Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme teksa Shime Doda ka deklaruar se është goditur me shuplakë në ambientet e punës nga Juljan Damzi.
BULQIZA- Një konflikt i dyshuarpër një karrige ka ndodhur mes dy zyrtarëve në Bulqizë nga ku mësohet se 40-vjeçari Juljan Damzi, drejtor i Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë, është vënë nën hetim. Dyshohet se 40-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me shuplakë 26-vjeçaren, Shime Doda, drejtuese e Task Forcës në Ujësjellës Kanalizimeve Dibër (UKD).
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme teksa Shime Doda ka deklaruar se është goditur me shuplakë në ambientet e punës nga Juljan Damzi. Doda pretendon se ka qenë duke sistemuar zyrat kur është paraqitur shtetasja Erla Damzi, bashkëshortja e Juljan Damzit, duke kërkuar që të marrë tavolinat pasi kishte urdhër nga lart.
Sipas saj, debati ka nisur për një karrige të dëmtuar, për të cilën Doda, pretendon se i kërkoi edhe shumën prej 15 mijë lekësh të reja për të. Ajo thotë se u paraqit edhe Julian Damzi, ku edhe e ka goditur me shuplakë dhe e ka ndjekur për ta sulmuar përsëri.
Deklarata e Shime Dodës:
Nxorri tavolinat në korridor dhe më pas u fut tek zyra tjetër duke marrë një karrige. Karrigia ishte dëmtuar dhe filloi duke bërtitur që si e keni marrë këtë karrige ashtu do e dorëzoni. Unë i thashë që karrikja është një mjet për t’u përdorur për punët e zyrës së shtetit dhe i thashë se ajo karrige ekziston është por thjesht është prishur. Nga ky moment, ajo vazhdoi duke bërtitur dhe duke thënë që do t;i them drejtorit që keni prishur karriget dhe do të mbani ju përgjegjësi për këtë që keni bërë ose do paguani 15.000 lek të reja për karrigen e dëmtuar.
Në këtë moment vjen përsëri Erla Dazmi bashkë me bashkëshortin e saj Julian Damzi, i cili më drejtohet me zë të lartë duke më thënë se çfarë ke ti që zihesh me nusen time dhe direkt më ka shtyrë dhe më ka goditur me shuplakë. Më pas kanë ndërhyrë punonjësit që ishin prezent të cilët janë Norald Zuna, Luljeta Mullameti, Elda Curri për të ndaluar por ai përsëri nuk ndalonte dhe vazhdonte duke më ndjekur për të më goditur.
Njoftimi i Policisë:
U referuan materialet në Prokurori për shtetasin J.D., 40 vjeç, banues në Bulqizë, i cili dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me shuplakë, për shkak të detyrës shtetasen Sh.D 26 vjeçe. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Lea Bajrami AUSTRI- Lea Bajrami është 15-vjeçarja Kosovare që humbi jetën nga sulmi në shkollën Graz në Aust...
foto ilustruese KOSOVË- “Mos na ndalni prodhimin”, “Liberalizimi i shpejtë i rrymës – monopol, jo konkurrencë&...
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani TIRANA- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipëris&...
Artan Tafani TIRANË- I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka treguar detaje mbi atentatin ndaj Kujtim Metës. Gjatë fjal&...
Artan Tafani TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, ka treguar urdhërat e Leart Haxhiut. Tafani ka deklaruar se m...
Artan Tafani TIRANË- I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka treguar disa episode që kanë ndodhur pas vrasjes së Albi Ba...
Gustavo Petro KOLUMBI- Presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro ka fajësuar grupet kriminale në vend për atentatin ndaj Miguel Ur...
Ahmed Kalaja TIRANË- Seanca për dosjen penale ku përfshihen imam Ahmed Kalaja dhe persona të tjerë të hetuar në lid...
Artan Tafani TIRANË- I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka zbardhur vrasjen e Albi Bashaliut. Gjatë dëshmisë...
Artan Tafani TIRANË- I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka zbardhur vrasjen e Albi Bashaliut. Gjatë dëshmis...