjestër tmerrësisht e vështirë për t’u arritur, pasi së fundmi ai kishte marrë dhe roje fizike të armatosur si edhe lëvizte me makinë të blinduar.

27 Prill 2023, 23:08 Nga k.m.
Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Klodiana Lala: Të përfshirë në
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të tjera lidhur me vrasjen e biznesmenit nga Lezha, Ardian Nikulajt në 19 prill. E ftuar në studion e emisionit "Open", gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se e "penduara", një vajzë ka rrëfyer para hetuesve, nën frikën e një arrestimi të mundshëm se motori ishte blerë me emrin e saj për të bërë vrasjen.  

“Motori është blerë në Tiranë me kontratë noteriale dhe i është dhënë shtetasit portugez. Për të hyrë tek ‘Koral’ ka dy hyrje, një nga hyjnë qytetarët, momenti kur kthehet autori është hyrja nga ku bëhet furnizimi. Këtu sipas hetuesve ka pritur sinjalin nga Harry Simson, vëzhguesi anglez. Simson është një person i skeduar dhe i dënuar 27 herë në Britani. Ka ndërruar 2 taksi dhe është nisur nga Rinasi. Britanikët kanë pasur rolin e vëzhguesit në ngjarje. Asnjë nga britaniket, veç Simson nuk kanë qëndruar në hotel. Fotoja e vrasësit është marrë nga sistemi TIMS. Pas vrasjes ai në orën 19:16 minuta ka kaluar në Kapshticë si këmbësor dhe në Facebook ka hedhur disa postime duke udhëtuar me motor. Është identifikuar nga vajza që është bashkëpunëtore sot, ka ndihmuar hetuesit për zbardhjen e ngjarjes. Janë hetuesit që kanë shkuar tek vajza. Prokurori a ka vërtetuar se Haxhiaj ka pritur në kohë të ndryshme shtetasin portugez dhe ata britanik me makinë të marra me qira në Shkodër. Vajza ka rezultuar se ka qenë personi që ka blerë motorin me emrin e saj. Vajza para presion dhe nën frikën e një arrestimi të mundshëm ka treguar se motori iu dha një shtetasi portugez për të cilin ka treguar të gjitha detajet. Vajza nuk është e përfshirë, ka treguar gjithçka ka ditur.  Mendoj se të përfshirë në ngjarje ka dhe persona të tjerë shqiptarë. Në dosjen hetimore del e paqartë kush e shoqëroi nga Lezha në Kapshticë pas ngjarjes. Një njeri që ka kryer vrasje, mundohet të kamuflohet jo të dalë kaq lirshëm dhe të marrë një taksi,”- ka deklaruar Lala.

Nga ana tjetër gazetarja Klodiana Lala zbuloi më tej se Nikulaj ishte një shënjestër tmerrësisht e vështirë për t’u arritur, pasi së fundmi ai kishte marrë dhe roje fizike të armatosur si edhe lëvizte me makinë të blinduar.

"Ardian Nikulaj ishte një shënjestër tmerrësisht e vështirë për t’u arritur. Ai kishte marrë disa herë informacione që po paguheshin para për vrasjen e tij. E vetmja mundësi që ai të kapej ishte me shtetas të huaj pasi i konsideronte turistë. Ai kishte marrë dhe roje fizike të armatosur dhe mbante automjet të blinduar. I vetmi vend ku qëndronte i paarmatosur ishte ai vend. Prandaj i kanë marrë të huaj. të huajt nuk kanë gojë të flasin, nuk flasin më pas, etj,"-shtoi Lala ndër të tjera. 

Vrasja e Nikulajt u zbardh një ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe./Dosja.al

klodiana lala vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet