Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mësohet se u ekstradua nga Italia, 53-vjeçari Salvatore Cascino. Bëhet me dije se Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim, “Dhënia e informacioneve të rreme” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
TIRANA- Dy persona janë ekstraduar në Shqipëri, njëri nga Italia dhe njëri nga Greqia. Bëhet me dije se u ekstradua nga Athina, shqiptari Bashkim Koçi pasi Gjykata e Dibrës, me vendimin e datës 07.06.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit, pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në lagjen “Partizani”, në Burrel, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka tentuar të vrasë një person me armë zjarri pistoletë.
Gjithashtu mësohet se u ekstradua nga Italia, 53-vjeçari Salvatore Cascino. Bëhet me dije se Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim, “Dhënia e informacioneve të rreme” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Ai është arrestuar në Itali, 1 vit më parë, gjatë operacionit “Filiali”, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Skema”, i zhvilluar në Shqipëri, në vitin 2023, në bashkëpunim me autoritetet italiane.
"S. C. akuzohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë italianë dhe me 2 shtetas shqiptarë (të arrestuar), kanë krijuar një sistem kompanish fiktive për qarkullimin e shumave monetare. Nëpërmjet kontratave fiktive të konsulencës, këto kompani, gjatë periudhës dhjetor 2019 – mars 2020, kanë krijuar një teprice kreditore tek një shoqëri me administrator njërin nga shtetasit italianë, për të cilën, në mënyrë abuzive, është kërkuar rimbursim i TVSH-së. Nëpërmjet kësaj skeme, në vitin 2022, është përfituar si rimbursim i TVSH-së, shuma 20 765 411 lekë", njoftojnë autoritetet.
Njoftimi:
Ekstradohen në Shqipëri, 2 shtetas: njëri i akuzuar për tentativë për vrasje, tjetri për krijimin e një skeme mashtrimi me qëllim përfitimin e rimbursimit të TVSH-së.
Interpol Tirana, në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, ka zhvilluar në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, 2 operacione për ekstradimin e 2 shtetasve që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:
-u ekstradua nga Athina, shtetasi shqiptar Bashkim Koçi., 40 vjeç, lindur në Burrel. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, me vendimin e datës 07.06.2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit, pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në lagjen “Partizani”, Burrel, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. D., ka tentuar ta vrasë atë, me armë zjarri pistoletë. Nga të shtënat, shtetasi A. D. është dëmtuar rëndë;
-u ekstradua nga Italia, shtetasi italian Salvatore Cascino., 53 vjeç. Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 25.07.2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim, “Dhënia e informacioneve të rreme” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Ky shtetas është arrestuar në Itali, 1 vit më parë, gjatë operacionit “Filiali”, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Skema”, i zhvilluar në Shqipëri, në vitin 2023, në bashkëpunim me autoritetet italiane.
Shtetasi S. C. akuzohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë italianë dhe me 2 shtetas shqiptarë (të arrestuar), kanë krijuar një sistem kompanish fiktive për qarkullimin e shumave monetare. Nëpërmjet kontratave fiktive të konsulencës, këto kompani, gjatë periudhës dhjetor 2019 – mars 2020, kanë krijuar një teprice kreditore tek një shoqëri me administrator njërin nga shtetasit italianë, për të cilën, në mënyrë abuzive, është kërkuar rimbursim i TVSH-së. Nëpërmjet kësaj skeme, në vitin 2022, është përfituar si rimbursim i TVSH-së, shuma 20 765 411 lekë.
Foto ilustruese TIRANË - Shqipëria u rendit në vendin e 89 në Indeksin e Lumturisë për vitin 2025, një publikim i Kombev...
Nuredin Dumani TIRANA- I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, vijoi edhe sot dëshminë e tij në GJKKOku po zhvillohet seanca ...
Nuredin Dumani TIRANA- Sanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë” po zhvillohet ditën e sotme në GJKKO. Nga kjo se...
Safet Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali TIRANË - Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat "Arrest në burg" për S...
foto ilustruese ITALI- Autoritetet italiane kanë goditur një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku n&eu...
Prokurori Erjon Shehaj në KPA TIRANË - Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 19 mars me parasht...
Nuredin Dumani TIRANA- Sanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë” po zhvillohet ditën e sotme në GJKKO. Nga kjo s...
pamje nga vendngjarja DURRËS- Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi i vodhi me dhunë ç...
Foto ilustruese VLORË- Dy zyrtarë të Partisë Socialiste janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë me urdhër t...
Pamje nga vendngjarja TIRANË - Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga aksidenti tragjik që u regjistrua mbrëmj...