12 Korrik 2025, 12:40
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuar gjatë aksionit të SPAK ditën e djeshme mes tyre edhe ish-shefi i krimeve, Erjon Dani. Mësohet se në burg janë lënë Arjan Gjata, Vilson Roçi, Musa Gjikola, Akil Alushi, Jani Meçja, Selami Lushka dhe Erjon Dani.
SPAK ka zhvilluar ditën e djeshme një operacion të gjerë në qarqet Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Tiranë ndaj personave nën hetim për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendet e BE. Sipas SPAK nga 13 personat e identifikuar deri tani të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal, 7 janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë në kërkim.
Në njoftimin e SPAK thuhej gjithashtu se janë sekuestruar 5 automjete, 38.970 Euro, 200 Dollarë, 8 telefona celularë, 1 armë sportive, 40 fishekë të kalibrit 7.62 mm, lëndë narkotike e dyshuar “kokainë” si dhe dokumente të ndryshme.
Nga hetimet bëhet me dije se Erjon Dani i cili në atë periudhë ushtronte funksionin si Shef i Policisë Kriminale dhe Shef i Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë i ka dhënë të dhënat e TIMS një trafikantit të drogës. Konkretisht Erjon Dani akuzohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.
Mësohet se në pranga ditën e djeshme kanë rënë Vilson Roçi, Akil Alushi, Arjan Gjata, Musa Gjikola, Jani Meçja, Selami Lushka ndërkohë që ish-zyrtari i Policisë Erjon Dani është vetëdorëzuar pasdite. Ndër emrat e shpallur në kërkim janë Ledri Lulashi, Lorenzo Çadri (Hysko, Isufi) si dhe Sokol Masha.
spak trafik droge
Aktualitet
12 Korrik 2025, 12:34
M.B
Foto nga operacioni
TIRANA- Disa veshje sportive me vlerë 40 mijë euro që dyshohen të kontrabanduara janë sekuestruar ng...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 12:29
Elton Qyno
Vladimir Kurti, Ziza Pajaziti dhe Laert Haxhiu
DRENOVË- Vetëm dy ditë pasi “Ora News”, publikoi skandalin e hyrjes së model...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 12:13
M.B
Pamje nga Thethi
THETH- Aksioni i Inspektoriatit të Kontrollit të Ndërtimit në Theth ka vijuar dhe sot. Mësohet se forcat e r...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 11:20
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- 44-vjeçari Ermal Dhampiraj u kap në flagrancë, në lagjen nr. 16 në Durrës pasi po...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 10:59
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë ...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 10:44
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Janë emëruar 3 drejtues të rinj të komisariateve të policisë në Mallakastër dhe Ku&cce...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 10:34
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Një 38-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia federale gjermane gjatë një kontrolli në nj&e...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 10:05
M.B
Foto nga konferenca
TIRANA- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, ka njoftuar sot masa që do të nd&eum...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 09:41
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SARANDA- Ervis Cukali është njëri prej 3 të arrestuarve mbrëmjen e shkuar në Sarandë gjat...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 09:17
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SARANDA- Endri Doku, Imer Gega dhe Ervis Cukali janë arrestuar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e shkuar ...