LIVE UPDATES
Aktualitet

Emrat e të fortëve dhe vajzave të showbizit në takime intime në burgje

Në episodin e radhës të podcastit “Ma Shqip me Flamur Vezaj”, gazetari ka publikuar emrat e personave që kanë bërë më shumë takime speciale në burgje, me vajza të reja të botës së ekranit dhe rrjeteve sociale.

15 Maj 2026, 20:04 Nga D.S

Emrat e të fortëve dhe vajzave të showbizit në takime intime

TIRANË- Publikohen emrat e të fortëve në burgje, që bëjnë takime “speciale” me vajzat e showbiz-it. Në episodin e radhës të podcastit “Ma Shqip me Flamur Vezaj”, gazetari ka publikuar emrat e personave që kanë bërë më shumë takime speciale në burgje, me vajza të reja të botës së ekranit dhe rrjeteve sociale. Takimet janë bërë në burgun e Reçit, Fierit, Peqinit, Drenovës e Fushë-Krujës.

Sipas gazetarit Vezaj, i cili ka siguruar disa video e foto të filmuara nga vetë protagonistët e këtyre pamjeve dhe kamerat e sigurisë së burgjeve, të vajzave që kanë hyrë në burgje për të takuar të fortët që ndodhen aty. Gjatë emisionit, Vezaj përmendi emrat e të arrestuarve ose të dënuarve, duke përfshirë disa emra të rëndësishëm të botës së krimit.

Gjatë episodit në “Ma Shqip”, gazetari renditi emrin e Safet Bajrit, personi që në burgun e Reçit ka takuar në takime “speciale” për disa orë një nga vajzat e showbiz-it me inicialet R.R. Pamjet janë filmuar nga vetë ai, por edhe nga kopja e deklaratës noteriale të dorëzuar në burg, që Vezaj pretendon se e ka verifikuar.

Mes takimeve ai përmendi edhe Ramazan Rrajën nga Fushë-Kruja, në takime speciale me një vajzë me inicialet F.H., e njohur për modelim e rrjete sociale. Këtyre takimeve nuk i ka shpëtuar edhe Redjon Rraja, i akuzuar për trafik droge, në takime me vajza si S.B. apo I.A., të cilat kanë mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale.

Takime speciale ka bërë edhe pse në paraburgim edhe Leonard Duka, me vajza nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, po të botës së ekraneve. Gjithashtu, sipas Vezaj, takime speciale ka pasur edhe “ushtari” i vëllezërve Çopja, Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani, me vajza të njohura si E.Dh., që ka mbi 500 mijë ndjekës në rrjete sociale.

Apo edhe i paraburgosuri Artur Haxhiosmani, i njohur dhe i akuzuar si pjesë e “Ndrangheta”-s, i arrestuar në Palasë bashkë me një bos të grupeve italiane, i cili ka pasur takime speciale me I.Xh., po ashtu e njohur në rrjete sociale.

Gjithashtu, ai përmendi edhe Leart Haxhiun e takimin me personazhen e njohur nga Kosova, Ziza Pajaziti. Por edhe i famshmi i bandave të 1997-ës, Gazmend Brraka alias Gaxhai, në takime me vajzat me inicialet Xh.L. dhe J.K. në burg.

Të gjitha këto tashmë ndodhen në një raport konfidencial edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, të përpiluar nga agjentë të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, të cilët kanë renditur dyshimet se noterët, së bashku me personel të burgjeve, kanë falsifikuar dokumentet për të realizuar këto takime.

Sipas gazetarit Flamur Vezaj, ai ka vendosur të mos publikojë videot dhe pamjet që disponon për këto takime speciale, pasi në to ka momente intime dhe situata të sikletshme për vajzat e reja që shfaqen aty. Vezaj thekson se nuk dëshiron t’u hapë probleme apo telashe në jetën personale këtyre vajzave, duke shtuar se askush nuk i ka detyruar të hyjnë në këto takime, por ato kanë vepruar me dëshirën e tyre.

Megjithatë, sipas tij, përgjegjësia kryesore bie mbi sistemin e burgjeve dhe mënyrën se si abuzohet me procedurat e takimeve speciale. Ai pretendon se përmes dokumenteve të dyshuara si të falsifikuara, deklaratave noteriale dhe mungesës së kontrollit nga institucionet, është krijuar një skemë që lejon hyrjen e personazheve të njohur të showbiz-it dhe rrjeteve sociale në burgje për të takuar të dënuar apo persona me rrezikshmëri të lartë.

Nga ana tjetër, në episodin e “Ma Shqip” u diskutuan të gjitha këto me kolegun Elton Qyno, si dhe për reagimet e videos-skandal të publikuar dy javë më parë, ku duken të pandehur të ndryshëm, mes tyre Lulzim Berisha etj., që festonin në qelinë e Durrësit me alkool, telefon e drogë.

Gjatë emisionit u diskutua për reagimet e burgjeve dhe veprimet e kontrolleve të ushtruara që pas publikimit, ku janë gjetur rreth 35 aparate telefonike në gjithë burgjet, si dhe janë transferuar disa të dënuar. Ndërkohë, janë marrë masa për pezullim nga detyra me procedurë për përjashtim nga sistemi i burgjeve të 9 personave që kanë neglizhuar dhe kanë lejuar të ndodhin këto pamje në burgun e Durrësit, që emisioni “Ma Shqip me Flamur Vezaj” i ka publikuar./MaShqip.com

emrat e të fortëve dhe vajzave të showbizit në takime intime në burgje

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje