LIVE UPDATES
Aktualitet

Emigracioni dhe politikat e gabuara arsimore po zbrazin universitetet e rretheve

Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qytetin e Shkodrës ka pësuar një përgjysmin drastik të numrit të studentëve në pesë vjet – rënie e cila është shkaktuar sipas ekspertëve për shkak të emigracionit, mungesës së mundësive dhe politikave të gabuara me arsimin.

2 Mars 2023, 18:31 Nga k.m.
Emigracioni dhe politikat e gabuara arsimore po zbrazin universitetet e rretheve
Foto ilustruese

Në ceremoninë e 65-vjetorit të Universitetit të Tiranës në dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama e vuri theksin te rrudhja e universiteteve në rrethe dhe paralajmëroi një reformë të re.

“Vazhdoj të mendoj dhe të besoj se ne kemi shumë universitete. Ka shumë universitete dhe pak studentë, ndaj mund të riorganizohemi me një universitet qendror në Tiranë dhe disa filiale në qytete,” shtoi ai, duke veçuar uljen drastike të kërkesës për degët e mësuesisë.

Në qytetin e Shkodrës në veri të Shqipërisë, universiteti “Luigj Gurakuqi” po përballet prej vitesh me një krizë të tillë – ku numri i studentëve është përgjysmuar në pesë vitet e fundit. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se nga rreth 7900 studentë që universiteti “Luigj Gurakuqi” kishte në vitin 2016, numri është ulur në 3700 në fund të vitit 2021, me një rrudhje konstante kryesisht në degët e mësuesisë. Sipas ekspertëve të arsimit, ulja e numrit të studentë vjen si një kombinim i mungesës së ofertës dhe emigrimit të lartë.

“Së pari, Shqipëria po braktiset. Së dyti, universitetet e rretheve nuk janë tërheqëse me ofertat e tyre, kanë pak mundësi financiare, shumë pak kushte të mira mësimi dhe së fundmi meritokracia është fshirë prej vitesh,” tha Ndriçim Mehmeti, pedagog dhe ekspert i arsimit në vend.

“Pra nuk të duhet diploma, por më parë një mik, pjesëmarrja në parti apo të qenit aktiv në mbledhjen e votave. Me pak fjalë, mungojnë politika punësimi dhe motivimi për të rinjtë,” shtoi ai.

Pedagogë të tjerë i thanë BIRN se rënia e numrit të studentëve përkon me hyrjen në fuqi të ligjit të Arsimit të Lartë në vitin 2015, përmes së cilës u rrit mesatarja si kriter për të ndjekur studimet në degët e historisë, gjeografisë, gjuhë-letërsisë apo matematikës – Bachelori i së cilave etiketohet gabimisht si “Mësuesi”.

Arben Prendi, shef i Departamentit të Gjuhë-Letërsisë në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër thotë se nota mesatare përjashtoi shumë maturantë nga e drejta për të vijuar studimet në këto degë.

“Këtë vit, Ministria e Arsimit u përpoq ta riparonte këtë gabim, duke cilësuar se në bachelor mund të hyjnë edhe ata që nuk dëshirojnë të vijojnë studimet për mësuesi, por tashmë dëmi është bërë dhe efekti i riparimit ka qenë minimal,” tha Prendi.

Ai e konsideron gjithashtu dëmtues standardin e ndryshëm që u aplikua për mesataren, ku degë të tjera e kishin kufirin 6 ose 6.5.

“Rënie të ndjeshme të numrit të studentëve, krahasuar me gjashtë vite më parë, sidomos në degët e Shkencave Humane dhe Shkencave Natyrore ka edhe edhe në Universitetin e Tiranës,”- shtoi ai.

Për studentët e universitetit të Shkodrës, problemet kryesore lidhen me kostot e arsimit të lartë dhe me tregun e punës.

Loreta Çermeli, studente ekselence në Fakultetin Ekonomik, mendon se sistemi arsimor duhet të ndryshojë, në mënyrë që të reduktohet kalimi nga universiteti në tregun e punës.

“…Ajo çfarë kërkohet në terren, zakonisht ndryshon me atë çfarë ne si studentë përballemi. Bëj pjesë në kategorinë e studentëve që përfitojnë bursë ekselence dhe kjo më ka ndihmuar sadopak që të mbuloj një pjesë të shpenzimeve,” tha ajo.

Doriana Martini po studion në universitetin e Shkodrës, pasi nuk arriti të regjistrohej në degën që ajo synonte. Paralelisht me studimet, ajo punon për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve.

“Shpenzimet aktuale i përballoj nga angazhimi në tregun e punës, por kur është e nevojshme nga familja,”- shtoi ajo.

Pedagogu Prendi i tha BIRN se për shkak të gjendjes ekonomike, por edhe të pamundësisë për të ndërtuar një jetë normale, shumica e të rinjve po zgjedhin emigrimin në vend të studimeve.

“Nga rajoni i veriut të Shqipërisë, si emigracioni ashtu edhe migracioni kanë sjellë një shpopullim shqetësues për jetën sociale dhe ekonomike. Me këto ritme, shpopullimi do të jetë një shqetësim edhe më problematik për shumë fusha të tjera, përveç arsimit,”- tha Prendi. Edhe eksperti Ndriçim Mehmeti bie dakord se mungesa e mundësive i shtyn të rinjtë më shumë drejt emigrimit sesa sakrificave për të studiuar.

“Mungesa e të rinjve dhe mungesa e shpresës se ky vend do të bëhet i shtyn të rinjtë më shumë drejt emigrimit, sesa sakrificave për të studiuar, sepse në fund me shumë gjasa do të zhgënjehesh nga ajo që të pret në jetën reale,”- përfundoi ai./BIRN

universitetet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit