Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Konkretisht në pranga është vënë Nikolin Nikolli 38 vjeç, Rexhep Rama 33 vjeç dhe Pjetër Ndoj 35 vjeç.
VLORË- Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Vlorës ditën e sotme pasi u kapën në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Konkretisht në pranga është vënë Nikolin Nikolli 38 vjeç, Rexhep Rama 33 vjeç dhe Pjetër Ndoj 35 vjeç.
Operacioni është në vazhdën e Operacionit të koduar "Piqeras" dhe tre të arrestuarit ishin bashkëpunëtorë të K.Sh që është arrestuar në mars të këtij viti nga Blutë e Vlorës. Ndërkohë materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Vlorë/Finalizohet, pas një pune hetimore disajavore, faza e dytë e operacionit “Piqeras”, shkon në 4 numri i të arrestuarve. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
U kapën në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, vihen në pranga 3 shtetas, bashkëpunëtorë me 21-vjeçarin e arrestuar gjatë fazës së parë të këtij operacioni. Në vijim të operacionit policor të koduar “Piqeras", për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, strukturat e lartpërmendura, pas një pune hetimore disajavore, finalizuan me sukses fazën e dytë të tij. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-R. R., 33 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, P. N., 35 vjeç dhe N. N., 38 vjeç, të dy banues në Durrës.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me 2 automjete, kundrejt fitimit, 3 emigrantë të paligjshëm. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë bashkëpunëtorë me shtetasin K. Sh., i cili u arrestua në flagrancë më datë 18.03.2022, në fshatin Piqeras, gjatë fazës së parë të operacionit. Këta shtetas dyshohet se siguronin transportin e emigrantëve drejt Shkodrës, me qëllim kalimin në Malin e Zi, me destinacion përfundimtar vendet e BE-së. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.
Prokuroria DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka konfiskuar pasurinë e biznesmenit Pëllumb Tuda në Durrës. Gjykata e Shkallës...
Ilir Allkja TIRANË- Mjeku Ilir Allkja ka fituar gjyqin për shkarkimin e tij nga puna nga Qendra Spitalore Universitare "Nënë Teres...
Briken Sanaj TIRANË- Vrasja e 38-vjeçarit Briken Sanaj tek Kodra e Diellit mbrëmjen e 30 tetorit është ende pa autor. Kur k...
Fatmir Manellari POGRADEC- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për autorin Fat...
Policia BULQIZË-Gerhard Lala është arrestuar sërish nga policia. Ky person, ka thyer masën e sigurisë 'arrest me burg' e m&eu...
Vendi i ngjarjes DURRËS- Plagoset një person në Durrës.Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri...
Foto Ilustruese TIRANË- Shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo ka folur ditën e sotme në lidhje me pasojat e pandemisë COVID-19...
Momenti i arrestimit TIRANË- Ky është momenti i dorëzimit të shqiptarit Spartak Dyrmishit tek autoritetet greke. Me qese në d...
Ardian Hyseni ITALI- Me duart që i dridhen dhe sytë e skuqur nga të qarat, Ardian Hyseni nxjerr celularin dhe tregon fotot dhe fëm...
Omer Braja TIRANË- 150 mijë paund, kaq kushtonte jeta e një të riu që shantazhojej nga Omer Braja dhe Vasel Koçeku. Braja, ...