EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, arrestohet autori dhe babai i tij! Në pranga edhe vëllai i të plagosurit i cili tentoi hakmarrjen
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
Pankarta pikante nga dita e 47-të e revoltës qytetare në Tiranë (FOTO) 16 Korrik, 19:45 Protesta qytetare/...
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Rrezikojnë të nxisin tensione në rajon 16 Korrik, 14:46 ...
Berisha: Dënoj me forcën më të madhe heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së minis...
Nga hetimet rezulton se gjatë konfliktit për motive të dobëta, Arvin Fregjaj dyshohet se ka goditur me thikë 32-vjeçarin Vildan Kepëca, i cili u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 18-vjeçarin Arvin Fregjaj, i dyshuar si autori i plagosjes me thikë të ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen 'Vasil Shanto', si edhe babanë e tij, 53-vjeçarin A.M., i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje. Arrestimi i të riut u bë pas disa orë kërkimesh, ndërsa të dy akuzohen për veprën penale 'Vrasja me dashje', mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Ndaj 18-vjeçarit rëndojnë akuzat për mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe prishje të qetësisë publike.
Nga hetimet rezulton se gjatë konfliktit për motive të dobëta, Arvin Fregjaj dyshohet se ka goditur me thikë 32-vjeçarin Vildan Kepëca, i cili u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë pas ngjarjes, policia ndërmori kontrolle për kapjen e autorit të dyshuar, duke mundësuar arrestimin e tij dhe të babait.
Në lidhje me këtë ngjarje, më herët u arrestua edhe 41-vjeçari Arben Kepëca, vëllai i të plagosurit. Ai u kap nga efektivët ndërsa po shkonte i armatosur me një pistoletë për t’u hakmarrë ndaj autorit të dyshuar. Gjatë ndërhyrjes së policisë, ai tentoi të largohej dhe hodhi armën, e cila u sekuestrua së bashku me municionin luftarak. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve hetimore.
Njoftimi i Policisë Shkodër:
“Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme, në lagjen “Vasil Shanto”. Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me mjet prerës (thikë), shtetasin V. K., në ambientet e Poliklinikës.
Gjithashtu në pranga, babai i 18-vjeçarit, si bashkëpunëtor në krim.
Si rezultat i kontrolleve intensive, si dhe veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, me qëllim ndalimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të përfshirë në ngjarjen e sotme, në lagjen “Vasil Shanto”, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
-A. F., 18 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë publike”;
-A. M., 53 vjeç, babai i 18-vjeçarit, banues në Shkodër, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plagosur me mjet prerës (thikë), në ambientet e Poliklinikës, shtetasin V. K., 32 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve. Në lidhje me këtë ngjarje, më herët, shërbimet e Policisë parandaluan një ngjarje kriminale duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. K., 41 vjeç, vëllanë e shtetasit V. K. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”./Dosja.al
Foto ilustruse Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” i hehdur për konsultim sjell një rishkrim të plot...
Pamje ELBASAN- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në aksin kombët...
Foto ilustruese TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë dy punonjës të Policisë së ...
Foto ilustruse TIRANË- AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmi...
Foto ilustruse SHKODËR- Policia ka arrestuar ditën e sotme 18-vjeçarin i cili plagosi me thikë një person në Poliklini...
Foto ilustruse Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të ri kompleks, ku Shqipëria figuron si një nga vendet...
Rektori Artan Hoxha dhe dekania Dorina Hoxha TIRANË- Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të dekanes së Fak...
Sigfrido Ranucci Alibia e “shqiptarit”... Çfarë thotë vendimi i Gjykatës së Romës për atentatin ndaj Sigf...
Petri Bozo TIRANË- Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të mos pranojë ankimin e regj...
Pamje DHËRMI- IKMT ka pezulluar aktivitetin dhe ka gjobitur disa biznese, pasi kanë shkaktuar ndotje mjedisore në zonën e Dhë...